GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama sulmoi gjyqtarët/ KLGJ “kundërshton” kryeministrin, pa guxuar t’i përmendë as emrin

17:57 - 29/08/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama sulmoi gjyqtarët/ KLGJ “kundërshton” kryeministrin, pa guxuar t’i përmendë as emrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i qeverisë Edi Rama prej javësh ka vënë në shënjestër gjyqtarë që i dalin kundër propagandës së tij.

Gjyqtarët kanë një institucion i cili duhet t’i mbrojë, që është Këshilli i Lartë Gjyqësor, por edhe si në reagime të tjera të tyre, drejtuesit e KLGJ-së, e kanë treguar edhe herë se i janë nënshtruar Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lloj pavarësie.

Pasditen e sotme KLGJ ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës. i cili ka kritikuar publikisht disa gjyqtarë, përfshirë “gjykatësi Ligoraq”(siç e quajti Rama me ironi), prokuroren Gjeli dhe gjyqtarët Balliu e Demiri, lidhur me vendime për ndërtime pa leje në Tiranë. Rama publikoi edhe foto të objekteve dhe paralajmëroi se disa vendime do të ankimohen nga Ministria e Drejtësisë.

Në reagimin e tij, Rama mohoi që deklaratat e tij të përbënin presion ndaj gjyqtarëve, duke i konsideruar si pjesë të qëndrimit të tij në mbështetje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe ndërtimeve pa leje. Ai paralajmëroi gjithashtu se emrat e gjyqtarëve të përfshirë në vendime për ndërtimet pa leje do të regjistrohen në një dosje që Ministria e Drejtësisë do t’i dërgojë organeve të kontrollit të gjyqësorit.

Por, Këshilli i Lartë Gjyqësor, reagon me një deklaratë të paqartë dhe, mbi të gjitha, pa guxuar t’i përmendin emrin e Edi Ramës, i cili ka dalë publikisht kundër gjyqtarëve duke u publikuar emrat dhe fotot.

Në deklaratën e saj KLGJ flet për ‘subjekte publike apo private’, që duket se është bërë vetëm për të ‘larë gojën’, e jo për të mbrojtur ndokënd, e duke mos i shërbyer aspak të vërtetës.

Në fakt nuk ka asnjë ‘subjekt’ tjetër që ka sulmuar gjyqtarët përveç Edi Ramës. Kjo gjuhë me një deklaratë qesharake, është tregues i një institucioni që ka frikë dhe nuk ka më asnjë pavarësi për të mbrojtur sistemin, siç duhej të ndodhte.

Duke mos i përmendur emrin Edi Ramës, KLGJ ka dështuar në misionin e vet, atë të mbrojtjes së gjyqtarëve.

Deklarata

Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke ju nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Në një shtet të së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parim themelor dhe gjyqtari ushtron funksionet në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar faktet dhe interpretuar ligjin, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm.

Këshilli ju bën thirrje gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.

KLGJ në përputhje me kompetencat kushtetuese, shpreh mbështetjen e plotë ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe përpjekjeve të tyre të përditshme në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik. Po ashtu i inkurajon ata të ushtrojnë funksionin e tyre, në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur nga çdo ndikim i jashtëm.

Në një shtet të së drejtës – i cili sot është më pranë se kurrë aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – vetëm përmes një sistemi gjyqësor të pavarur mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi efektive, e cila meriton besimin e publikut.

 

Etiketa: KLGJKryesore1Ramareagim

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Priten stuhi dhe reshje gjatë fundjavës/ Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes me shpejtësinë!

Priten stuhi dhe reshje gjatë fundjavës/ Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes me shpejtësinë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com