GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

në Aktualitet, Editorial, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë është zyrtare. Dekreti i Presidentit Begaj ka mandatuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës jo vetëm për formimin e qeverisë, por edhe për ngritjen dhe funksionimin e “Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”. Por, ndryshe nga sa shitet nga megafoni i propagandës së pushtetit, ky nuk është thjesht një hap drejt “dixhitalizimit”. Nën petkun e tenologjisë, kontrolli mbi qindra miliona euro të tenderave publikë nuk do të jetë më i shpërndarë mes ministrive, por do të centralizohet drejtpërdrejt në duart e kryeministrit.

Për vite me radhë, Rama ka pranuar korrupsionin masiv në prokurimet publike, duke e quajtur atë “qelb” dhe duke ua faturuar përgjegjësinë zyrtarëve të niveleve më të ulëta. Tani, pas më shumë se një dekade në pushtet, ai ka gjetur “zgjidhjen”: heqjen e tenderave nga ministritë dhe kalimin e tyre tek një entitet i ri, “ministrja” virtuale Diella, që do të funksionojë nën kontrollin e plotë të zyrës së tij.

Ky plan vjen pas një vargu dështimesh, ku e-Albania u kthye në një labirint digjital, Kadastra u bllokua, dhe të dhënat e ndjeshme të qytetarëve u vodhën në sulmet kibernetike. Dështimi spektakolar i Diellës, që nuk diti t’i përgjigjet një pyetjeje bazike për taksat, tregoi se kjo qeveri investon miliona euro në teknologji për propagandë dhe fasadë, jo për funksion.

Me këtë dekret, Rama nuk po e lufton korrupsionin; ai po e “dixhitalizon” atë. Përpara, tenderat ishin në duart e “disa njerëzve që bëjnë punë tjetër,” siç i përshkruante vetë ai. Tani, ata kalojnë nën mbikëqyrjen e një kryeministri që ligjërisht merr në dorë një nga burimet kryesore të pasurimit në vend. Kjo nuk është modernizim, por centralizim i pushtetit dhe kontrollit mbi burimet financiare të shtetit. Është një sinjal i qartë se korrupsioni nuk do të zhduket, thjesht do të ndryshojë adresë.

Etiketa: diellaEdi RamaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi
Aktualitet

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Para
Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

Presidenti mandaton Ramën kryeministër për qeverinë e re, PD: Dekreti për Diellën, qesharak dhe antikushtetues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com