GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I penduari i drejtësisë dërgohet në urgjencën e QSUT, ka shfaqur probleme në zemër

20:24 - 06/09/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
I penduari i drejtësisë dërgohet në urgjencën e QSUT, ka shfaqur probleme në zemër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është transportuar mbrëmjen e sotme në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” QSUT në Tiranë, pas komplikacioneve shëndetësore.

Burimet bëjnë me dije se Dumani ka shfaqur simptoma të takikardisë, rritje të rrahjeve të zemrës, të shoqëruara më pas edhe me vështirësi në frymëmarrje.

Ai është shoqëruar me masa të larta sigurie nga Forcat Speciale të Burgjeve dhe nga njësia elitare RENEA.

Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, duke qenë se Dumani është dëshmitar kyç në disa prej çështjeve më të bujshme kriminale në vend.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij aktuale shëndetësore.

Nuredin Dumani Ai është emër i njohur në botën e krimit. Dumani është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla i cili tha se vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Dumani mësohet se ka lidhje shoqërore me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars të vitit 2020. Për vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.

Gjithashtu Dumani ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do t’u vriste familjarët.

I shumëkërkuari Nuredin Dumani u arrestua në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA më 30 mars 2022. E gjitha ndodhi pas përfshirjes në një atentat të ndodhur pasditen e 30 marsit ndaj Talo Çelës, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Dumani u plagos në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan. Policia mori informacion se Dumani pas atentatit në Elbasan ishte larguar për në qytetin e Fierit dhe po fshihej në një bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”. Si i penduar i drejtësisë, ai ka dëshmuar për disa krime të ndodhura në Shqipëri.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Nuredin Dumani

Lajme të lidhura

Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme
Aktualitet

Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

09:04 - 31/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot

08:48 - 31/01/26
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:46 - 31/01/26
Para
‘E vranë pa asnjë arsye’/ Motra e Kristian Kolës: Dyshoj se policia është e implikuar

'E vranë pa asnjë arsye'/ Motra e Kristian Kolës: Dyshoj se policia është e implikuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme
Aktualitet

Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

09:04 - 31/01/26

Një valë e re reagimesh është shkaktuar në SHBA pas publikimit të mbi 3 milionë dokumenteve të deklasifikuara nga dosja...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot

08:48 - 31/01/26
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:46 - 31/01/26
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!

Horoskopi, 31 janar/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

08:39 - 31/01/26
Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

23:10 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com