GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal në Vlorë! Kamarieri dhunohet në lokal nga efektivi i policisë dhe një kriminel (Video)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal në Vlorë! Kamarieri dhunohet në lokal nga efektivi i policisë dhe një kriminel (Video)

Screenshot

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë, në ambientet e një hoteli të njohur, ku një kamarier është sulmuar brutalisht gjatë orarit të punës, në prani të klientëve vendas dhe të huaj, nga një efektiv policie jashtë detyrës dhe një person me të kaluar kriminale.

Burime nga vendngjarja tregojnë se Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, person me precedent të rëndë penal, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj një kamarieri të ri, vetëm pse ai kishte çuar në tavolinë një shishe uji më shumë se porosia.

Sipas dëshmitarëve, Isufi është parë teksa i afrohet kamarierit në mënyrë kërcënuese, ndërsa më pas, Laert Bimo, e sulmon fizikisht disa herë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e të riut. Dhuna është kryer në sy të klientëve që, të tmerruar nga skena, janë larguar menjëherë duke lënë lokalin bosh.

I riu, sapo kishte mbushur 18 vjeç, tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, ndërsa ai thjesht po kryente detyrën.

“Erdhën dy zotërinj u ulën në tavolinë, porosinë e mori dikush tjetër dhe thjeshtë më thanë çfarë duhet të çoja, porosia ishte një shishe ujë e madhe një e vogël dhe një makiato.

Më tha hiqe ujin dhe i thash ok, vetëm mos shaj e ofendo, sepse edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thash të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri.

Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte. Për një bidon ujë godet tjetri, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi edhe syzet mirë që nuk mi theu. Sapo i kam mbushur 18-vjeç”, tha ai.

Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është dyshimi se dhuna mund të ketë qenë e organizuar, me qëllim intimidimin dhe sabotimin e aktivitetit të biznesit. E gjithë kjo ndodh në një qytet turistik, në sezon të lartë, kur qytetarë dhe vizitorë kërkojnë siguri – dhe në vend të saj përballen me dhunë të egër nga njerëz që duhet të ishin garant të ligjit.

Përballë kësaj situate alarmante ku dhunohesh nga ata, prej të cilëve kërkojmë rend dhe siguri, natyrshëm lind edhe pyetja:

Pse hesht shteti ndaj këtyre ngjarjeve skandaloze?

SHÇBA – Pse nuk është pezulluar menjëherë A.I.?
Prokuroria e Vlorës – A do të regjistrojë procedim penal për dhunë, kanosje, dhe cenim të rendit publik?
Policia a do distancohet nga efektivët që njollosin uniformën?
Turizmi në Vlorë – Kush mban përgjegjësi kur një punonjës i ndershëm rrihet para turistëve në mes të lokalit?

Ky nuk është një incident, është një ngjarje dhune ndaj një të riu që ka dalë nga dhtëpia për të siguruar të ardhura familjes ndërsa krimi dhe uniforma ndajnë të njëjtën tavolinë!

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/07/Nje-ngjarje-e-rende-ka-ndodhur-ne-qytetin-e-Vlores-ku-nje-kamerier-18-vjecar-eshte-dhunuar-nga-.mp4

 

Etiketa: DhunëkamarierKryesore1PolicVlore

Lajme të lidhura

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa
Aktualitet

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Para
Shqipëria turistike në syrin e botës: Nga kaosi, te plehrat dhe shtrenjtimi i çmimeve

Shqipëria turistike në syrin e botës: Nga kaosi, te plehrat dhe shtrenjtimi i çmimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com