GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Industria e eksporteve në krizë, ndërsa ndërtimi në rritje. Ç’po ndodh me ekonominë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Industria e eksporteve në krizë, ndërsa ndërtimi në rritje. Ç’po ndodh me ekonominë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori i prodhimit sidomos industria për eksport ka hyrë në një fazë gjatë krizë.

Treguesit tremujorë për prodhuesit e të mirave në vend, të publikuar për periudhën prill–qershor 2025, tregojnë kontraste mes sektorëve prodhues, ku industria vijoi rënien,  ndërsa ndërtimi rritjen.

Në industri, që përfshin aktivitetet nxjerrëse dhe përpunuese, shitjet neto në volum ranë me 6,2% dhe prodhimi u tkurr me 0,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve ra me 3,2%, edhe pse fondi i pagave u rrit me 4,5%.

Këto zhvillime në industri vijnë nga një kombinim faktorësh si kërkesa më e ulët në tregjet kryesore të eksportit, humbjet që krijoi kursi i këmbimit dhe rritje e kostove të brendshme.

Ndryshe nga industria, ndërtimi po përjeton një fazë rritje ndonëse me ngadalësim. Shitjet neto u rritën me 5,2%, prodhimi me 4,8% dhe punësimi me 3,6%, ndërsa fondi i pagave u rrit me një ritëm të fortë prej 16,1%. Ky trend lidhet me kërkesën e lartë për banesa në zonat urbane, rritjen e projekteve të infrastrukturës publike dhe interesin e investitorëve të huaj për tregun e pasurive të paluajtshme.

Sektori i energjisë elektrike, gazit dhe avullit regjistroi një rënie të lehtë në shitje (–0,1%) dhe prodhim (–5,2%), ndërsa punësimi ra me 2,6%. Fondi i pagave, megjithatë, u rrit me 6,3%, çka tregon presion në kostot e punës. Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve pasqyroi një model të ngjashëm: rënie të shitjeve dhe prodhimit, por rritje të lehtë të punësimit dhe një shtim më të fortë të pagave.

Ndërsa në trajtimin dhe menaxhimin e  mbetjeve indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë  dhe indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e institutit të Statistikave nënvizojnë sfidat që po kalon industria, e cila mbetet e ndjeshme ndaj tregjeve të jashtme dhe kostove të prodhimit, ndërsa ndërtimi po mbështet aktualisht ritmin e rritjes ekonomike përmes investimeve të larta dhe kërkesës së qëndrueshme në tregun e banesave. Monitor

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera

08:27 - 03/08/26
Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026
Aktualitet

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

08:01 - 03/08/26
Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

07:45 - 03/08/26
Para
Berisha: Çojmë në Kushtetuese dekretin për “Diellën” dhe komisionet parlamentare

Berisha: Çojmë në Kushtetuese dekretin për “Diellën” dhe komisionet parlamentare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera

08:27 - 03/08/26

Në tregun valutor shqiptar, këtë të hënë (3 gusht), dollari amerikan dhe euro vijojnë të këmbehen sipas kursit të publikuar...

Lexo më shumë
Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

08:01 - 03/08/26
Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

07:45 - 03/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026   

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026  

07:30 - 03/08/26
Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com