GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkia kufizoi lëvizjet për automjetet e tonazhit të rëndë, ndërtuesit kundërshtojnë vendimin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fluks emigrantësh, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore të vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë ka vendosur të kufizojë orarin e lëvizjes gjatë ditës në kryeqytetet për automjetet e tonazhit të rëndë. Por, Shoqata e Ndërtuesve ka dalë kundër këtij vendimi. Më anë të një deklarate, shoqata kërkon që të lejohet lëvizja e mjeteve të përpunimit dhe transportit të betonit gjatë orarit të punës në Tiranë.

“Po ju drejtohemi, Juve, si titullari më i lartë i këtij institucioni për zgjidhjen e një problem aktual dhe shumë të rëndësishëm për ne : Lejimin e vazhdimësisë normale të punës për prodhimin dhe transportin e betonit, lejimin e lëvizjes së autobetonierave të sektorit të ndërtimit gjatë orarit të punës në Tiranë. (Punonjësit e Policisë Rrugore nuk po lejojnë lëvizjen e autobetonierave para orës 20.00 në qytetin e Tiranës)Theksojmë që ky ka qenë problem i përsëritur ndër vite për ne”, thuhet në deklartaë.

Shoqata bën të ditur se puna gjatë natës për to është e pamundur, pasi nuk ka ndriçim normal. Sipas tyre, betoni nuk është material i cili shkarkohet si inertet dhe përpunohet në një moment të dytë, si dhe shtojnë se transportimi bëhet me makineri të cilësuara si makina teknologjike (autobetoniere) dhe nuk përbëjnë rrezik për qytetarët. Përmes deklaratës, shoqata kërkon nga institucionet kompetente lejimin e vazhdimësisë të punës normale. “Duhet të sqarojmë se, për specifikat e betonit dhe rrezikshmërinë e lartë që paraqet ky lloj procesi, është e pamundur që të punohet natën në lartësi të mëdha dhe pa ndriçim normal. Gjithashtu, ekzistojnë edhe procese pune që detyrimisht duhet të vazhdojnë pa ndërprerje 12 (dymbëdhjetë) orë e më tepër. Lënia në gjysmë e një bazamenti, strukturave mbajtëse ose e soletave është teknikisht e ndaluar mbasi dëmton qëndrueshmërinë e objektit. Gjithashtu, betoni nuk është material i cili shkarkohet si inertet dhe përpunohet në një moment të dytë”, thuhet në deklaratë.

Pak javë më parë, përmes një udhëzimi që synon disiplinimin e trafikut në nisje të vitit 2022, sidomos në orët e para të mëngjesit, kur fëmijët shkojnë në shkollë, Bashkia  Tiranë ka bërë  të ditur se ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Etiketa: Bashkiakufizime

Lajme të lidhura

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Skandal/ Televizioni grek ngatërron flamurin e Kosovës, e zëvendëson me Australinë

Skandal/ Televizioni grek ngatërron flamurin e Kosovës, e zëvendëson me Australinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26

Një realitet larg asaj çfarë na pasqyrohet dhe propagandohet nga mazhoranca. Një dramë, mund të thuhet e shoqërisë shqiptare. 17-vjeçari...

Lexo më shumë
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com