GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Familja shqiptare merr nënshtetësinë italiane në Bari, ditën përkujtimit të eksodit të vitit 1991

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Familja shqiptare merr nënshtetësinë italiane në Bari, ditën përkujtimit të eksodit të vitit 1991
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në Bari u përkujtua 34 vjetori i eksodit të shqiptarëve në Itali, ku anija “Vlora” mbërriti me rreth 20 mijë refugjatë në bord. Në këtë ditë, bashkia e Barit iu dha nënshtetësinë italiane një çifti shqiptar Astrit dhe Daniela Nasufi, që mbërritën në vendin fqinj disa vite pas anijes me refugjatë.

Kryebashkiaku Vito Leccese deklaroi se nënshtetësia iu jepet “në përvjetorin e një prej ngjarjeve që shënuan historinë e qytetit tonë”.

“Astriti dhe Daniela u zhvendosën në Bari disa vjet pas mbërritjes së anijes Vlora dhe sot ata bëhen qytetarë të plotë italianë, duke përmbushur një ëndërr të ndërtuar mbi punë të palodhur dhe sakrificë, pa harruar origjinën e tyre shqiptare. Në Bari, askush nuk është i huaj, siç themi shpesh, dhe pikërisht atë 8 gusht 1991, banorët e Barit e demonstruan këtë me akte solidariteti dhe gjeste spontane mirëseardhjeje, duke demonstruar konkretisht vlerat thelbësore të identitetit tonë, pavarësisht qëndrimeve të qeverisë qendrore, e cila iu përgjigj ngjarjes me një operacion policor. Ne i shprehim mbështetjen tonë të përzemërt Danielës dhe Astritit, duke i mirëpritur zyrtarisht në komunitetin tonë sot, ndërsa ata festojnë 22-vjetorin e martesës së tyre.”, shtoi kryebashkiaku.

Si sot para 34 vitesh (8 gusht 1991) shqiptarët lanë atdheun dhe u nisën drejt brigjeve italiane. E ardhmja ishte e pasigurt, por shpresat ishin të mëdha. Akoma sot vazhdon hemorragjia e Atdheut.

Anija ‘Vlora’ mbërriti në portin e Barit, ndërsa sipër mbante mbi 20 mijë shqiptarë. Për një kohë të gjatë, rreth 45 vjet, Shqipëria kishte mbetur e mbyllur brenda kufijve të saj, pa mundësinë më të vogël të hapjes, dijes apo marrëdhënieve kulturore e njerëzore jashtë mureve të Bllokut Komunist.

Pas rënies së komunizmit, të detyruar nga kushtet e dëshpëruara social-ekonomike, shqiptarët sfiduan vdekjen në kërkim të fatit të tyre, pa asnjë siguri, por me dijen se diku duhej të trokitnin.

Ndonëse emigrantët shqiptarë udhëtuan për një të ardhme më të mirë, ata u mbyllën fillimisht në stadiumin e vjetër ‘Della Vittoria’, ndërsa më pas u riatdhesuan për në Shqipëri.

Por, pavarësisht këtij fakti jo të gjithë shqiptarët u kthyen në Shqipëri. Emigrantëve ushqimi u dërgohej me helikopter, ndërsa nuk mungonin rastet kur shqiptarët përlesheshin me policinë, pasi tentonin të dilnin prej aty.

Brenda dy javësh, shqiptarët u dërguan përsëri në Shqipëri me anije dhe aeroplanë. Sipas shifrave të asaj kohe, në vendin tonë u riatdhesuan 17 mijë e 400, ndërsa në Itali mbetën 1.500 vetë që kishin paraqitur kërkese për strehim politik.

Anija e tejmbushur, ku njerëzit vareshin ku të mundeshin, deri tek shtiza e flamurit, është tabloja që kujtohet edhe sot.

 

Etiketa: eksodishtetësia italiane

Lajme të lidhura

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!
Aktualitet

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

13:26 - 12/05/26
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën
Aktualitet

Integrimi në BE, PD depoziton amendamendet në Kuvend: Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë

13:08 - 12/05/26
Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE
Aktualitet

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Para
Rama mban të fshehta dy kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

Rama mban të fshehta dy kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!
Aktualitet

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

13:26 - 12/05/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, ka akuzuar qeverinë për përqendrim të madh të fondeve...

Lexo më shumë
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën

Integrimi në BE, PD depoziton amendamendet në Kuvend: Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë

13:08 - 12/05/26
Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

12:50 - 12/05/26
Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

12:12 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com