GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja / Babai i Tur Burrelsit, Shefqet Hoxhosmani i dënuar për vrasje. Blinte prona në Tiranë e Durrës me paratë e kokainës?

14:44 - 30/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja / Babai i Tur Burrelsit, Shefqet Hoxhosmani i dënuar për vrasje. Blinte prona në Tiranë e Durrës me paratë e kokainës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dosja e SPAK-ut tregon se Artur Hoxhosmani, i njohur si Turi i Burrelit, kishte rol kryesor në trafikun e kokainës nga Kolumbia në Evropë. Ai rezulton bashkëpuntori kryesor i Plaurent Dervishajt dhe i Ermir Ndreajt. Por, komunikimet e Turit të Burrelit me persona të paidentifikuar dhe të identifikuar, në pah del edhe edhe babai i Arturit, Shefqet Hoxhosmani, i cili rezulton se blinte prona në Tiranë dhe Durrës me para që dyshohet që ia dërgon djemtë nga Anglia dhe Dubai, produkt të trafikut të kokainës.

Gjatë komunikimeve, Artur Hoxhosmani ia besonte babait të tij, Shefqetit, lëvizjet në Shqipëri, duke blerë pasuri të paluajtshme. Madje, në vitin 2020, Artur Hoxhosmani i tregon një të afërmi të tij se policia kishte ndaluar Shefqet Hoxhosmani me Range Rover tek Ura e Dajlanit dhe e kishin mbajtur 4 orë në komisariat.

Shefqet Hoxhosmani nuk është emër i lakuar në media, por është një emër i njohur për drejtësinë. Në 17 shtator të vitit 2005, Shefqet Hoxhosmani ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin Fation Kuka, një i ri paqësor. Hoxhosmani ka qëlluar për të vrarë shtetasin Dritan Ramsaliun në hyrje të tregut të Burrelit, por një plumb ka kapur të riun Fation Kuka, i cili po kalonte rastësisht në rrugë, duke humbur jetën.

Edhe pse Shefqet Hoxhosmani ka pretenduar se vrasja ka qenë nga pakujdesia, gjykatat e kanë dënuar me 20 vite burg, pasi ka qëlluar drejt sheshit para tregut të Burrelit, ku ndodheshin shumë qytetarë, mes të cilëve edhe personat që i kishin dëmtuar pronën Hoxhosmanit, pasi djemtë e tij ishin zënë me vëllain e Dritan Ramsaliut, ku më pas ky i fundit kishte shkuar për t’i gjetur në dyqan, dhe në mungesë të tyre kishte thyer çdo gjë në dyqan me sende të forta.

/prapaskena/

Etiketa: Shefqet HoxhosmaniTur Burrelsi

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
“S’ka para për bujqësinë pa garanci”, BE godet qeverinë Rama: Bllokimi i IPARD III mbetet në fuqi

“S’ka para për bujqësinë pa garanci”, BE godet qeverinë Rama: Bllokimi i IPARD III mbetet në fuqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com