GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pesë gazetarë të “Al Jazeera”-s vriten në një sulm izraelit

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Pesë gazetarë të “Al Jazeera”-s vriten në një sulm izraelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë gazetarë të “Al Jazeera”-s janë vrarë në një sulm izraelit pranë spitalit “Al-Shifa” të qytetit të Gazës, sipas BBC-së.

Korrespondentët Anas al-Sharif dhe Mohammed Qreiqeh, së bashku me kameramanët Ibrahim Zaher, Mohammed Noufal dhe Moamen Aliwa, ishin në një tendë për gazetarët në portën kryesore të spitalit kur u goditën për vdekje, raportoi “Al Jazeera”.

“Vrasja ishte në tjetër sulm i hapur dhe i paramenduar ndaj lirisë së shtypit”, tha Al Jazeera” në një deklaratë.

Menjëherë pas sulmit, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan se kishin goditur Anas al-Sharif, duke shkruar në një postim në Telegram se ai kishte “shërbyer si kreu i një qelize terroriste në Hamas”.

IDF nuk përmendi asnjë nga gazetarët e tjerë që u vranë.

Në total, shtatë persona vdiqën në sulm, raporton “Al Jazeera”. Transmetuesi fillimisht tha se katër nga stafi i tij ishin vrarë, por e ndryshoi atë në pesë disa orë më vonë.

Redaktori i saj menaxhues, Mohamed Moawad, i tha BBC-së se al-Sharif ishte një gazetar i akredituar i cili ishte “zëri i vetëm” që bota të dinte se çfarë po ndodhte në Rripin e Gazës.

Gjatë gjithë luftës, Izraeli nuk i ka lejuar gazetarët ndërkombëtarë të hyjnë në Gaza të raportojnë lirisht. Prandaj, shumë media mbështeten te gazetarët vendas brenda territorit për mbulim.

“Ata u goditën në tendën e tyre, nuk po mbulonin nga vija e frontit,” tha Moawad për sulmin izraelit.

“Fakti është se qeveria izraelite po dëshiron të heshtë mbulimin e çdo kanali raportimi nga brenda Gazës,” tha ai për programin “The Newsroom”.

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Në mes të sezonit, turistët zgjohen të tronditur nga shëpthimi i 32 kg tritol në Vlorë – VIDEO

Në mes të sezonit, turistët zgjohen të tronditur nga shëpthimi i 32 kg tritol në Vlorë - VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

DW: Kryeministri Rama përjashtoi dorëheqjen, studentët vijojnë protestat në Tiranë
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestave, Gjykata e Tiranës liron 8 të mitur

14:46 - 22/10/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e tetë të miturve të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit, pasi ka...

Lexo më shumë
U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

Ergys Agasi kërkon në GJKKO kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij

14:30 - 22/10/26
IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

14:13 - 22/10/26
Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

13:54 - 22/10/26
Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

13:44 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com