GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Momenti kur oficerët e BKH shkojnë tek Erion Veliaj në paraburgim, del edhe emri i biznesmenit të lidhur me kryebashkiakun

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Momenti kur oficerët e BKH shkojnë tek Erion Veliaj në paraburgim, del edhe emri i biznesmenit të lidhur me kryebashkiakun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në ambientet e Paraburgimit të Durrësit, për t’i komunikuar akuzat Veliajt. Vlen të theksohet se prokurori i dosjes, Olsi Dado, nuk ka qenë i pranishëm me grupin e hetuesve të BKH-së.

Agjentët e BKH-së qëndruan në Paraburgimin e Durrësit rreth 15 minuta. Akuzat konkrete ndaj Veliajt pritet të mësohen në vijim.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, SPAK mori zyrtarisht të pandehur Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt, të cilës i komunikoi akuzat për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Edhe Veliaj është hetuar me të njëjtat akuza si bashkëshortja. Në total, janë 13 persona në dosjen ‘Veliaj’, që pritet t’u komunikohet sot akuza.

SPAK ka përfunduar hetimet por ka lënë si afat fundor për dërgimin e çështjes për gjykim 24 shtatorin. Xoxa dhe avokati Maks Haxhia kanë marrë materialet dhe në bazë të dispozitave, pasi njohjes me akuzat, do të vendosin se çfarë qëndrimi do të mbajnë, do të japin deklarime apo do të bëjnë memo. Pala mbrojtëse ka kërkuar t’i vënë në dispozicion edhe materialet hetimore, ndërsa nga SPAK u është komunikuar që ato do t’u vihen kundrejt pagesës, por nuk është pranuar nga avokati.

Mësohet se është marrë i pandehur edhe një biznesmen i ri në dosjen ‘Veliajt’. Bizmesmeni Mirton Lika i është komunikuar akuza e “Fshehjes së të ardhurave”, emri i të cilit nuk është përmendur më herët. Një ditë më parë edhe biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.

Një ditë më parë, avokatët e Veliajt kritikuan shpërndarjen e informacionit se sot do të jepej akuza për Veliajn, përpara se të informohet vetë i hetuari. Sipas tyre, kjo bëhet për të ndikuar opinionin publik dhe për të ndërtuar një perceptim faji përpara gjykimit. Ata kërkuan hetim për rrjedhjet e informacionit, ndërsa paralajmëruan se Veliaj do të sfidojë çdo akuzë me prova dhe argumente ligjore.

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, ndërsa Xoxa nën masën detyrim paraqitje.

gijotina.com/

Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

11:03 - 12/05/26
PS bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi
Aktualitet

Raporti për integrimin, Vokshi përplaset me socialistët në Komisionin e Jashtëm: Po fshihni të vërtetën!

10:48 - 12/05/26
A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn
Aktualitet

A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

10:35 - 12/05/26
Para
Merret i pandehur Gentian Sula, lidhje korrupsioni me Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij

Merret i pandehur Gentian Sula, lidhje korrupsioni me Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

11:03 - 12/05/26

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur paraditen e së martës në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe...

Lexo më shumë
PS bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi

Raporti për integrimin, Vokshi përplaset me socialistët në Komisionin e Jashtëm: Po fshihni të vërtetën!

10:48 - 12/05/26
A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

10:35 - 12/05/26
Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn

10:19 - 12/05/26
U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

U helmuan 56 studentë! AKU kujtohet për standardet, i vihet shiriti mensës së Akademisë së Sigurisë

09:49 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com