GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria si bandë gjobaxhinjsh/ Belinda Balluku rikthen koncesionin e anulluar të parkut diellor në Akërni

10:08 - 09/07/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Siguria energjetike/ Raporti: Shqipëria ende nuk ka një plan gatishmërie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në gusht të vitit 2018, qeveria shqiptare hapi ankandin për ndërtimin e të parit central të madh diellor në Shqipëri. Bëhej fjalë për një park fotovolatik me fuqi 100 mega, i cili ishte caktuar të ndërtohej në Akërni të Vlorës.

Pas zhvillimit të garës, në 10 nëntor po të atij viti, Ministria e Infrastrukturës shpalli fitues të centralit konsorciumin India Poëer Corporation. Sipas kushteve të ankandit, kompania do të investonte 70 milionë euro për ta ndërtuar centralin me paratë e veta dhe gjysmën e energjisë së prdhuar prej tij do t’ia shiste shtetit shqiptar për 15 vjet me çmimin 59.9 euro për megavat.

Konsorciumi fitues krijoi në Shqipëri kompaninë Akërni Solar, që do të ndërtonte parkun fotovoltaik. Kjo kompani zotërohej nga një shoqëri e quajtur Arka Energy, me seli në Hollandë

Por vetëm një muaj pas shpalljes së fituesit, ministria e Energjisë do të kthehej me kokëposhtë. Në dhjetor të vitit 2018, Edi Rama largoi nga detyra Damian Gjiknurin duke vendosur në krye të infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Ballukun.

Me të marrë postin e ministres, zonja Balluku u vuri kryqin shumë projekteve të paraardhësit të saj, ku nja nga më të rëndësishmit ishte pikërisht parku fotovoltaik i Akërnisë.

Anullim dhe arbitrazh

Për dy vite me radhë, Belinda Balluku nuk pranoi të firmosë kontratën me India Poëer Corporation për centralin e Akërnisë, edhe pse kompania ishte shpallur fituese nga shteti shqiptar. Pavarësisht shkresave të vazhdueshme që kompania niste në ministrinë e Energjisë për të lidhur kontratën, ajo nuk mori asnjëherë përgjigje.

Por nën zë shkaku se pse nuk firmosej kontrata ishte ai i çmimit të lartë prej 59.9 eurosh që kishte rezultuar nga ankandi, pasi një vit e gjysmë më vonë, ministria e Energjisë zhvilloi ankandin për Karavastanë, ku kompania franceze Voltalia ofroi një çmim prej 24.9 euro për mega.

E gjendur në këto kushte, në dhjetor të vitit 2020, India Poëer Corporation e paditi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashington duke kërkuar 110 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria për prishjen e njëanshme të kontratës.

Procedurat e arbitrazhit vazhduan me caktimin e trupës së arbitrave që do të gjykonin çështjen. Sipas rregullit, të dy palët caktuan nga një gjyqtar, ndërkohë që dy gjyqtarët caktuan me konsensus anëtarin e tretë, i cili mban edhe postin e kryetarit të trupës. Por pas konstituimit të trupës gjykuese, ra heshtja.

Anullim arbitrazhi
Një vit, pasi kishte regjistruar çështjen, Gjykata e Arbitrazhit në Uashington njoftoi pezullimin e saj. Sipas njoftimit të gjykatës, pala paditëse, pra kompania Arka Energy nuk kishte paguar tarifat paraprake në gjykatë sipas rregullave në fuqi. Dhe vetëm 7 muaj më vonë, Gjykata njoftoi mbylljen përfundimtare të arbitrazhit, për të njëjtin shkak pasi kompania nuk pagoi tarifat gjyqësore.

Në atë kohë e gjitha tingëlloi çuditshëm, pasi kompania kishte një casus shumë të fortë. Ajo ishte shpallur fituese në një garë të rregullt nga qeveria shqiptare dhe më vonë qeveria nuk pranonte t’i firmoste kontratën, pa dhënë asnjë shkak të arsyeshëm përtej arrogancës.

Pra një kompani, e cila kishte shanse të mëdha të fitonte miliona euro e braktisi çështjen duke mos paguar tarifat minimale të gjykatës duke ngritur shumë pikëpyetje. E megjithatë situata do të qartësohej më vonë.

Anullim anullimi
Tërheqja e kompanisë nga arbitrazhi me sa duket ishte rezultat i kulisave që po zhvilloheshin nën rrogoz për të riaktivizuar projektin. Dy muaj më parë, gjatë një aktiviteti në Fier për të prezantuar arritjet energjetike të qeverisë, Belinda Balluku dha sinjalin e parë se situata kishte ndryshuar.

“Parku i parë (Karavastaja) sot është në proces, ka filluar të prodhojë energji. Në ndërkohë, që sigurisht jemi duke pritur që të kemi rezultatet e para nga Spitalla dhe nga ana tjetër kemi rijetëzuar projektin e Akërnisë, duke bërë kështu bllokun e parë të parqeve të mëdha fotovoltaike,” deklaroi Balluku disa ditë para zgjedhjeve në qarkun ku ishte drejtuese politike e fushatës.

Kjo fjali nuk ishte në tym. Kapitali ka mësuar se dy javë më parë kontrata për centralin e Akërnisë është firmosur, me po të njëjtat kushte si në tenderin e zhvilluar në vitin 2018. Pra, kompania do të ndërtojë parkun dhe shteti është i detyruar t’i blejë gjysmën e energjisë së prodhuar me çmimin 59.9 euro për mega. Pyetja që shtrohet tani është se përse çmimi 59.9 euro nuk konsiderohet më si i shtrenjtë.

Cfarë ndodhi që qeveria ndryshoi mendje dhe miratoi kontratën e një koncesioni, të cilin e kishte anulluar?

Kjo është një aventurë më dëme jo të vogla. Në vitin 2021-2022, qeveria shqiptare bleu masivisht energji elektrike me çmim 200-300 euro për megavat duke e detyruar KESH të shpenzonte mbi 500 milionë euro në import. Kush e mban përgjegjësinë për bllokimin 7 vjeçar të Akërnisë dhe kush do t’i paguajë kostot që iu ngarkuan qytetarëve shqiptarë.

Por mbi të gjitha, kjo sjellje e bën Shqipërinë një shtet jo serioz dhe qeverinë një bandë gjobaxhinjsh. Dhe ky nuk është rast i izoluar. E njëjta gjë ndodhi edhe me koncesionin e Thumanë-Kashar. Por nëse atje, qeveria ka justifikimin se ndryshoi formulën e koncesionit, në rastin e Akërnisë nuk ka asnjë ndryshim. Kapitali.al

Etiketa: akerniBelinda BallukukoncesionKryesore1

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Mafia italiane “zbarkon” në Shqipëri? Hoxha jep detajet nga arrestimi i …

Ironia e gazetarit Hoxha: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com