GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tenderi i Digës së Zadejës/ Bardhi: SPAK të hetojë dyshen Balluku-Verdho, dëm shtetit 5 milionë euro

15:36 - 01/09/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi i Digës së Zadejës/ Bardhi: SPAK të hetojë dyshen Balluku-Verdho, dëm shtetit 5 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar sot përsëri lidhur me kallëzimin penal të depozituar ndaj Belinda Ballukut lidhur me tenderin për ndërtimin e paneleve diellore në Digën e Zadejës, me vlerë 8.13 milionë euro. Sipas kallëzimit të Bardhit, në këtë projekt Belinda Balluku ka fryrë kostot, duke i shkaktuar një dëm prej 5 milion euro Buxhetit të Shtetit.

Duke shfrytëzuar një tender të njëjtë të realizuar nga vetë SPAK për ndërtimin në godinën e tij të paneleve diellore, Bardhi thotë se konstatohet se vlera e projektit për të njëjtin shërbim është afërsisht dy herë më e ulët se i njëjti shërbim i prokuruar nga Belinda Balluku në projektin e Digës së Zadejës. Për Gazment Bardhin kjo provon akuzën e bërë prej tij për fryrje të kostove dhe vjedhjen e të paktën 5 milion euro nga Belinda Balluku.

Në rrjetin e tij social Facebook, duke krahasuar kostot të të dyjave projekteve, Gazment Bardhi shprehet se nëse tenderi për ndërtimin e paneleve diellore në Digën e Zadejës do të zhvillohej nga SPAK, atëherë ky projekt do t’i kushtonte Buxhetit të Shtetit 3.6 milionë euro ose 4.5 milionë euro më pak se sa i ka kushtuar dyshes Balluku-Verdho, për të cilët kërkon nga SPAK hetim.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

 

PALIGJSHMËRIA DHE ABUZIMI I BELINDA BALLUKUT ME 5 MILION EURO PROVOHET NGA NJË TENDER QË KA REALIZUAR VETË SPAK NË GUSHT 2025!

Në 4 nëntor 2024, kam kallëzuar në SPAK tenderin korruptiv për ndërtimin e paneleve diellore në Digën e Zadejës, me vlerë 8.13 milionë euro, që mban firmën e Belinda Ballukut dhe vartësit të saj, Ergys Verdho, duke i shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm prej të paktën 5 milionë euro që dihet se në xhepat e kujt kanë përfunduar.

Konkretisht, kompania fituese e tenderit do të ndërtonte kapacitetin prej 1 MWp për vlerën 985 mijë euro, ndërsa e njëjta kompani në sektorin privat kishte ndërtuar të njëjtin kapacitet për vlerën 365 mijë euro ose 620 mijë euro më pak. Pra, nëse panelet diellore në Digën e Zadejës do të ndërtoheshin me të njëjtat çmime si në sektorin privat, atëherë Buxheti i Shtetit do të kursente së paku 5 milionë euro.

Por, paligjshmëria dhe abuzimi në këtë procedurë prokurimi publik provohen edhe nga një tender që ka realizuar vetë SPAK në gusht 2025 për ndërtimin e paneleve diellore në tarracën e institucionit. Konkretisht, SPAK ka shpallur tenderin me fond limit 80 mijë euro për 180 kWp ose 444.4 euro për kWp. Ndërsa, në tenderin e organizuar nga dyshja Balluku-Verdho, një kWP i kushton Buxhetit të Shtetit 985 euro, më shumë se dyfishi i kostos së SPAK.

Nëse tenderi për ndërtimin e paneleve diellore në Digën e Zadejës do të zhvillohej nga SPAK, atëherë ky projekt do t’i kushtonte Buxhetit të Shtetit 3.6 milionë euro ose 4.5 milionë euro më pak se sa i ka kushtuar dyshes korruptive Balluku-Verdho, duke provuar kështu dëmin e rëndë që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit, parave të taksaguesve shqiptarë, me qëllim përfitimin e paligjshëm të kompanive private të lidhura me këtë dyshe.

Dokumentet e tenderit të zhvilluar nga SPAK në gusht 2025, të cilat pavarësisht se prokurorët e posaçëm i kanë, do t’ua vëmë sërish në dispozicion, përbëjnë provën e pakundërshtueshme të paligjshmërisë, abuzimit dhe korrupsionit në sektorin e energjisë elektrike, me autore Belinda Ballukun dhe vartësit e saj, drejtues të kompanive publike. Vetë SPAK-u ka arritur të provojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ndodhemi së paku në kushtet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Prandaj, thirrja ime për prokurorët e SPAK që po merren me hetimin e kësaj afere korruptive, është të veprojnë menjëherë dhe pa vonesë për të konkluduar hetimet e tyre dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore dyshen Balluku-Verdho për veprimet dhe mosveprimet e tyre të paligjshme me pasoja shumë të rënda për Buxhetin e Shtetit dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO)
Aktualitet

Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO)

11:59 - 27/12/25
Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës
Aktualitet

Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

11:45 - 27/12/25
Braçe denoncon: Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin
Aktualitet

Braçe denoncon: Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin

11:30 - 27/12/25
Para
Ndërron jetë shoferi, udhëtari plagoset rëndë në autostradën Fier-Vlorë, makina e turistes goditi nga pas kamionçinën

Ndërron jetë shoferi, udhëtari plagoset rëndë në autostradën Fier-Vlorë, makina e turistes goditi nga pas kamionçinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO)
Aktualitet

Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO)

11:59 - 27/12/25

Llixhat e Bënjës në Përmet, të njohura për bukurinë dhe ujërat e tyre termalë, po kthehen nga një atraksion natyror...

Lexo më shumë
Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

11:45 - 27/12/25
Braçe denoncon: Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin

Braçe denoncon: Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin

11:30 - 27/12/25
Polici që shpëtoi protestuesin nga flakët, vlerësohet me certifikatë nga Drejtori i Policisë

Polici që shpëtoi protestuesin nga flakët, vlerësohet me certifikatë nga Drejtori i Policisë

11:15 - 27/12/25
Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote

10:59 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com