GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Arben Malaj sulmon Ramën: Qeveris me autoritarizëm, drejtorët e Vlorës nuk duhet të jepnin dorëheqjen

22:15 - 05/07/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Arben Malaj sulmon Ramën: Qeveris me autoritarizëm, drejtorët e Vlorës nuk duhet të jepnin dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Malajt, në këtë mënyrë ata kanë pranuar se janë fajtorë apo kanë pasur performancë të dobët.

“Janë 13 drejtorë Kadastre që kanë ndryshuar në Vlorë në vitet e fundit. Janë dhjetëra pronarë në Borsh, Himarë e breg që nuk lejohen as të ndërtojnë në pronën e tyre sepse është mafia e tokave. Ajo që u bë në Tiranë, po bëhet në jug të vendit, ku ka hapësira për investitorët, por edhe pronarët. Si ka mundësi që një qeveri nuk bëri një hartë për 12 vite. Jam shumë i zhgënjyer me vlonjatët që 21 veta pranojnë direkt të japin dorëheqjen. Ata në këtë mënyrë kanë pranuar fajësinë, për performancë të dobët apo elementë korruptivë”, tha Malaj.

Ish-ministri socialist Malaj ka qenë i ashpër në “Off the Record” me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e  Vlorës, ku pas vizitës së tij dhanë dorëheqjen të gjithë drejtorët.

Malaj e cilëson qeverisjen e Ramës autoritariste, e cila bazohet vetëm në instikt, teksa shtoi në Off the Record me Andrea Dangllin se veprimi i kryeministrit është i paligjshëm.

“Veprimi i Ramës në Vlorë është antiligjor dhe antievropian. Vendimet duhet të merren aty ku vota është më afër. Asnjë nuk ka të drejtë të shkarkojë 21 veta dhe Ermalit nuk i mori koka erë. Nuk qeveriset si do Rama. Nuk ka kryeministër që i zë karrigen kryetarit të bashkisë. Rama qeveris me një autoritarizëm të tmerrshëm. Ai qeveriset me instikte me mënyrë satanike. Kur flisnim ne për mungesën e ujit në Vlorë, mbeturinat, përse nuk reagonte Rama”, tha Malaj. /A2CNN/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës
Aktualitet

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

08:13 - 23/04/26
Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit
Aktualitet

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26
Para
“Ajo tha se donte një familje tjetër”, fet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues

“Ajo tha se donte një familje tjetër”, fet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës
Aktualitet

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

08:13 - 23/04/26

Kuvendi mblidhet këtë të enjte, 23 prill në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me një...

Lexo më shumë
Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:48 - 23/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026

07:34 - 23/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026

07:30 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com