GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Florian Zekja: Rënia e euros po fundos eksportuesit, shteti nuk ka ofruar zgjidhje reale

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Florian Zekja: Rënia e euros po fundos eksportuesit, shteti nuk ka ofruar zgjidhje reale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koordinatori i Proexport Albania, Florian Zekja ka folur për situatën e vështirë që po përballen eksportuesit shqiptarë, të cilët prej vitit 2023 po vuajnë pasojat e një kursi të paqëndrueshëm të euros.

Sipas tij, rënia e valutës europiane është bërë faktori kryesor që po dëmton seriozisht sektorin eksportues, përfshirë fasonerinë dhe bujqësinë. Megjithëse problematika është ngritur vazhdimisht në media dhe pranë institucioneve shtetërore, Zekja thotë se nuk ka pasur ndërhyrje të plota dhe efektive nga autoritetet.

Përballë kësaj krize të zgjatur dhe mungesës së zgjidhjeve reale, një pjesë e bizneseve rrezikon të mos mbijetojë në një të ardhme të afërt.

“Mjafton të shohim të dhënat e INSTAT dhe mund të them që vitet e fundit, jo vetëm fasoneritë por të gjithë eksportuesit kanë patur probleme. Problemet kanë ardhur për arsye të ndryshme, por një nga to është shkaku kryesor, euro. Dhe ky nuk është një fenomen i ri, kemi që në 2023 që e kemi këtë problematikë.

E kemi paraqitur si në media ashtu edhe në organet qendrore, por shohim që është një problematikë që nuk gjen zgjidhje reale. Ata që e kanë në dorë të lëvizin organizmat për të stabilizuar këtë rënie apo forcim artificial të lekut, ata për mendimin tim kam përshtypjen edhe të gjithë eksportuesve, nuk i kanë lëvizur të gjithë mekanizmat.

Ka patur disa përpjekje, ka patur edhe ndonjë paketë, pro kanë qenë të pjesshme dhe në këtë moment efekti nuk është real. Kështu që është një problematikë që ‘jemi dorëzuar’.

Një gjë është e sigurt që pas këtyre dallgëve si pandemia, tërmeti, luftërat, euro mund të them që në të ardhmen e afërt një pjesë e biznesit nuk do të jenë në këmbë për shumë arsye. Kështu që mund të them që ne po vazhdojmë ato përpjekjet tona. Por shohim që kjo lufta me euro është e humbur, po shohim alternativa të tjera për të shpëtuar kostot”, shprehet ai.

Etiketa: eksportueseuro

Lajme të lidhura

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Para
Jamarbër Malltezi i drejtohet SPAK: Rama grabiti mbi 6 mln m2 në bregdet, unë i burgosur se mora pronën time

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarber Malltezit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com