GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Macron mund të kërkojë një mandat të tretë në vitin 2032

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata e fortë e Macron: Ukraina mund të bjerë së shpejti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emmanuel Macron tashmë po shikon përpara drejt vitit 2032 për të kandiduar për president për herë të tretë.

Kjo është ajo që raporton “Le Monde”, duke pretenduar të interpretojë disa nga deklaratat e presidentit të bëra në disa takime të fundit me mbështetësit e tij.

Të shtunën e kaluar, në një takim me “Të Rinjtë në Marshim” të partisë së tij, presidenti tha – duke iu drejtuar mbështetësve të tij shumë të rinj – se ai “ka nevojë për ta pas dy vjetësh, ose pesë vjetësh, ose dhjetë vjetësh”.

Le Monde thekson para së gjithash se ky “takim partie” është i pazakontë për një president jashtë një fushate zgjedhore.

Emmanuel Jean-Michel Federic Macron, lindi në komunën e vogël Amiens, 120 km në veri të Parisit dhe mbaroi studimet për filozofi, marrëdhënie me publikun dhe shkenca politike.

Një anëtar i spikatur i Partisë Socialiste nga viti 2006 deri në vitin 2009, Macron  u zgjodh zv/sekretar i përgjithshëm në qeverinë e Francois Hollande në vitin 2012. Në vitin 2014 ai u vendos Ministër i Ekonomisë, Industrisë dhe Çështjeve Dixhitale.

Kjo ishte një nga fushat që ai njihte më mirë pas një pune 4-vjeçare si Inspektor i Financave në Ministrinë franceze të Ekonomisë. Më 6 prill të vitit 2016, Macron themeloi partinë e tij politike të pavarur “En Marche” (Përpara!). Kjo ishte një lëvizje progresiste-liberale. Më 30 gusht të vitit 2016, Macron hoqi dorë nga qeveria për të hyrë në zgjedhjet presidenciale të 2017-s.

Në karrierën e tij politike, Macron është përshkruar nga vëzhguesit si liberalo-social dhe nga të tjerë si social-demokrat. Gjatë qëndresës së tij në Partinë Socialiste franceze, ai mbështeste krahun qendror të partisë.

Përsa i përket ekonomisë, Macron ka qenë avokat i përhershëm i tregut të lirë si dhe ka qenë pro uljes së deficitit të buxhetit publik.

Etiketa: Emanuel MacronFrance

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Prodhimi i kriptomonedhave, Sefa: Kërkon sasi kolosale energjie

Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti
Aktualitet

“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti

18:04 - 29/11/26

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar pas goditjes me plumb gome të deputetit demokrat Kliti Hoti nga një efektiv...

Lexo më shumë
EMRI/ Qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, zbulohet identiteti i efektivit

EMRI/ Qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, zbulohet identiteti i efektivit

17:51 - 29/11/26
Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

17:15 - 29/11/26
Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

16:59 - 29/11/26
Protestuesit nuk tërhiqen, rigrupohen në sheshin “Skënderbej”

Protestuesit nuk tërhiqen, rigrupohen në sheshin “Skënderbej”

16:45 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com