GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Miliarderi Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “e artë” për ekonominë e qytetit

në Botë, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Miliarderi Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “e artë” për ekonominë e qytetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore treditore në Venecia, që u konsiderua nga mediat si “dasma e shekullit”. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e opinionit botëror jo vetëm për shkëlqimin dhe të ftuarit e famshëm, por edhe për impaktin ekonomik në qytetin italian.

Ceremonia u zhvillua në disa nga lokacionet më ikonike të Venecias, nën masa të forta sigurie. Zona të tëra u izoluan për të mbrojtur privatësinë e çiftit dhe të ftuarve si Oprah Winfrey, Kim Kardashian e Leonardo DiCaprio.

Sipas burimeve mediatike, kostoja e dasmës arriti rreth 48 milionë euro, shumë që për Bezos-in përbën më pak se 0.01% të pasurisë së tij personale, që llogaritet në afro 230 miliardë dollarë. Në terma krahasues, kjo është si një qytetar europian që shpenzon rreth 23 euro për një darkë në piceri.

Lauren Sánchez u shfaq me 27 fustane të ndryshëm gjatë eventeve, ndërsa Venecia u shndërrua në një skenografi filmike për dasmën, me gondola të personalizuara, dekor historik dhe ndalim të fluturimeve mbi qytet.

Çifti do ta mbyllë fundjavën me një festë këtë të shtunë në ish-kantierin detar të Arsenale, i cili do të mbushet me 80.000 trëndafila, sipas mediave italiane.

Sipas një studimi të publikuar nga kompania JFC, ndikimi ekonomik që kjo ngjarje ka pasur për Venecian vlerësohet në rreth 957 milionë euro, ose afërsisht 70% të xhiros turistike vjetore të qytetit. Ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanchè, tha se kjo dasmë përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për rilindjen e sektorit turistik pas rënies në fillim të vitit.

 

Photos: Lauren Sanchez and Jeff Bezos' Venetian wedding | CNN

Jeff Bezos and Lauren Sanchez wedding sees celebrities flock to Italy

 

Etiketa: bezosmarteseVenecia

Lajme të lidhura

Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

SHBA ndryshon strategji/ Trump shpall “luftë ekonomike” ndaj Iranit, paralajmëron izolim të paprecedentë

08:32 - 20/08/26
Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur
Botë

Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur

17:06 - 19/08/26
Para
Satira e Gjekmarkajt: Kalamanjtë deputetë rilindas shkojnë me hare në shkollën akademike

Satira e Gjekmarkajt: Kalamanjtë deputetë rilindas shkojnë me hare në shkollën akademike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje
Aktualitet

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26

Një operacion i koduar “Fokusi” është finalizuar nga Policia e Lushnjes, duke çuar në arrestimin e dy personave, babë e...

Lexo më shumë
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Aksident fatal në Durrës, drejtuesi i automjeti përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe arratiset

09:54 - 21/08/26
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin

Makina del nga rruga dhe bie disa metra poshtë, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital

09:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com