GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasjet me pagesë/ Dëshmia e plotë e Skerdi Tases: 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit

19:19 - 15/07/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 8 min
A A
Vrasjet me pagesë/ Dëshmia e plotë e Skerdi Tases: 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ka dhënë dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme, ku tha se ishte përhapur fjala se Çapjat ofronin 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Tase ka rrëfyer disa ndjekjet e shumta që u bënin ‘viktimave’ përpara se të vepronin.

Pjesë nga diskutimi:

Skerdi Tasi: Henriku më ka treguar që i ka bërë 2 herë atentat Filip Gjeloshit, për të dyja rastet ka dështuar. Personi i njohur Ton, kishte patur përplasje me Henrikun pasi i kishte kërkuar ta paguante. Toni kunati i Artan Kilës.

Për atentatin e Mashës, Henriku më tha që i është kërkuar nga Nuredini dhe Nuredinit i është kërkuar nga dikush tjetër, nga Sandri sakati. Pas kësaj tenatative nuk jam fshehur, nuk kam ndejtur i fshehur ndonjëherë derisa jam arrestuar.

Kishim informacion për Oti Kilën, e ruajtëm por nuk gjetëm ndonjë rast të vepronim. Për ta ndjekur nuk mernim armë me vete. Henriku ishte urdhëruar nga Nuredini për vrasjen e Oti Kilës në Elbasan kundrejt pagesës 60 mijë euro. Ne ruanim Dine Çanin, Lulzim Mashën dhe Oti Hilën dhe kë të mundnim të parin.

Dine Çanin e kemi ruajtur për ti bërë atentat edhe me snajpër.  Shkuam me Nuredinin në Bathore për të marrë makinën BMË për të kryer atentatin, por s’më njoftuan për ta kryer, vetëm e pashë në TV që ishin arrestuar.

Vetëm në atentatin e Ramazanit kam marrë 25 mijë euro. Te vrasja e Lulzim Mashës kam përdorur armën Scorpions që ma kishte dhënë Sandër Baho. Lum Frroku dhe Mir Boçi ishin shokët tanë që rrinin në Shëngjin. Vendosëm të iknim në Valbonë ku ishin ata, unë, Henriku dhe një djalë tjetër.

Kur shkuam në Tropojë, Henriku ishte i shqetësuar, ai më tha që ishte kryer atentat dhe kishte kontrolle nga policia. Vëllain e Henrikut e njoh, Mehi. Ka patur dijeni në aktivitetet e të vëllait, për Goriçin, Beharin.

Avokati Aldo Shkëmbi: Dhëndrin e kryetarit të Bashkisë Elbasan e njihni?

Skerdi Tasi: E kam dëgjuar nga Nuredini, në 2020, u diskutua që Çapjat ishin gati të jepnin 200 mijë euro për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin.

U la si pas dore në fillim, pastaj ky person u arrestua. Porositësi i Beharit në atentatin e parë premtou 50-60 mijë euro dhe te i dyti 80 mijë euro.

Avokati Aldo Shkëmbi: Për çfarë periudhe është folur për Sanxhaktarin?

Skerdi Tasi: Në maj 2020, Nuredini kishte marrë urdhër, për vrasjen, unë u pyeta nëse doja të merrja pjesë.

Nuredini më tha që Çapjat kanë vënë në dispozicion 200 mijë euro për dhëndrin e Sejdinit. Unë thashë jam dakord të marr pjesë në këtë punë. Nuk kishim arritur deri në detajet për të vendosur rolin në atentat.

Nuk ka qenë vetëm bisedë, është marrë përsipër si punë. Bledar Muça ishte shok i ngushtë i Çapjave. Henriku nuk kishte kontakt me Çapjat.

“Plumbi i Artë”, një prej gjyqeve më të rëndësishëm në vitet e fundit në Gjykatën e Posaçme, mori dëshminë e të penduarit të tretë të drejtësisë, Skerdi Tase, pas rrëfimeve voluminoze të Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt në seanca maratonë. Dinamikën e ngjarjeve më të mëdha kriminale, të cilat SPAK i ka zbardhur, i konfirmon edhe Tase. Atentati i 2017-ës ndaj Aredin Beharit ishte pjesë e rëndësishme e rrëfimit.

“Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje. Ditën e ekzekutimit, Henriku më tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: “Pse po e vononi atë punë?” I shkuam në lokal për ta qëlluar, por ai u fut poshtë tavolinës dhe më pas brenda në lokal. Unë nuk u futa më tej, sepse isha pa doreza.”, deklaron Tase.

Behari kishte shpëtuar, plumbat nuk e kapën. Këtu nisi konflikti mes dy miqve bashkëpunëtorë në krim.

