GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ndërhyja e Ramës në Vlorë, mesazh për të vetët”, analisti: Mendon se është në mbretërinë e tij

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Open Ballkan pritej të dështonte, Rama po shkëput duart me Vuçiç’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Genc Burimi tha se është e papranueshme ndërhyrja e kryeministrit Rama në punët e pushtetit vendor.

Teksa ka komentuar takimin e fundit në Bashkinë e Vlorës dhe kërkesën për dorëheqjen e drejtorëve në këtë bashki, analisti tha se në logjikën e kryeministrit mendon se ka tagrin për të ndërhyrë në pushtin vendor.

Sipas Burimit, një ndërhyrje e tillë, krijon problematika në tre rrafshe, atë institucional, rajonal dhe në politik, në një kohë kur i takon opozitës të nxjerrë në pah problematika që kanë të bëjnë me kuadrin vendor.

Për Burimin, vajtja e Ramës në Bashkinë e Vlorës, është një mesazh që përçohet në rrethin e tij të ngushtë, një definicion i regjimit autokratik.

“Është si një sulltan që në mbretërinë e tij ka tagrin për ta bërë. Krijon 3 probleme, në rrafshin politik, institucional e rajonal. Edhe nëse ka probleme me zaptimin hapësirave publike, ujin, etj. janë probleme që diskutohen në kuadrin vendor dhe këtu duhet të dëgjojë opozitën, ata duhet ta ngrënë zërin e jo Edi Rama. Problemi rajonal, kemi asistuar në një poshtërim të figurës së kryebashkiakut Ermal Dredha. Një personazh me karrierë të gjatë dhe të arrish ta poshtërosh në atë mënyrë, ku detyrohet të bëjë autokritikë para udhëheqjes socialiste, më duket e pamoralshme.

Dihet mbrapa se si përfundojnë nëse marrim të mirëqenë se Veliaj ndodhej prapa hekurave se qe vullneti i superiorit të tij, Rama dhe që është sms në rrethin e ngushtë të Ramës. Është definacioni i çdo regjimi autokratik. Rama ka përshtypjen së është në një mbretëri, e s’e sheh problemin e zgjedhjeve siç e thotë OSBE-ODIHR. Shqipëria është Edi Rama dhe kjo është e frikshme.

Është rasti për kritikë edhe nga ana e opozitës. Ata që reagojnë janë këshilltarët bashkiakë të opozitës. Ata të bëjnë grevë, urie mbase. Problemi i Vlorës është probleme i tyre. Ata të dalin. Një këshilltar bashkiak ka legjitimitet institucional më shumë se kryeministri. Këta sot duhet të kundërshtojnë. Janë këta që duhet t’i shkruajnë ekipit negociator të BE-së. Ata duhet të ishin sot protagonistët, ata kanë marrë votën nga populli i Vlorës. Duhet të mbrojnë nderin e popullit të Vlorës. Duhet të flasë institucioni i parlamentit të Vlorës. Duhet që zëri i opozitës, të ndihet më shumë.

Mund të ketë edhe mospajtime mis Edi Ramës dhe ministres ku varet uji, znj. Balluku. Mund të jetë goditje frontale që i bën Rama, Ballukut që ankohet për ujin. Uji është kompetencë e pushtetit qendror. Duke sulmuar sot, i bie samarit, që është kryebashkiaku i Vlorës për të goditur gomarin më vonë që është Balluku, që mund ta dorëzojë pastaj në SPAK, siç ka bërë me Veliajn.

Në një shtet ku Rama bën këto gjëra, a duhet të japë llogari?! Pse duhet të ndërhyjë ai në pushtin vendor. I duhet kërkuar shtetit qendror llogari, e këto e bëjnë të zgjedhurit. Opozita duhet të kërkojë interpelancë, se çfarë po ndodh sot. Ka limite. Mos të presin nga të huajt”, tha ai për “Syri Tv”.

Etiketa: Edi RamaGenc BurimiRamaVlore

Lajme të lidhura

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi
Aktualitet

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

19:27 - 24/08/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

19:05 - 24/08/26
Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s
Aktualitet

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

18:58 - 24/08/26
Para
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë!

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi
Aktualitet

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

19:27 - 24/08/26

Dy ditët e mbledhjes në Pogradec duket se kanë prodhuar edhe një ndryshim në retorikën e Edi Ramës ndaj protestave...

Lexo më shumë
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

19:05 - 24/08/26
Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

18:58 - 24/08/26
Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

18:40 - 24/08/26
Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!

Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!

18:25 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com