GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Zbardhen EMRAT, kush janë dasmorët që rrahën Shpat Kasapin në dasmë

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen EMRAT, kush janë dasmorët që rrahën Shpat Kasapin në dasmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar në Kosovë, ku këngëtari Shpat Kasapi dhe vëllai i tij, Albin Kasapi u dhunuan fizikisht nga dasmorët dhe dhëndri i dasmës, ku ai ishte i ftuar për të kënduar. Ngjarja ndodhi në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë.

Mediat kosovare raportojnë se personat që dhunuar vëllezërit Kasapi janë shtetasit Feim Kicaj (rreth 62 vjeç), Bledar Kicaj (36) dhe Blerim Kicaj (29). Me vendim të prokurorit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Sherri dyshohet se nisi pas vonesës së këngëtarit në dasmë, ndërkohë që burime jozyrtare pretendojnë se ai kishte shkuar edhe në gjendje të dehur. Pasi situata degjeneroi, dhëndri dhe disa të ftuar të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj Kasapit dhe vëllait të tij, duke i goditur brutalisht.

Policia ndërhyri dhe i shoqëroi agresorët dhe të dhunuarët në Polici për të sqaruar ngjarjen. Nga përplasja, njëri prej vëllezërve Kasapi ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Sipas raportimeve mediatike, e lënduar kishte mbetur edhe nusja në dasmë, ku dyshohet se shkaktari kishte qenë Shpat Kasapi. Autoritetet në Kosovë kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të incidentit.

Shpat Kasapi në një reagim në rrjetet sociale nuk i mohoi lajmet, por u kërkon mediave që të mos e ekzagjerojnë shumë. Ai thotë se është mirë me shëndet dhe se sihte vetëm një keqkuptim me dasmorët dhe asgjë për t’u shqetësuar,.

“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” – shkruan këngëtari në një postim në InstaStory.

Shpat Kasapi gjatë një interviste të dhënë vite më parë, deklaronte se ishte i dhënë pas sherrit fizik. Ai ishte shprehur se në moshën 25-26 vjeçare ka qenë një person i dhunshëm.

I pyetur nga prezantuesja e emisionit, ai pranoi se kishte qëlluar ish-të dashurën e tij pasi e kishte kuptuar se ajo e tradhtonte.

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026

07:30 - 07/08/26
Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme
Horoskopi

Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

07:30 - 06/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

07:45 - 04/08/26
Para
Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

PSG dhe Aston Villa gati për finalen e Superkupës së Europës, publikohen formacionet zyrtare
Sport

PSG dhe Aston Villa gati për finalen e Superkupës së Europës, publikohen formacionet zyrtare

19:57 - 12/08/26

PSG dhe Aston Villa kanë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Superkupës së Europës. Sfida do të zhvillohet sonte në...

Lexo më shumë
Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Zhupa: 74 ditë përballë pushtetit, rinia nuk tërhiqet!

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Zhupa: 74 ditë përballë pushtetit, rinia nuk tërhiqet!

19:31 - 12/08/26
Rama përplaset me kryebashkiakët për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

Rama përplaset me kryebashkiakët për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

19:13 - 12/08/26
Ronaldo lë pas rivalitetin, ngushëllon Messin për ndarjen nga jeta të babait

Ronaldo lë pas rivalitetin, ngushëllon Messin për ndarjen nga jeta të babait

18:56 - 12/08/26
Zjarri në Krujë, evakuohen banorët në lagjen “Abaze”! Flakët rrezikojnë të përhapen drejt banesave

Zjarri në Krujë, evakuohen banorët në lagjen “Abaze”! Flakët rrezikojnë të përhapen drejt banesave

18:01 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com