“Qëllova një breshëri, Aredini u fut poshtë një tavoline. Më priste Henriku 100 metra më larg. Unë mendova se e kisha vrarë. Kaluam mbi “Gjanicë”, hodhëm edhe armën “Scorpion”. Debatuam që nuk u krye vrasja. Henriku më tha: “Pse e more përsipër, kur s’e bëre dot,” pasi Aredini kishte thënë emrin e porositësit në polici. Quhej Albert Pashaj. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personi që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte.”, shtoi ai.

Albert Pashaj nuk tërhiqej për vrasjen e Aredin Beharit, për një tentativë të dytë në 2019-ën ofroi mijëra euro, por sërish kallashi ngeci.

“Në total do merrnim 80 mijë euro, pak a shumë. Ai bënte të njëjtat lëvizje që kishim vënë tek atentati i parë. Në muajin prill nga ora 9-10 e darkës, sa doli nga lokali dhe po shkonte për në shtëpi, ishte në këmbë. Iu afruam me makinë. Kur Riku qëlloi, pas 3-4 plumbave, kallashi ngeci. Henriku sërish më bëri fajtor mua, duke më thënë: “Ku e gjete këtë kallash që ngec?” E dogjëm prapë makinën bashkë me kallashin dhe u larguam.”, u shpreh Tase.

Viron Tavanxhiu i ofroi një tjetër ujdi për të kryer vrasje, kësaj here me porosi të Renato Çamit do të eliminohej Agim Boriçi, për të cilin iu ofrua një pronë në këmbim.

“Agim Boriçin e kemi ndjekur 8 muaj duke e ruajtur. Vironi më kërkoi si nderë vrasjen e Boriçit, më premtoi një hyrje në Fier dhe disa lekë. Henriku tha: “E bëj për nder të Vironit,” sepse ishin shokë”, tregoi Tase në GJKKO.

Por edhe atentati ndaj Boriçit dështoi. Pavarësisht se qëlluan të dy me Henrikun, asnjë plumb nuk e kapi. Skerdi Tase e pati një rrëfim edhe për dy bashkëpunëtorët, teksa në rrëfimin e tij zbulon inkriminimin e policisë së Fierit.

“Me Henrikun pothuajse takohesha përditë, nuk dija asgjë për të. Vironi më kishte treguar që merrej me atentate. Vetë në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në Itali. Dija që merrej me prostitucion dhe drogë. Vironi, edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej shumë kishte njohje në polici, e njoftonin. “, ka deklaruar Tase.

Skerdi Tase tha se i ishte ofruar të merrte pjesë për të vrarë vëllain e Talo Çelës, Bujar Çelën. Për të kishte marrë edhe 5 mijë euro kapar por kishin preferuar të mos e kryenin vrasjen. Një vrasje të bujshme dhe këtë herë të realizuar ishte ajo ndaj Emiljano Ramazanit, për eliminimin e të cilit u përfshi edhe Nuredin Dumani.

“Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohë shkonim përditë në Elbasan. Makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin, kishim 4 armë, 2 kallash e 2 pistoleta. E lamë kur të vinte tek shtëpia, e pritem tek pallati, sapo ai parkoi, zbrita nga makina, Henriku ishte shofer, iu afrova e qëllova disa herë, në koke dhe në qafe me pistoletë. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen edhe pse sipas muhabeteve na binte nga 60 mije. Leket i ka sjell një grua, Klara, Henriku më tha emrin e saj”, tha ai.

Skerdi Tase, i njohur si pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të Nuredin Dumanit, është bërë me kërkesë të tij bashkëpunëtor i drejtësisë që prej korrikut 2023.

Skerdi Tase vazhdon dëshminë e tij në GJKKO, ku ka treguar edhe për atentatin ndaj Lulzim Mashës në janar të vitit 2022. Tase thotë se porositësi kishte kërkuar ‘kokën’ e të birit, por për shkak se nuk e kishin gjetur dot, kishte urdhëruar vrasjen e të atit. Ai tregon se në momentin që ka qëlluar ndaj tij i ka ngecur sërish arma dhe Masha ka arritur që të largohet duke i dhënë gaz automjetit.

Për kokën e Mashës i kishin premtuar 80 mijë euro, 40 për Tasen dhe 40 për Henrik Hoxhajn. Bën me dije gjithashtu se gjatë kësaj kohe kishin marrë edhe ‘porosi’ të tjera për të vrarë Dine Çamin dhe Oti Kilen.

“Pastaj Henriku kishte një punë tjetër. Kishte në telefon foton e djalit të Lulzim Mashës. Për këtë ngjarje morëm një motor dhe një armë, djalin s’po e gjenim dhe Henriku më tha që porositësi thotë që meqë s’po e gjeni atë, vrisni babain. Ne dinim pallatin ku banonte djali i Lulzim Mashës, në ish-bllok. Kur vendosëm për babain, e lamë ta bënim rrugës kur shkonte tek shkolla private. Gjatë kësaj kohe, ne kishim porosi për të vrarë edhe Dine Çamin dhe Oti Kilen.

