GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash, klubi ‘Partizani’ u vodh nga vëllai i Ramës

09:55 - 30/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash, klubi ‘Partizani’ u vodh nga vëllai i Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nis sot seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen e njohur si dosja e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Të pandehur në këtë proces janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të “korrupsionit” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Në një deklaratë për mediat, Jamarbër Malltezi e cilësoi procesin si të pabazë dhe politik.

Ai tha se po bëhet ‘gjueti shtrigash’ dhe se në gjyq do të kërkojë që të vijnë dhe Edi Rama, i cili edhe pse në procedurën e privatizimit të kompleksit “Partizani’ ka 8 firma dhe Berisha asnjë, SPAK nuk guxon ta thërrasë. Gjithashtu kërkon të thirret në GJKKO dhe Taulant Balla i cili ka bërë denoncimin.

“Me urdhrin e Edi Ramës, në kongresin e PS prill 2022, prokurorët politikë të nënshtruar kanë bërë 16 kërkesa në të gjitha institucionet.

Pra, Edi Rama i ka dhënë komandën SPAK-ut dhe menjëherë vepruan dhe unë do përballem me këtë çështje, siç ju kemi treguar e do ju informojmë.

Në thelb, është një çështje pa faj penal pasi nisi me kallëzimin pa bazë të Taulant Ballës, sikur toka ishte e shpronësuar dhe toka del me familje pronare.

Vijon me kallëzimin e rremë të prokurorëve sikur kishte ndonjë ligj apo VKM jonormative, kur në fakt nuk kishte asgjë të tillë e vetë e kanë pranuar sot që asnjë nuk është jonormative, krejt ndryshe nga ligjet dhe VKM-të që bën Rama, siç është ligji për teatrin, 4 VKM për Bollinon, VKM-ja që të vidhte tokën për vëllain e vet apo për çunin e prokurorin dhe për këtë SPAK fshihet.

Më pas nisi për ndryshimet e destinacionit dhe e bukura është se i ka bërë Edi Rama, edhe në 2004, edhe në 2006, apo në 2008, por kur e bën Edi Rama, për SPAK do të thotë heshtje totale.

Do jem në shumicën e seancave, por disa prej tyre edhe mund të mos jem.

Edi Rama duhet të jetë patjetër edhe pse ka diçka, SPAK nuk guxon ta thërrasë as për dëshmitar Ramën.

E kemi kërkuar që gjatë fazës së hetimeve, apo te gjyqtarja e seancës paraprake dhe nuk guxon, nuk guxon as t’i shkruajë emrin.

SPAK ka shkuar deri në mashtrim dhe e ka bërë mashtrimin pjesë të dokumentacionit zyrtar.

Edi Rama ka 8 firma në procedurë, Sali Berisha nuk ka asnjë.

8 ka Rama duke përfshirë që me ndryshimin e destinacionit të 2004, e ka Edi Rama 17 mijë metra, më pas në 2006 – 7000 metra dhe gjithë zonës i bëri zhvillime të reja të parametrave të lartë urban.

Nuk është kjo çështja e privatizimit të Partizanit, Partizani është vjedhur nga vëllai i Ramës, sot e kësaj dite Partizani nuk ka një copë letër – a gjeni ju dot sot një copë letër se si shkoi kjo pronë nga krijimi nga shteti te vëllai i Ramës?

Gjeni dot një copë letër? Nuk ka!

Klubi është vjedhur dhe nuk ka asnjë copë letër.

Ju lutem të kini parasysh, që klubi Partizani sot e kësaj dite vijon të jetë i vjedhur nga vëllai i Edi Ramës, pa asnjë copë letër.

Ndërkohë që pronarët kanë marrë tokën që jetë e mot e kishin të tyrën dhe SPAK edhe sot e kësaj dite nuk tregon dot asnjë dokument se si shteti u bë pronar i kësaj toke – nuk ka asnjë dokument, thjesht e grabiti dhe e vodhi siç del një grabitës në rrugë e të vjedh.

Kështu që Edi Ramën e kemi kërkuar të jetë pjesë, dhe do vazhdojmë ta kërkojmë. Patjetër që do jetë edhe Taulanti, pasi ka bërë kallëzim të rremë, dhe këta nuk e marrin guximin ta hetojnë.

Në burg është Salianji që s’ka bërë fare kallëzim përpara prokurorisë, ndërkohë Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë dhe këta nuk guxojnë.

Ju të gjithë e dini se prej një viti e gjysmë Balla duhet të ishte arrestuar, por akoma jep urdhër Rama dhe nuk bëhet asgjë pa urdhrin e Sulltanit”, u shpreh Malltezi.

Berisha dhe Malltezi kanë mohuar vazhdimisht akuzat, duke i cilësuar ato si sulm politik dhe përndjekje nga mazhoranca në pushtet.

Etiketa: gjuetiKryesore1MallteziRama

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Zyrtarisht i pandehur! Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK, kreut të KPP-së i komunikohet sot akuza

Zyrtarisht i pandehur! Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK, kreut të KPP-së i komunikohet sot akuza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com