GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

09:09 - 30/06/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve shqiptare është gjithashtu më i ulëti në Rajon.

Një analizë krahasuese e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)-së e publikuar këto ditë tregoi se mesatarja e prodhimit për orë pune në Shqipëri ishte 18 USD për periudhën 2020-2023, rezultati më i ulët ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (WB6).

Nga periudha 2014-2016 deri në 2020-2023 produktiviteti i punës shënoi progres të ngadaltë me vetëm USD për orë pune, me një ecuri shumë më të ngadaltë se fqinjët. Ndërsa hendeku me BE-ne është shumë i madh pasi prodhimi për ore pune është 68 USD.

Vlera më e lartë e prodhimit me orë pune në Rajon është në Mal të Zi me 33 USD nga 27 që ishte gjatë 2014-2016 . Në vend të dytë renditet Maqedonia e Veriut me 31 USD, e ndjekur nga Kosova me 27 USD, Serbia me 25 USD prodhim për orë pune, Bosnja me 23 USD për orë dhe Shqipëria me vetëm 18 USD.

Mesatarja e prodhimit për orë pune në Rajon është 27 USD, teksa Shqipëria prodhon rreth 35 % më pak për orë pune se niveli i rajonit dhe rreth 1 të katërtën e produktivitetit mesatar të BE-së.

Produktiviteti i ulët i punës në vendin tonë vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë tonë, ku dominojnë bujqësia dhe tregtia me vlerë të shtuar të ulët. Duke qenë se ekonomia jonë është shumë e industrializuar investimet në makineri, automatizim dhe TIK për frymë janë më të ulëtat në rajon.

Produktiviteti i punës në Shqipëri mbetet pengesa kryesore për rritjen e pagave dhe konvergjencën ekonomike. Pa reforma strukturore që nxisin inovacionin, teknologjinë dhe kapitalin njerëzor, hendeku me rajonin dhe BE-në mund të thellohet më tej në vijim analizojnë ekspertizat ndërkombëtare. Për biznesin dhe politikë-bërësit shqiptarë, nxitja e produktivitetit nuk është më një opsion, por domosdoshmëri për konkurrueshmëri afatgjatë.

OECD sugjeron se vendi ynë duhet të investojë shumë më tepër në arsim cilësor, në trajnim profesional dhe në krijimin e kushteve që të rinjtë dhe profesionistët të qëndrojnë në vend në mënyrë që ekonomia të ketë kapitalin njerëzor për të prodhuar më shumë vlerë.

Informaliteti dhe emigrimi kanë vepruar si pengesa në produktivitetin e sektorit privat shqiptar. Informaliteti i lartë i atribuohet në një pjesë e mirë produktivitetit të ulët, pasi bizneset e paformalizuara operojnë me kapacitete të dobëta. Sakaq, emigrimi masiv ka zvogëluar fuqinë punëtore, duke reduktuar veçanërisht shtresën më të kualifikuar të saj./Monitor

Etiketa: puneRajonshqiptarë

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Para
‘Hajduti i lirë, denoncuesi në bankën e të akuzuarve’/ Balliu: Berisha guxoi të denoncojë aferat e Ramës

‘Hajduti i lirë, denoncuesi në bankën e të akuzuarve’/ Balliu: Berisha guxoi të denoncojë aferat e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com