GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asambleja e PS/ Rama prezanton Qeverinë e re, Balluku konfirmohet zv.kryeministre (EMRAT)

12:39 - 11/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarin në katër komisione
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në Asamblenë e PS-së, prezantoi këtë të enjte emrat e Qeverisë së re.

Emri i parë që rikonfirmohet është ai i Belinda Ballukut, e cila do të jetë njëkohësisht zëvendëskryeministre si dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Më poshtë, emrat e qeverisë së re, të shpallur nga Rama:

Belinda Balluku – zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Albana Koçiu – ministre e Punëve të Brendshme.

Elisa Spiropali – ministre e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Petrit Malaj – rikonfirmohet ministër i Financave.

Blendi Gonxhe – ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit.

Sofjan Jaupaj – ministër i Mjedisit.

Mirela Kumbaro – ministre e Arsimit.

Evis Sala – ministre e Shëndetësisë.

Delina Ibrahimaj – ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Besfort Lamallari – ministër i Drejtësisë.

Pirro Vengu – konfirmohet ministër i Mbrojtjes.

Andis Salla – ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ervin Demo – ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Adea Pirdeni – konfirmohet ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Toni Gogu – ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin.

Diella, asistentja virtuale e e-Albania (program kompjuterik) – sipas Ramës do të marrë drejtimin e Ministrisë së Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike.

Si kryetar Kuvendi, Rama propozoi që vendin e Elisa Spiropalit ta marrë Niko Peleshi, ndërsa Taulant Balla rikthehet si kryetar grupi parlamentar i PS. Nënkryetare e Kuvendit do të jetë deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu.

Gjithashtu, kreu i Qeverisë udhëzoi që Erion Veliaj, i cili ndodhet pas hekurave, të shkarkohet si kryebashkiaku i kryeqytetit dhe propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate e PS në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës.

Rama po ashtu zbuloi se Igli Hasani do të drejtojë komisionin parlamentar të punëve të jashtme, ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja do drejtojë komisionin e ligjeve. Një tjetër ish-ministër, Arbi Mazniku, u propozua nga Rama si drejtues i komisionit parlamentar të posaçëm për reformën e re zgjedhore.

Etiketa: asambleja e PSEdi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Para
Rama shkarkon Ervin Hoxhën, në drejtimin e Ministrisë së Brendshme do të vijë Albana Koçiu

Rama shkarkon Ervin Hoxhën, në drejtimin e Ministrisë së Brendshme do të vijë Albana Koçiu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave...

Lexo më shumë
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com