GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Programi “Rama 4”/ Paga minimale 500 €, pensioni 200 €! Aplikimin e ‘paqes fiskale’ zhvillim në infrastrukturë, bujqësi e turizëm

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrja Diella, një robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ne programin e ri qe do te shpalose neser ne kuvend qeveria ka njoftuar rritjen e pagave për administratën publike, pensionistet, rishikim te taksave ndreyshime ne nje sere projektesh qe kane te bejne me bujqesine infrastrukturen etj duke shenuar sipas saj nje zhvillim ne 4 vjecarin e ardhshem

Sipas qeverise angazhimi I saj eshte qe pas vitit 2028 të zhduk përdorimin e parasë cash.

Në vitin 2026 paga minimale në vend do të rritet nga 400 euro aktualisht në 500 euro dhe për 18 muajt e parë të aplikimit të kësaj rritjeje, nuk do të ketë asnjë taksë shtesë. Do të jetë shteti që do të paguajë kontributet për diferencën mes 400 dhe 500 euro, në mënyrë që të mos rëndohet as punëdhënësi as punëmarrësi.

Kurse paga mesatare nga rreth 840 euro aktualisht, në dokument parashikohet të arrijë në 1000 euro në vitin 2030, si dhe të vijohet me një tjetër reformë pagash në administratën publike.

Qeveria premton pagë mesatare për punonjësit e sektorit shtetërorë në vlerën 1200 euro, ose 200 euro më e lartë se paga mesatare që ka shteti sot prej 1000 euro.

Pagat u rishikuan me një rritje të fortë në gjysmën e dytë të mandatit të kaluar, me një kosto prej 400 milion eurosh për buxhetin e shtetit.

Pension minimal 200 euro dhe mesatar 400 euro është projektimi i ri, siç edhe u premtua në fushatë, brenda 2029-ës.

Ajo që bie në sy është se një sërë angazhimesh të qeverisë synojnë të përmbushen në vitin 2030, që shkon përtej mandatit aktual të socialistëve, ndërsa një pjesë e premtimeve janë pa afat kohor.

Për papunësinë është parashikuar ulje në 6% deri në 2030 nga 8.5% që është aktualisht.

Me synim rritjen e mirëqenies dhe shtimit të aktivitetit ekonomik, objektivi është që të ardhurat për frymë të arrijnë 15 mijë euro në 2030-ën, ndërsa prodhimi kombëtar 35 miliardë euro.

Nga viti 2026 deri në 2028-ën bizneset do të jenë nën paqen fiskale, e cila parashikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vjet, skemën e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara. Ndërsa biznesit të vogël i premtohet vijim i taksës 0 deri në 2029-ën. Ky premtim fillimisht ishte paralajmëruar se do të hynte në fuqi që nga qershori i këtij viti.

Për fermerët, në program është parashikuar rishikimi i skemës së TVSH-së puna për të cilën ka nisur, në mënyrë që të rishikohet mënyra e kompensimit të tyre. Por në program nuk detajohet se çfarë do të përfshijë rishikimi.

Po në bujqësi përtej synimit për të rritur eksportet dhe prodhimin vendas në ‘Programin Qeverisës’, parashikohet të përdoren dronët për të mbrojtur bimët, me synim dhe uljen e përdorimit të pesticideve.

Nga 2028 ekonomia pritet të jetë tërësisht digjitale, ku çdo transaksion është pa cash.

Ndërsa në turizëm e në infrastrukturë, parashikohet ndërtimi i disa marinave turistike, dhe hapje e disa kantierve të reja ndërtimi rrugore, detare, hekurudhore dhe ajrore.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani, pritet ekstradimi drejt vendit tonë (Emrat)
Botë

Inteligjenca gjermane ngre alarmin: Irani do të shtojë sulmet ndaj Evropës pas luftës

14:46 - 19/05/26
Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele
Aktualitet

Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele

14:29 - 19/05/26
Berisha: Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë
Aktualitet

Berisha: Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë

14:03 - 19/05/26
Para
Kukës/ Prangoset 46 vjeçari, tentoi të vriste me armë një shtetas pas një sherri për parkim

Kukës/ Prangoset 46 vjeçari, tentoi të vriste me armë një shtetas pas një sherri për parkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani, pritet ekstradimi drejt vendit tonë (Emrat)
Botë

Inteligjenca gjermane ngre alarmin: Irani do të shtojë sulmet ndaj Evropës pas luftës

14:46 - 19/05/26

Shërbimi i inteligjencës gjermane dha alarmin, duke vënë në dukje se Irani është i aftë të zgjerojë aktivitetet terroriste në...

Lexo më shumë
Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele

Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele

14:29 - 19/05/26
Berisha: Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë

Berisha: Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë

14:03 - 19/05/26
Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO e rrëzon, kërkon vijimin e hetimeve për gjyqtaren Irena Gjoka

13:41 - 19/05/26
Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar

Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar

13:23 - 19/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com