GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

14:13 - 02/09/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme, ku I paraqet informacione shtesë mbi atë që e quan afera e Belinda Ballukut me parkun fotovoltaik në Digën e Zadejës.

Bëhet fjalë për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës, ku KESH ka lidhur kontratë me vlerë 8.13 milionë euro, ose 97% e fondit limit të tenderit. Sipas Bardhit, është një vjedhje e hapur prej 5 milionë eurosh, dëm i shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit, ku përgjegjësit kryesorë janë Belinda Balluku dhe Ergys Verdho.

Bardhi ka bërë publike shkresën, ku ndër të tjera ka kërkuar edhe informacion mbi ecurinë e hetimeve.

Vjedhja e hapur e 5 milion eurove nuk mund të zvarritet apo lihet në harresë. Përpara ligjit nuk duhet të ketë persona të paprekshëm.” – shkruan Bardhi.

Shkresa e plotë drejtuar SPAK nga Gazment Bardhi:

I nderuar z. Drejtues i Prokurorisë,

Me shkresën e datës 04.11.2024, marrë nga ana juaj në datën 06.11.2024, kemi përcjellë një informacion për fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetases Belinda Balluku, me detyrë Zëvëndëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Konkretisht, informacioni i përcjellë kishte të bënte me procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, për të cilën në datën 14.08.2023, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (“KESH” sh.a.), ka lidhur kontratën me vlerë 812.702.500 lekë ~ 8.13 milionë euro ose 97% e fondit limit.

Kjo procedurë prokurimi ngrinte dyshime të forta për abuzim dhe paligjshmëri, pasi oferta e kontraktuar nga KESH sh.a., për 1 MWp në Digën e Zadejës është 98.509.000 lekë ~ 985.000 euro për MWp. Ndërsa, oferta ekonomike nga e njëjta kompani zbatuese dhe ofertuese për një projekt tjetër me kërkesa teknike edhe më të larta, e financuar me fonde jopublike, është 365.000 Euro për MWp ose 620.090 euro më pak se vlera e kontraktuar nga KESH sh.a. Pra, nëse projekti “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, me kapacitet 8.25 MWp do të ndërtohej me të njëjtën çmim që e njëjta kompani ka kontraktuar në sektorin privat, ky projekt do të kapte vlerën 8.25 MWp x 365.000 euro = 3.011.250 euro ose 5.115.775 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a. Ndërkohë që oferta e dytë tregtare për një instalim me kapacitet 10 MWp i dhënë po nga ajo kompani rezulton me vlerën 375.000 Euro për MWp, që do të thotë se nëse do të aplikohej ky çmim për kontratën me KESH sh.a., atëherë vlera e kontratës do të ishte 3.093.750 euro ose 5.033.275 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a.

Kostot e fryra fiktivisht i kanë sjellë një dëm prej 5 (pesë) milionë euro Buxhetit të Shtetit, për të cilin dëm shtetasja Belinda Balluku, me detyrë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe shtetasi Ergys Verdho, me detyrë administrator i KESH sh.a., megjithëse kanë pasur dijeni të plotë për diferencën e madhe të çmimeve ndërmjet sektorit publik dhe privat për shkak se çdo projekt për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese paraqitet në MIE, me vetëdije të plotë dhe dashje kanë lejuar ardhjen e një dëmi të rëndë ekonomik në Buxhetin e Shtetit, duke sjellë përfitime të paligjshme për subjektet private që kanë lidhur kontratën me KESH sh.a.

Në fakt, fiktiviteti, paligjshmëria dhe abuzimi në këtë procedurë prokurimi publik provohen edhe nga një procedurë prokurimi që ka realizuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për nevojat e veta në tarracën e këtij institucioni me fuqi të instaluar 180 kWp, me vlerë fondi limit 80 mijë euro, ose 444.4 euro/kWp (bashkëlidhur njoftimi i kontratës, termat e referencës dhe specifikimet teknike). Ndërsa, në procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltatik në Digën e Zadejës”, 1 kWp është kontraktuar për 985 euro (540.6 euro më shumë se çmimi i prokuruar nga SPAK), çka do të thotë se kapaciteti 180 kWp i ka kushtuar Buxhetit të Shtetit 177.300 euro. Pra, për të njëjtin kapacitet instalimi prej 180 kWp, ndërmjet prokurimit të realizuar nga SPAK dhe prokurimit të realizuar nga MIE ka një diferencë prej 97.300 (më shumë se dyfishi i vlerës). Nëse procedura e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, do të ishte realizuar nga SPAK, atëherë kostoja totale do të ishte 8250 kWp x 444.4 euro = 3.666.300 euro ose 4.463.700 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a.

Kjo diferencë prej rreth 4.5 milionë euro përbën një dëm të qartë që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit nga veprimet dhe mosveprimet në kundërshtim me ligjin të shtetasve Belinda Balluku, me detyrë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ergys Verdho, administrator i kompanisë publike KESH sh.a.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të neneve 75/a, 280 dhe 281 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ky informacion shtesë, së bashku me dokumentacionin përkatës, të bëhet pjesë e fashikullit hetimor, si dhe në mbështetje të nenit 110 të Kodit të Procedurës Penale të informohemi lidhur me ecurinë e kallëzimit të datës 4.11.2024 të dorëzuar nga ana jonë, duke përfshirë veprimet hetimore të kryera deri më tani dhe gjendjen aktuale të procedimit penal.

Etiketa: BallukuBardhiKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

09:47 - 04/12/25
Para
DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com