GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vazhdon zjarri tek Liqenet e Lurës, Emergjencat Civile: Kemi 4 vatra aktive në qarqe

20:56 - 08/07/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vazhdon zjarri tek Liqenet e Lurës, Emergjencat Civile: Kemi 4 vatra aktive në qarqe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qendra Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, njofton seprej orës 09:00, deri në orën 20:30, datë 08.07.2025, janë raportuar 15 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 11 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

“Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Zjarri për shkak të intensitetit të erës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar përfshirjen nga zjarri të një sipërfaqe të madhe pyjore të Parkut Kombëtar Lurë. Në vendngjarje, sot u angazhuan 6 punonjës të Administratës  së Zonave të Mbrojtura, 5 forca nga njësia administrative dhe 25 vullnetarë (banorë të zonës). Gjithashtu në ndihmë ka ardhur dhe helikopteri Cougar. Zjarri nuk paraqet rrezik për zona të banuara për momentin”, informon Emergjenca Civile.

Ndërkohë në Vlorë, në vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Në mbeshtetje të situatës u angazhuan Helikopteri Cougar dhe 40 forca ushtarake. Zjarri nuk paraqet rrezik për zona të banuara, konfirmon komunikata zyrtare.

Në Berat, në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan, sipas Emergjencave Cicile, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datën 05.07.2025. Në vendngjarje ditën e sotme u angazhohen 30 efektivë të MZSH me 7 automjete zjarrfikëse të bashkisë Poliçan, Berat e Skrapar, dhe 25 forca bashkiake. Në mbështetje të forcave erdhën edhe 20 trupa nga Forcat e Armatosura. Sot u punua punua për shuarjen e trungjeve brenda perimetrit të përshkuar nga zjarri. Vatra e zjarrit vazhdon të mbetet aktiv por nuk paraqet rrezik për zona të banuara për momentin.

Zjarri vazhdon edhe në Dibër, në vendin e quajtur “Fusha e Peladhisë”, njësia administrative Fushë Bulqizë, bashkia Bulqizë. “Vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të rrallë. Zjarri zhvillohet me intensitet të ulët dhe nuk përbën rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. Zjarri zhvillohet në 3 vatra të ndryshme në distancë nga njëra tjetra. Në terren gjatë ditës u angazhuan 2 automjete zjarrfikës të MZSH Bulqizë me 11 efektivë, 7 forca të Shërbimit Pyjor dhe 3 vullnetarë. Sipërfaqja e pëshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 17 ha”, deklaron Emergjenca Civile.

Ndërkohë, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren, sipas Qendrës së Emergjencave Civile, u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Fshatin Mnelë e Madhe, njësia administrative Vig-Mnelë, bashkia Vau -Dejës

2. Fshatin Karahaxhë, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq

3. Lagjen Nr 6, bashkia Kavajë.

4. Fshatin Stajkë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.

5. Fshatin Porodinë, njësia administrative Qendër Bulgarec, bashkia Korçë

6. Në lagjen  Gur i Bardhë, njësia administrative Dimal, bashkia Dimal,

7. Fshatin Radësh, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar

8. Fshatin Togëz, njësia administrative Qendër Librazhd, bashkia Librazhd

9. Fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar Ura, bashkia Fier

10. Fshatin Katundi i Ri, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin

11. Fshatin Mamëz, njësia administrative Kolsh, bashkia Kukës

 gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1lureZjarr

Lajme të lidhura

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të
Breaking Views

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Para
Parlamenti Europian: SPAK të mos preket, të ruhet siç është!

Parlamenti Europian: SPAK të mos preket, të ruhet siç është!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com