GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte.

Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, tha Policia e Kosovës.

Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, N.Xh, rreth 40 vjeç ishte nga Drenasi. Pasi kishte rënë nga lartësia, ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.

“Policia i është përgjigjur menjëherë rastit, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje”, u tha në njoftim.

Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që për këtë rast të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Përveç rastit në Prizren, në ditët e fundit në Kosovë kanë vdekur pesë persona në vendet e punës, katër prej të cilëve nga aksidentet.

Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më herët ka shprehur shqetësim, për siç ka thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

Në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.

Sipas raportit të Inspektoratit të Punës për vitin 2024, vitin që kemi lënë pas janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve në vendet e punës./ REL

 

Lajme të lidhura

Ngushëlloi familjen e Ratko Mlladiçit, kërkohet shkarkimi e kreut të Kuvendit në Malin e Zi
Kosovë & Rajon

Ngushëlloi familjen e Ratko Mlladiçit, kërkohet shkarkimi e kreut të Kuvendit në Malin e Zi

15:28 - 08/09/26
Arrestimi i 9 funksionarëve të “Ambienti” vlerësohet nga Sveçla
Kosovë & Rajon

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht

15:02 - 08/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Para
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!

Horoskopi i së Enjtes, zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde

Discussion about this post

TË FUNDIT

Socialistët votojnë Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, opozita braktis sallën
Aktualitet

Socialistët votojnë Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, opozita braktis sallën

18:24 - 08/09/26

Klodiana Spahiu është emëruar ministre e Shëndetësisë dhe Evis Kushi është emëruar nënkryetare e re e Kuvendit me 79 vota...

Lexo më shumë
Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli

Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli

18:16 - 08/09/26
Në vend të Klodjana Spahiut, PS propozon Evis Kushin si nënkryetare të Kuvendit

Në vend të Klodjana Spahiut, PS propozon Evis Kushin si nënkryetare të Kuvendit

18:06 - 08/09/26
Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues

Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues

17:37 - 08/09/26
‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

17:22 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com