GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Delvina zgjohet e shkrumbuar nga zjarri, nis ndërhyrja nga ajri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Delvina zgjohet e shkrumbuar nga zjarri, nis ndërhyrja nga ajri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Delvina përjetoi një natë tmerri nga zjarri i madh dhe i rrezikshëm që iu afrua qytetit, por edhe për shkak se Shqipëria nuk ka mjetet e nevojshme për përballimin e situatave të tilla.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ka filluar edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e kësaj vatre të madhe zjarri në Delvinë.

Shërbimet zjarrfikëse po përballen me pajisje dhe një flotë automjetesh tejet të vjetruara, duke nxjerrë në pah një problem të gjerë të mungesës së investimeve në infrastrukturën e emergjencave civile.

Ashtu si çdo vit, sërish po trokasim tek shtetet fqinje që të na ndihmojnë me avionë për të bërë të mundur shuarjen e zjarreve, të cilët dalin jashtë kontrollit.

Çfarë ndodhi gjatë natës

Banorët e Delvinës i kaluan orët e para të së mërkurës në rrugë dhe të panikosur nga frika e rrezikut të zjarrit të madh që përfshiu zonën. Ndërsa flakët përhapeshin me shpejtësi, vazhdimisht dëgjoheshin shpërthime municionesh, ndërkohë që Delvina ishte nën pushtetin e flakëve dhe të tymit.

Situata ishte tepër problematike, ndërkohë që era e favorizonte përhapjen e flakëve me shpejtësi.

Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive të jugut por edhe të ardhura nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë bënë të mundur shuarjen e zjarrit që ishte pranë qytetit.

Rreth 10 qytetarë, mes tyre 4 nga forcat e ushtrisë, shfaqën probleme me frymëmarrjen dhe plagë të lehta, të cilët u trajtuan nga personeli mjekësor.

Ndërkohë, raportohet edhe për një viktimë të dytë, por deri më tania sgjë nuk është konfirmuar.

Etiketa: DelvineKryesore1Zjarr

Lajme të lidhura

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani
Aktualitet

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani

17:00 - 20/08/26
Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit
Aktualitet

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit

16:34 - 20/08/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

16:29 - 20/08/26
Para
Berisha: Në Delvinë ka shpërthime granatash! Nuk pati asnjë ndërhyrje nga ajri paradite

Denoncimi: Hormova rrezikon të shkrumbohet, s’ka asnjë mbështetje për shuarjen e flakëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës
Sport

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

17:17 - 20/08/26

Sektori i Arbitrimit në FSHF, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet...

Lexo më shumë
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani

17:00 - 20/08/26
Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit

16:34 - 20/08/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

16:29 - 20/08/26
Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

16:00 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com