GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Siguria ushqimore në pikën më të ulët, ne dhe fëmijët tanë nuk dimë çfarë konsumojmë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i EUROSTAT, Tabaku: Sektorët kryesorë janë lënë në harresë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me rastin e fundit të bllokimit të pjeshkëve shqiptare në kufirin me Kroacinë për shkak të nivelit të lartë të kimikateve.

Tabaku kujtoi se ky është rasti i radhës pas mandarinave, domateve dhe specave që janë ndaluar më herët në vendet e BE-së si rezultat i sistemit europian të kontrollit ushqimor.

Sipas saj, kjo tregon se sistemi i ngritur nga qeveria nuk funksionon dhe lë qytetarët pa asnjë garanci për produktet që konsumojnë.

“Ne nuk e dimë se çfarë konsumojnë fëmijët tanë. Ndërkohë që shteti merret me rigonin në male, maunet me produkte të pasigurta kalojnë lirshëm në treg me siguri ushqimore zero”, theksoi Tabaku.

Ajo nënvizoi se Shqipëria sot ka nevojë për gjëra normale si siguria ushqimore, furnizimi i pandërprerë me ujë, shkolla të sigurta dhe rrugë të mira. “Gjithë të tjerat janë ëndrra në beze,” përfundoi Tabaku.

Postimi

Siguria ushqimore është në pikën më të ulët.

Mbas mandarinave të bllokuara në dhjetor të vitit të shkuar, mbas domateve e specave, erdhi radha e pjeshkave të bllokohen në kufi me Kroacinë si rezultat i sistemit të koordinimit Europian për sigurinë ushqimore.

Ne nuk e dimë se çfarë produktesh konsumojmë ne dhe fëmijët tanë, çfarë produktesh vendosen në tryezat tona. Sepse sistemi që kemi ndërtuar në bujqësi nuk mbështet fermerin, nuk garanton kontrollin e kimikateve që përdoren dhe nuk siguron cilësinë e produkteve që dalin në treg.

Ndërkohë që shteti merret me rigonin që mblidhet në male dhe sheh nëse shitet me fatura apo pa fatura, maunet me produkte të pasigurta kalojnë lirshëm në tregje. Ky është sistemi që është ngritur.

Shqipëria sot ka nevojë për gjëra normale: për siguri ushqimore, për ujë 24 orë, për rrugë të sigurta, për shkolla të sigurta. Vetëm pas këtyre, mund të flasim për ëndrra të tjera që shpesh mbeten në letër.

Etiketa: Kryesore1siguriTabakuushqim

Lajme të lidhura

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal
Aktualitet

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë
Aktualitet

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26
Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës
Aktualitet

Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

19:37 - 10/09/26
Para
Viti i ri shkollor, ‘Astiri’ me 70 mijë banorë vazhdon të mbetet pa kopshte e shkolla publike

Viti i ri shkollor, ‘Astiri’ me 70 mijë banorë vazhdon të mbetet pa kopshte e shkolla publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal
Aktualitet

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26

Të shtunën pritet që të mbahet protestë e madhe, me pjesëmarrjen edhe të Diasporës. Një nga protestuesit deklaroi se diaspora...

Lexo më shumë
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26
Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

19:43 - 10/09/26
Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

19:37 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com