GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikant droge/ Pashk Rrapi i “Alesio 2014”, leje për 3 kulla në emër të ekonomistes dhe krushkut

20:02 - 22/08/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Trafikant droge/ Pashk Rrapi i “Alesio 2014”, leje për 3 kulla në emër të ekonomistes dhe krushkut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qershor të vitit 2022, SPAK goditi Pashk Rrapin, i njohur në botën e krimit edhe me emrat Pashuk Gjini dhe Anton Gjinaj. Ky emër ishte prej kohësh në listën e zezë të agjencive ligjzbatuese, i etiketuar si një nga baronët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ajo që SPAK prezantoi asokohe si një fitore të madhe kundër pasurisë së krimit të organizuar, ishte sekuestroja e një perandorie të tërë financiare.

Rrapi zotëronte, përmes kompanisë kryesore “Alesio 2014”, një rrjet aktivitetesh në ndërtim, ku dyshohet se kanalizoheshin miliona euro nga trafiku i drogës. SPAK i vuri nën sekuestro kompaninë, bashkë me 22 pasuri të tjera që përfshinin toka, apartamente, makina dhe llogari bankare.

Në atë kohë, u fol për një sukses të madh. Por tre vite më pas, hulumtimi i Dosja.al tregon se goditja e SPAK ka rezultuar një “flluskë”: rrjeti i Rrapit ka vijuar aktivitetin duke përdorur njerëz të afërt si kamuflim. E më konkretisht, ekonomisten dhe krushkun e Pashk Rrapit.

Vetëm katër muaj pas sekuestrimit të pasurisë së Rrapit, më 10 tetor 2022, ekonomistja e “Alesio 2014”, Arjola Hysa, 30 vjeçe, regjistron në QKB një kompani të re: “Hein Invest shpk”, me kapital vetëm 100 mijë lekë. Për 3 vite, kompania nuk ka dorëzuar asnjë bilanc financiar. Megjithatë, kjo kompani fantazmë arrin aty ku shumë investitorë të tjerë nuk munden dhe merr leje për dy projekte gjigante ndërtimi.

Ekonomistja e Pashk Rrapit, Arjola Hysa ka marrë dy leje:

Leja e parë: në nëntor 2024, për një kompleks prej tre kullash me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, në Sheshin Shqiponja.

Leja e dytë: në janar 2025, për një tjetër kompleks rezidencial, këtë herë me 24, 26 dhe 28 kate mbi tokë

Dy leje ndërtimi brenda dy muajsh për një kompani pa bilanc, pa punonjës dhe të lidhur ngushtë me një të dënuar për trafik droge.

Të gjitha këto leje janë miratuar nga agjencia e drejtuar nga Adelajda Roka, vëllezërit e të cilës ndërkohë janë në burg për një tjetër hetim të SPAK-ut për përfshirje në trafikun e drogës të grupit të Suel Çelës.

Në fillim të vitit 2025, në lojë hyn edhe një tjetër emër: Viktor Kola, krushku i tij. Ai regjistron kompaninë “Midha shpk”, në vitin 2022 me të njëjtat karakteristika si “Hein Invest”: pa kapital real, pa bilance, pa punonjës.

Megjithatë, më 26 mars 2025, kjo kompani përfiton leje ndërtimi për një tjetër projekt: “Guri Tower”, një kullë që do të ngrihet në Tiranë.

Ligjërisht, SPAK ka bllokuar pasuritë dhe aktivitetet që lidhen drejtpërdrejt me emrin e Pashk Rrapit. Por ligji nuk ndalon që njerëzit e afërt të krijojnë kompani të reja dhe të marrin leje ndërtimi, edhe nëse lidhjet janë të dukshme.

Në këtë rast, dy persona të varur ekonomikisht dhe familjarisht nga Rrapi, kanë marrë në dorë projekte ndërtimi me vlerë dhjetëra miliona euro.

Një pyetje ngrihet natyrshëm: ku do t’i gjejnë fondet? Bankat kërkojnë bilance e garanci për kredidhënie, ndërsa këto kompani nuk kanë asnjë aktivitet financiar. Përgjigjja është e thjeshtë: paratë që nuk mund të kalojnë në emër të Rrapit, riciklohen përmes të besuarve të tij.

Redaksia jonë kontaktoi si Arjola Hysën, ekonomisten e kthyer në “ndërtuese”, ashtu edhe Viktor Kolën, krushkun e Rrapit, për të marrë një koment.

Asnjëri prej tyre nuk pranoi të përgjigjej deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi./Dosja.al

Etiketa: Alesio 2014Anton GjinajArjola HysaKryesore1Pashk RrapiPashuk GjiniViktor Kola

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
E rëndë, furgoni shtyp djalin 2-vjeçar në oborrin e shtëpisë

E rëndë, furgoni shtyp djalin 2-vjeçar në oborrin e shtëpisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com