GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas trazirave të tifozëve në ndeshjen me Anglinë, mundet që Serbi-Shqipëri të luhet me stadium bosh

19:47 - 10/09/25
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas trazirave të tifozëve në ndeshjen me Anglinë, mundet që Serbi-Shqipëri të luhet me stadium bosh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë nuk ka qenë një katastrofë vetëm në aspektin sportiv për serbët. Të turpëruar në fushën e lojës me 5 gola përballë publikut të tyre, ata kanë shijuar një humbje të rëndë për moralin, por edhe për të ardhmen. Dhe sigurisht, tifozët e pandreqshëm serbë kanë bërë të tyren për të përkeqësuar gjendjen.

Para ndeshjes ndaj Anglisë, e cila është luajtur me stadium me kapacitet të kufizuar për shkak të dënimit për sjellje raciste dhe thirrjet antishqiptare në ndeshjet e mëparshme të Serbisë, federata vendase kishte bërë thirrje pa fund që të shmangej çdo incident pasi UEFA i kishte nën monitorim.

Por gjatë takimit, incidentet nuk munguan dhe kishte shumë të tilla që u pasqyruan gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Thirrje raciste dhe antishqiptare nga tribunat, kore për Kosovën, por edhe sherre u konstatuan gjatë gjithë ndeshjes. Në disa momente, kishte përplasje mes grupeve të tifozëve serbë në tribunë, ndërsa njëri syresh u kap nga policia teksa po tentonte t’u vërsulej mbështetësve anglezë në stadium.

Gjyqtari ndërkohë u detyrua të ndalte takimin dhe të bëhej thirrje që të ndalej përdorimi i lazerave, pasi një prej tyre po bezdiste vazhdimisht Konsa të Anglisë.

Të gjitha incidente të njëpasnjëshme të cilat janë shënuar nga delegati i caktuar nga UEFA, çeku Emil Ubias dhe pritet të raportohen për shqyrtim në komisionin disiplinor për këtë çështje. Edhe pse nën mbikëqyrjen e UEFA-s, vendimet për situatën në fjalë i merr FIFA që është përgjegjëse për kualifikueset, ndaj nuk pritet të ketë “favorizim rajonal” siç ka ndodhur shpesh me Serbinë në të kaluarën.

Kjo ka rritur panikun në opinionin sportiv vendas se do të ketë një dënim të rëndë të përshkallëzuar në takimin e radhës me luajtjen e ndeshjes pa praninë e tifozëve. Dhe ndeshja e radhës është pikërisht ajo më delikatja ndaj Shqipërisë. Dy skuadrat përballen më 11 tetor në Beograd për një finale për vendin e dytë në grup dhe sipas vetë mediave serbe, ekziston një mundësi reale tashmë që po diskutohet që tani në ambientet e Federatës Serbe, që të përgatitet ky takim pa mbështetjen e tifozëve në tribuna

Etiketa: Serbi-Shqiperi

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Para
Kreu i Avokatëve Penalistë kundër draftit të Kodit të ri Penal: Kush e ngriti grupin që vetëquhen ekspertë?

Kreu i Avokatëve Penalistë kundër draftit të Kodit të ri Penal: Kush e ngriti grupin që vetëquhen ekspertë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com