Vendosëm që motori nuk ishte i përshtatshëm për të kryer vrasjen dhe morëm një Golf 4 nga Nuredini. Në këtë kohë shkuam në Kosovë, takuam Nuredinin dhe folëm për ngjarjen. Na dha një pistoletë tjetër. Për ndjekjen e Lulzim Mashës na ndihmonte një person që quhet Ledi, lidhje e Henrikut, e ruante tek shtëpia ai, na thoshte doli ose erdhi. Ditën e ngjarjes më la Henriku tek kthesa prita Lulzimin. Sa e pashë i gjuajta por më ngeci arma. Lulzimi i dha gaz për nga shkolla, kalova rrugën, autostradën për nga Liqeni i Thatë. Pastaj shkuam në Fier, Henriku më tha se kishte gjetur një punë tjetër për të vrarë një shokun e “Ben Qimes”. Për të vrarë Lulzim Mashën na ishte premtuar 80 mijë euro, 40 mijë unë dhe 40 mijë Henriku”, ka deklaruar Tase.

Skerdi Tase ka rrëfyer gjithashtu edhe se si vendosën tritol në shtëpinë e Talo Çelës me qëllim shembjen e saj. Ai thotë se Nuredin Dumani iu kishte thënë se në banesë nuk jetonte njeri, ndërsa për 2 kg lëndë plasëse, thotë se ua kishte siguruar Besian Xhixha nga Fushë-Kruja.

“Morëm përsipër të vendosnim tritolin tek shtëpia e Talo Çelës, e solli Besian Xhixha nga Fushë-Kruja. 2 kg ndoshta se ishte i ndarë në disa copa. Pas vrasjes së Emiliani Ramazanit mora telefon Sky Ecc, s’e mbaj mend pinin që kam pasur. Për tek shtëpia e Talo Çelës më orientoi një person, i thërrasin “çami”, që na tregoi rrugën, i vura tek kolonat e katit të parë. Ideja ishte që duhej shembur shtëpia, por nuk ndodhi pasi dy kallëpet nuk plasën njëkohësisht. Ne e dinim nga Nuredini që në shtëpi nuk banonte njeri. Unë mora 3 mijë euro pasi puna nuk u bë siç duhet.”, tha ai.

Skerdi Tase rrëfeu edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në korrik të vitit 2020. Ai tregon se do të merrnin 130 mijë euro dhe se makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin. Gjatë përgatitjes së atentatit, ai thotë se shkonin përditë në Elbasan, dhe përdornin automjete me qira.

 

Tregon gjithashtu dhe se pasi kryen vrasjen, armët e krimit e kishin lënë në një vend specifik që kishte kërkuar Dumani, pasi donin që të akuzonin dikë tjetër. Paratë e vrasjes, thotë ai, ua kishte dhënë një grua.

 

“Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohë shkonim përditë në Elbasan, përdornim makina me qira. Makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin kishim 4 armë, 2 kallash dhe 2 pistoleta. Ditën e ngjarjes jemi nisur herët për Elbasan, na vinin informacione nga Nuredini ‘është në palestër, është këtu është atje’. Në palestër nuk na u duk e përshtatshme për ta vrarë, dhe e lamë kur të vinte tek shtëpia, e pritëm tek pallati. Sapo e parkoi, zbrita nga makina. Henriku ishte shofer, iu afrova dhe e qëllova disa herë në kokë e qafë me pistoletë. Dogjëm makinë  dhe u larguam me makinën me qira që kishim ardhur nga Tirana. I ramë nga Rrogozhina. Armët e krimit e lamë në një vend rrugës që e dinte Nuredini pasi do vendosej diku për të akuzuar një person tjetër. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen, edhe pse sipas muhabeteve, na binte nga 60 mijë. Lekët i ka sjellë një grua, Klara. Henriku më tha emrin e saj”, thotë Tase.

Skerdi Tase tregon se nga vrasja e Bujar Çelës ishin tërhequr pasi mjeti që do përdornin ishte identifikuar si i dyshimtë. Sipas tij, Nuredin Dumani kishte mësuar përmes radios së policisë se targa e automjetit ishte e dyshimtë.

“Pastaj vendosëm të merrnim pjesë tek vrasja e Emiljano Ramazanit, pasi për Bujar Çelën, teksa po e ruanim njëherë na u identifikua makina Passat që do përdornim. Nuredini e dëgjoi në radion e policisë që u dha si targë e dyshimtë.”, thotë Tase.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Nuredin DumaniSkerdi Tase

Lajme të lidhura

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Para
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i ka kërkuar Zelensky-t të godasë kryeqytetin rus

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i ka kërkuar Zelensky-t të godasë kryeqytetin rus

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com