GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kemi një problem personal me Erogen Vason”. zbardhet dëshmia e Ragip Gilës për objektivin

18:17 - 08/09/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi një problem personal me Erogen Vason”. zbardhet dëshmia e Ragip Gilës për objektivin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, për shkak të një problemi personal me të”, është kjo deklarata në polici e Ragip Gila pas arrestimit.

Ai u ndalua si autor i dyshuar për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

“Erogeni më ka kërcënuar dhe kemi pasur probleme. Sillet si i fortë dhe më ka çuar fjalë. Konflikti ka qenë vetëm me të dhe unë doja të qëlloja vetëm atë”, ka thënë Gila para oficerëve gjyqësorë.

Gjatë tentativës për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, 30-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi pranë shinave të trenit, në shtratin e lumit Kir, duke dëmtuar këmbën. Në momentin e kapjes, policia i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën.

“E kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb shumë këmba”, mësohet të jetë përgjigjur ai, para se të vihej në pranga.

Ndërkohë, pavarësisht versionit të dhënë nga i arrestuari, policia po e trajton me rezervë deklaratën e tij dhe po heton nëse pas kësaj ngjarjeje fshihen persona të tjerë që mund ta kenë porositur për të goditur Erogen Vason, 43 vjeç, i cili ndodhet ende nën kujdes mjekësor në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ndërsa në vitin 2023, në kuadër të operacionit policor “Imazhi fals”, është ndërhyrë në banesën e 26-vjeçarit Ragip Gila, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Gjatë kontrolleve në brendësi dhe përreth banesës së vjetër në pronësi të Aleks Lulashit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Mazda” i dëmtuar; 5 motomjete me fuqi të lartë motorike të dyshuara të vjedhura;  4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të cilat dyshohet se janë vjedhur në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë; 400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës e gatshme për shpërthim: kapuça si maska, doreza dhe skafandra motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin grupeve kriminale gjatë kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

Sipas policisë, mbi 40-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. Megjithatë, Gila ia hodhi drejtësisë derisa arriti tek kjo masakër.

gijotina.com/

Etiketa: masakra ne Shkoder

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
Momenti kur Ragip Gila largohet me shpejtësi me BMW pas atentatit në mes të Shkodrës

Momenti kur Ragip Gila largohet me shpejtësi me BMW pas atentatit në mes të Shkodrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com