GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Vendimi për parkun fotovoltaik të Paqsor Buzit dhe Agim Xhindoles/ Banorët e Nivicës: Të shpallet nul mbledhja e Këshillit Bashkiak

09:47 - 04/08/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Vendimi për parkun fotovoltaik të Paqsor Buzit dhe Agim Xhindoles/ Banorët e Nivicës: Të shpallet nul mbledhja e Këshillit Bashkiak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorëve të fshatit Nivicë do të kërkojnë në gjykatë kundërshtimin e vendimit të Këshillit Bashkiak Sarandë për dhënien me qira të 60 hektarëve për ndërtimin e një parku fotovoltaik.  Sipas tyre vetë mbledhja e këshillit bashkiak të Sarandës, ku u mor vendimi, ka shkelje ligjore dhe procedurave.

Në një deklaratë të bërë publike, banorët e Nivicës e kanë cilësuar vendimin e marrë më 30 korrik 2025 si një akt të paprecedentë që bie ndesh me disa ligje të qeverisjes vendore dhe me vetë rregullat e vendosura nga Bashkia Sarandë. Ata theksojnë se është shkelur në mënyrë flagrante dinjiteti qytetar dhe e drejta për pjesëmarrje publike në vendimmarrje.

Sipas banorëve, mbledhja e Këshillit Bashkiak, e zhvilluar më 30 korrik 2025, është paraqitur si mbledhje e hapur, por në praktikë u mbajt nën prani të forcave policore dhe pa lejuar qytetarët të marrin pjesë. Ata theksojnë se, nëse mbledhja do të konsiderohej e mbyllur për publikun, duhej që më parë të hidhej në votim sipas nenit 17, pika 3 të Ligjit Nr. 139/2015 për Vetëqeverisjen Vendore, ku kërkohet miratimi me 3/5 e anëtarëve të këshillit për të kufizuar pjesëmarrjen e publikut. Kjo procedurë nuk është ndjekur, duke e bërë të paligjshme mbledhjen me dyer të mbyllura.

Banorët theksojnë se Bashkia ka shkelur edhe Udhëzimin Nr. 1, datë 9.6.2016, për rregullat dhe procedurat e përdorimit të fondit pyjor dhe kullosor publik. Sipas pikës 3, germa V të këtij udhëzimi, thuhet qartë:

“Sipërfaqja e propozuar për t’u dhënë në përdorim, të mos jetë objekt pretendimi për rikthimin e pronës tek pronarët legjitimë.”

Në rastin konkret, toka në fjalë është subjekt i një procesi gjyqësor nga banorët e Nivicës, të cilët pretendojnë pronësinë legjitime të saj, çka përbën një tjetër shkelje të rëndë procedurale.

Një tjetër ligj i përmendur në reagim është Ligji Nr. 8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore dhe pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”. Sipas Kreut V, Neni 13, citohet se:

“Sipërfaqja e tokës që do të jepet me qira të mos jetë objekt pretendimi, në zbatim të ligjeve për rikthimin e pronës pronarëve legjitimë.”

Ata kanë paralajmëruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të ankimuar vendimin.

Korrupsioni politik i dy partive të mëdha

Në një seancë të mbyllur të Këshillit Bashkiak të Sarandës, këshilltarët e Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike lanë mënjanë çdo kundërshti politike për të miratuar dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në zonën e Nivicës, me qëllim ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Ndërkohë që vendimi miratohej pa transparencë për publikun, jashtë sallës së mbledhjes shpërthyen protesta. Banorët vendas, të cilët pretendojnë se toka është e tyre dhe se nuk janë konsultuar, u përplasën fizikisht me forcat e policisë.

“Ky është një akt grabitjeje. Tokat tona nuk janë në shitje! As PS, as PD nuk i duam në emër të ‘energjisë së gjelbër’!”, thërrisnin qytetarët e revoltuar.

Pamjet tregojnë banorë të tërhequr zvarrë, gra që përplasen me efektivët dhe një komunitet i tërë që ndjen se po përdoret si peng i një pazari të errët mes politikës dhe biznesit të energjisë.

Ndërkohë, Kryetarja e votuar e PD, Manjola Nikollo kundër qëndrimit të këshilltarëve për votën PRO: “Vendimi për tokën në Nivicë është një hap pas për demokracinë vendore”.

“Votimi i djeshëm për dhënien me qira të 60 hektarëve në Nivicë për lejimin e paneleve fotovoltaike, pa marrë parasysh pretendimet dhe shqetësimet e komunitetit, është një hap pas për mënyrën si duhet të funksionojë demokracia vendore,” – shkruan Nikollo në reagimin e saj zyrtar.

Ajo ka kritikuar faktin që vendimi është marrë pa praninë e banorëve, pa konsultim dhe ndërkohë që çështja ndodhet ende në proces gjyqësor, duke e cilësuar si të papranueshme mënyrën e qeverisjes së territorit.

“Nuk jam kundër zhvillimit, por zhvillimi pa konsultim, pa të drejtë fjale dhe mbi çështje që janë ende nën shqyrtim gjyqësor, është i papranueshëm,” – vijon më tej Nikollo.

Në përfundim të deklaratës së saj, ajo shprehet e vendosur për të qenë në krah të banorëve të Nivicës, të cilët prej ditësh kundërshtojnë projektin dhe kërkojnë mbrojtjen e të drejtës së tyre mbi tokën.

“Qëndroj përkrah banorëve të Nivicës, siç kam bërë që në fillim. Zëri i tyre ka rëndësi dhe do ta mbështes derisa ai të dëgjohet,” – përmbyll Nikollo, e cituar nga mediat lokale.

Kush po përfiton?

Bëhet fjalë për një kompani të quajtur Park Sol Energy, e cila zotërohet nga dy aksionerë. Ata janë Agim Xhindole dhe Paqsor Buzi.  I pari u bë i famshëm se doli në Podcastin e Edi Ramës dhe i dyti është njohur si përfitues i tenderave korruptiv. Në 5 vitet e fundit kompani e tij “GPG” shpk ka marrë më shumë se 150 milionë euro pagesa nga thesari i shtetit për kontrata nga Fondi i Zhvillimit, ARRSH dhe disa bashki të vendit.

gijotina.com/

Etiketa: Agim XhindoleKryesore1NivicëPaqsor buziprotestaSarandë

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com