GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dosja “McGonigal”, gazetarja: Ja cila është aktakuza më e fortë ndaj kryeministrit

19:49 - 06/09/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Dosja “McGonigal”, gazetarja: Ja cila është aktakuza më e fortë ndaj kryeministrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala, ka hedhur dritë mbi një nga detajet më të rëndësishme të dosjes “McGonigal”, të cilën e cilëson si një njollë të zezë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gazetarja u ndal veçanërisht te një fragment i aktakuzës, të cilin e cilësoi si elementin më të rëndë që implikon politikisht Kryeministrin Edi Rama.

“Në faqen 7 të aktakuzës, përmendet një episod i datës 9 shtator 2017, kur McGonigal i dërgon një foto të tij me Ramën një miku të tij dhe i shkruan një tjetër miku se ‘Rama po reformon drejtësinë në Shqipëri dhe kjo ofron shumë mundësi’. Ky është për mua akuza më e rëndë morale dhe politike që i bëhet Ramës,” tha ajo.

Lala pranoi mundësinë që Rama mund të mos përballet kurrë me ndonjë ndëshkim ligjor, të paktën në këtë fazë, por thekson se pasojat morale dhe politike të kësaj dosjeje do të mbeten gjatë në historikun e tij.

 

 

Klodiana Lala: “McGonial, dosje që është një njollë e zezë në marrëdhëniet e vendit tojë me SHBA. Kjo dosje duhej hetuar dhe të tregonte integritetin e institucioneve shqiptare.

Ka një hetim të çelur për takimet me Ramën, janë pyetur dhe persona që përmendin në aktakuzë si Agron Nezha, Dorian Ducka, por ajo që më bëri përshtypje ishte që në faqen 7 në aktakuzë ishte një detaj që flitej për reformën në drejtësi.

Aty thuhet se më 9 shtator 2017 MacGonigal i dërgoi një foto të tij dhe Ramës një mikut të tij dhe i shkroi një tjetër miku se Rama po reformonte drejtësinë në Shqipëri dhe kjo ofronte shumë mundësi. Kjo aktakuza më e rëndë që i bëhet për mendimin tim Ramës si kryeministër i vendit. Njeriu që duhet të hetonte, korruptohet.

Amerikanët nuk e falin kurrë faktin që një kryeministër të shkojë deri aty sa të shkojë e të ketë lidhje okulte me njeriun e tyre. Rama mbase kurrë nuk do të penalizohet ligjërisht por moralisht kjo është çështja që do ta rëndojë më shumë në jetën e tij politike apo jo”.

Ndërkaq vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH) ka ngjallur reagime të forta në skenën politike shqiptare, veçanërisht për shkak të kohës së ndjeshme në të cilën ndodhi – vetëm pak ditë përpara krijimit të kabinetit të ri qeverisës.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, theksoi se vizita ka krijuar shqetësim në radhët e mazhorancës, sidomos tek Kryeministri Rama, i cili po përpiqet të shmangë përfshirjen në kabinet të personave që janë nën hetim nga SPAK.

Sipas saj, nëse një ministër i ri rezulton nën hetim, kjo do të ishte një goditje e fortë për Ramën, duke ndikuar negativisht në imazhin e tij politik dhe ndërkombëtar. Kjo bëhet edhe më e ndjeshme pas një sërë emrash të përfshirë në hetime në vitet e fundit, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ish-deputetin Jurgis Çyrbja, si dhe ish-ministrin Ilir Beqaj.
Lala theksoi gjithashtu se SHBA kanë qenë mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi, por mënyra se si ajo është implementuar në praktikë, sipas saj, ka pasur mangësi.

 

 

“SPAK e ka deklaruar që një ministër është nën hetim por nuk është bërë e ditur emri i tij. Vizita e Dumanit në DASH e ka “trazuar” Ramën pasi do të përpiqet të shmangë nga kabineti persona nën hetim, ndaj i duhet sa më shumë informacion. Marrja e ministri nën hetim do ta godiste Ramën. Ju e dini sa ka pasur rrugës që janë prekur, është Koka, Veliaj, Çyrbja, Beqaj etj. Ka shumë çështje të tjera që janë diskutuar, por SHBA nuk flet me emra, por me prioritete.

SHBA ishin mbështetësit e fortë të reformës, Shqipëria kishte nevojë për një reformë dhe shkundje të sistemit, por mënyra si u bë ishte e gabuar”, tha ajo.

Lala u shpreh se asnjë informacion konkret nga takimi mes kreut të SPAK Altin Dumani dhe zyrtarit të DASH në Uashington nuk ka dalë, megjithatë ajo përmendi disa çështje të mundshme që mund të kenë qenë në fokusin e diskutimeve.

“Dukej sikur SHBA-të kishin tërhequr vëmendjen nga politika shqiptare dhe se SPAK kishte humbur mbështetjen e tyre. Por ky takim i thirrur në këtë moment kaq të ndjeshëm tregon qartë se SPAK shihet si partneri kryesor dhe strategjik i SHBA në Shqipëri,” u shpreh Lala.

Klodiana Lala: Kryeministri Rama ka dështuar për të patur takim me zyrtarë të lartë të SHBA, duket se ka pasur një heqje të vëmendjes të SHBA nga politika shqiptare dhe u duke sikur SPAK  kishte humbur mbështetjen e tyre por thirrja e Dumanit pak kohë para krijimit të kabinetit të ri qeverisës, kur flitet shumë për korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ka pasur disa goditje në nivelet e larta, SPAK mesa duket shihet si partneri kryesor dhe strategjik I SHBA.

 

 

Kushdo që pretendon se ka të dhëna në lidhje me atë që është diskutuar në takim po jep një lajm të rremë, pasi në takim ka qenë vetëm Dumani dhe përfaqësuesi i DASH.

Një ndër çështjet që e shoh është ajo e McGonigal, SPAK ka dërguar një letërporosi në SHBA që deri tani nuk ka ardhur, ndoshta ka qenë pjesë e diskutimit. Ka një sërë çështjesh që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Është çështja e LSI.

Sa i përket krijimit të kabinetit të ri, një ndër pikat që media ka raportuar në përzgjedhjen e ministrave të rinj, është që Rama dërgon në poste kryesore njerëz që nuk kanë probleme me SPAK. Pra ai në një farë mënyrë është i interesuar se cilët nga ministrat aktualë jkanë nën hetim nga SPAK”, u shpreh ajo.

Etiketa: Dosja MCGonigalKryesore1

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
I penduari i drejtësisë dërgohet në urgjencën e QSUT, ka shfaqur probleme në zemër

I penduari i drejtësisë dërgohet në urgjencën e QSUT, ka shfaqur probleme në zemër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com