GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pse po mërdhinë Edi Rama?!

11:15 - 12/01/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse po mërdhinë Edi Rama?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Erl Kodra

Shumëkush nga analistët e politikës – disa nga padija dhe disa nga dashakeqsia, po thonë se pas ngjarjeve në Partinë Demokratike, Edi Rama është përfituesi më i madh, dhe se largimi i tij nga pushteti tashmë do të jetë i pamundur. Në fakt, largimi i tij nga pushteti ka hyrë në fazën përmbyllëse. Dhe ja pse.

Problemi më i madh i shoqërisë ka qenë dhe mbetet lloji i shtetit që kemi ndërtuar këto 30 vite pluralizëm. Të dalë nga një sistem totalitar – ku partia shtet kontrollonte edhe zogjtë e malit – shoqëria shqiptare mbeti peng i metodave të njëjta të drejtimit, e mbytur nga korrupsioni, krimi dhe nepotizmi i të gjitha qeverive. Ne ndërtuam një shoqëri të egër klanesh dhe tarafesh, pa programe dhe ide zhvillimi të ekonomisë kombëtare, sipas parimit “peshku i madh e ha të voglin”. Partitë politike për shkaqe të njohura pushuan së qeni organizata politike, duke i ngjarë çdo ditë e më shumë organizatave sindikale. Shembulli më domethënës i këtij modeli organizimi dhe drejtimi është Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama. Ai drejton Shqipërinë njësoj sikur po drejton një organizatë kriminale, ku zyrtari i shtetit sillet si bandit në ofiqin që ia ka besuar shefi i madh. Mjafton të kujtojmë Lefter Kokën dhe Saimir Tahirin – dy legjendat e Kryeministrit Rama – që u bënë kurban për të shpëtuar shefin e madh. Me përjashtime të papërfillshme, të gjithë në atë parti janë ushtarët e Ed Chapos.

Në thelb – kështu kaluam 30 vite tranzicion të lodhshëm – të paaftë të shkëputemi dhe të prodhojmë diçka të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe faji nuk është i popullit, por i elitës politike, që u bë njësh me “elitën” ekonomike të vendit.

Ka diçka që duhet të thuhet pamëdyshje, se kjo lloj politike e ka çuar vendin buzë greminës. Shqipëria rrezikon seriozisht të kthehet në një shtet të dështuar, të paaftë të përmbushë funksionet bazë të shtetit ligjor, që lehtësisht mund të rrëshqasë në autokraci dhe anarki të plotë. Në këto rrethana – mjeti i vetëm politik mbetet opozita.

Hmm, opozita?!

Domethënë e njëjta opozitë, me të njëjtat figura, me të njëjtat kontribute (lexo korrupsion) – të lidhur duar këmbë me të njëjtën masë oligarkësh – që ndërton pallate dhe la para droge prej tre dekadash? Domethënë, të përsërisim të njëjtën gjë që kemi bërë këto 30 vjet, duke alternuar një pushtet që nuk largon dhe ndëshkon të korruptuarit, të asnjërës palë? Për të ruajtur të njëjtën status-quo, të njëjtin standard, të njëjtat metoda? Dhe kështu të presim t’i japim fund korrupsionit, pandëshkueshmërisë dhe pushtetit të krimit të organizuar?! Me një reformë drejtësie të dështuar, të paaftë të përmbushë detyrat që ia ngarkon ligji? Që të përsërisim të njëjtën gjë – pambarimisht – deri në vitin 2050?!

Kjo ishte alternativa e opozitës?!

Që një shoqëri të ndryshojë, së pari duhet të ndryshojë opozita – në qasjen publike, në burime njerëzore, në programe dhe ide politike. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për hir të askujt, për më tepër për interesa të të njëjtëve, që vazhdojnë ta konsiderojnë PD-në pronë private. Partitë politike janë asete të gjithë shoqërisë, një parti politike nuk mund të trashgohet, as nuk mund të shitet, as të blihet. Ajo ngrihet mbi ide, jo mbi aksione. Vetëm organizatat kriminale trashgohen, ato janë pronë e klanit, familjes.

Prandaj ndryshimi ishte i domosdoshëm – sepse ky ndryshim i duhej Shqipërisë.

Edi Rama e di mirë se çfarë ka ndodhur dhe po ndodhë në Partinë Demokratike. Ai e ndjenë se ndryshimi i opozitës është prova se ajo po përgatitet për të ardhur në krye të punëve. Ai është i tmerruar nga bjerrja e pushtetit dhe prishja e status-quos në opozitën shqiptare. Ai e sheh se agallarëve të tij lokal po u bien kokat njëri pas tjetrit, të mbytur nga krimi dhe korrupsioni. Të gjitha shenjat tregojnë se fundi i tij është afër, dhe se deti i elektoratit gri po egërsohet, për të përmbytur anijen e shpartalluar nga krimi dhe korrupsioni.

Shpresa e fundit e tij është diversioni, dhe mesazhet e koduara. Për të penguar ndryshimin që po ndodhë në Partinë Demokratike. Prandaj nuk është aspak çudi lufta e pisët që zhvillohet në të gjitha frontet kundër Partisë Demokratike – për të penguar ndryshimin – për të ruajtur pushtetin politik dhe ekonomik.

Një popull i vogël dhe i varfër – me një elitë të korruptuar – e ka të vështirë ndryshimin – por jo të pamundur. Duket se Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar në kohë se ky vend nuk ka nevojë kreshnikë dhe demagogë, por për politikanë që për herë të parë të sillen si njerëz. Prandaj ata inicuan ndryshimet tek Partia Demokratike, si mundësia më e mirë që t’i jepet fund tranzicionit, dhe vendi të futet në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm.

Sigurisht që ka edhe arsye të tjera – të lidhura kryesisht me arsye të gjeopolitikës rajonale, por për këto një herë tjetër.

Lajme të lidhura

Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Coutinho lë Barcelonën, prezantohet te Aston Villa: Kënaqësi të jem në këtë klub

Coutinho lë Barcelonën, prezantohet te Aston Villa: Kënaqësi të jem në këtë klub

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë pasi denoncoi Ramën dhe bashkëshorten e tij
Aktualitet

Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë pasi denoncoi Ramën dhe bashkëshorten e tij

13:47 - 26/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Adriana Kalaja, ka marrë kërcënime...

Lexo më shumë
“Lojtarët tanë do ta hanë barin!” Çfarë deklaronte Sylvinho tre vite më parë kur Shqipëria dhuroi spektakël në Poloni

“Lojtarët tanë do ta hanë barin!” Çfarë deklaronte Sylvinho tre vite më parë kur Shqipëria dhuroi spektakël në Poloni

13:28 - 26/03/26
Këlliçi: Deklarata e Marta Kos, një qokë politike për Ramën!

Këlliçi: Ka nisur një eksod tjetër për shqiptarët, shkojnë te vendet fqinje për të blerë naftë e ushqime

13:13 - 26/03/26
Hakerët iranianë sulmuan Postën Shqiptare, ministri Demo ngre supet: Nuk di nëse të dhënat janë vjedhur

Hakerët iranianë sulmuan Postën Shqiptare, ministri Demo ngre supet: Nuk di nëse të dhënat janë vjedhur

13:01 - 26/03/26
PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit

PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit

12:37 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com