GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama sërish në Vlorë pas shkarkimeve – Detajet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama sërish në Vlorë pas shkarkimeve – Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe urdhra të prera.

Një prej tyre ishte dhe dorëheqja e drejtorëve të këtij institucioni, urdhër i cili u vendos në vend një ditë më pas ku të gjithë drejtorët e Ermal Dredhës paraqitën kërkesën e tyre të dorëheqjes te kryebashkiaku.

Zambak Selmanaj; Olsi Durrolli; Dorjan Demiri; Kozma Mali; Emiljano Ismalili; Sokol Kananaj; Jovan Jaupaj; Arlinda Tepelena; Dorjan Xhelili; Francesko Tozaj; Endri Rrokaj; Anila Hitaj; Irena Stasa; Elida; Lorela Ballaj; Ardian Vreshtazi; Sokol Toto; Genci Demiraj; Laura Brinja; Igli Zahaj  dhe Elona Merkaj, këta ishin drejtorët të cilët më 4 korrik paraqitën kërkesat e tyre për të lë në postet që mbanin.

Gjithashtu, një tjetër kërkesë e Ramës ishte dhe ngritja e dy grupeve të punës për të çuar përpara procesin e reformimit dhe analizës së thelluar në nivel vendor. Grupi i parë është i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu dhe ka në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve rajonalë.

Ndërsa, grupi i dytë i përbërë nga Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi po merren me analizimin e emrave të mundshëm për postet e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës.

Ndërkohë që nga kryeqyteti Rama ka ripërsëritur kërkesën e tij për pronarët e bizneseve në Vlorë, kryesisht në zonën e Lungomarës. Jo më larg se disa orë më parë, kreu i qeverisë u bëri thirrje biznesmenëve që të lirojnë hapësirat publike dhe të zhbllokojnë trotuaret në Lungomare të cilët i kanë “zaptuar” me vazo me lule dhe bllokada.

“Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike”, shkruante kryeministri.

E teksa “zjarri” vijon të vlojë në Vlorë, kreu i qeverisë mësohet se do të “zbarkojë” sërish ditën e nesërme në qytetin bregdetar. Burime për mediat konfirmojnë se Rama do të shkojë sërish vetë për të parë nga afër zbatimin e porosive të dhëna.

Etiketa: Edi RamaRamaVlore

Lajme të lidhura

“Arsimi falas propagandë”, Xhixho: Një nxënësi në klasë të parë i duhen 60 mijë…
Aktualitet

QSUT në kushte të papërshtatshme, Xhixho: Qeveria ka lënë pacientët në gjendje skandaloze

12:12 - 27/05/26
Çmimi i naftës ulet në nivele rekord në bursë, Bordi i Transparencës ende asnjë reagim
Aktualitet

Bordi ul çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

11:51 - 27/05/26
Kurban Bajrami, Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim

11:37 - 27/05/26
Para
Kapet anija në Belgjikë me qindra kg kokainë, një shqiptar mes të arrestuarve

Kapet anija në Belgjikë me qindra kg kokainë, një shqiptar mes të arrestuarve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Arsimi falas propagandë”, Xhixho: Një nxënësi në klasë të parë i duhen 60 mijë…
Aktualitet

QSUT në kushte të papërshtatshme, Xhixho: Qeveria ka lënë pacientët në gjendje skandaloze

12:12 - 27/05/26

Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh se situata në qendrën e...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës ulet në nivele rekord në bursë, Bordi i Transparencës ende asnjë reagim

Bordi ul çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

11:51 - 27/05/26
Kurban Bajrami, Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim

Kurban Bajrami, Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim

11:37 - 27/05/26
Shpërdorim detyre/ Mbeten në burg 3 nga zyrtarët e IVMT në Sarandë

Vidhte të dhëna bankare në emër të Postës Shqiptare, Gjykata lë në burg mashtruesin francez

11:19 - 27/05/26
Korrupsioni dhe pavarësia e gjykatave/ BE: Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave

Korrupsioni dhe pavarësia e gjykatave/ BE: Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave

11:02 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com