Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së të thirrur pas seancës plenare deklaroi se votimi pa debat i Këshillit të Ministrave dhe programit qeverisës ishte një skenar i parapërgatitur nga Rama në momentin më solemn të transparencës për qyetarët.
Ai tha se përballë kësaj situate tepër të vështirë për vendin, opozita duhet të gjejë rrugët e pergjigjes kundër një diktaturë të tillë që po vendos Rama, dhe kjo nuk duhet bërë me fjalë por me vepra.
Pjese nga fjala
Sot, sipas një skenari të parapërgatitur, që e lajmëroi vetë kryehorri i kombit, se vetëm ai mund të ndërmarrë një skenar dhe akt të tillë, u asgjësua në momentin e tij më solemn, momentin më të rëndësishëm të transparencës, të përgjegjësisë, parlamenti shqiptar.
Ka ndodhur që kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama të kalojë ligje për 5 minuta, por nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë dhe në asnjë vend, që një program qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave siç u veprua sot.
Ky është një akt brutal dhune publike ndaj qytetarëve shqiptarë të çdo spektri që ka marrë pjesë në votim.
Ky është një akt brutal dhune ndaj opozitës dhe popullit opozitar, me të cilin Edi Rama, i cili kujtonte Fahri Balliun, Klevisit, për betejat e tij kundër nenit të agjitacionit dhe propagandës, Edi Rama një bastard i xhelatit të diktaturës që ka firmosur varjen në litar dhe ekzekutimin e njerëzve të pafajshëm, sot me një skenar të parapërgatitur ekzekutoi parlamentin, parlamentarizmin, opozitën në parlament dhe vendosi kështu rekordin më kulmor të dhunës dhe poshtërimit ndaj institucionit të parlamentit, ndaj Kushtetutës në radhë të parë, ndaj institucionit kryesor të vendit, parlamentit, dhe ndaj opozitës.
Natyrisht ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe më të fuqishme.
Jo në fjalë, fjalët nuk kanë aspak vlerë, por në veprime, në veprime, në veprime.
Me aktin e tij, ai faktikisht shkelmoi, shumëzoi me zero, asgjësoi vullnetin e të gjithë shqiptarëve që morën pjesë në votim. Përfaqësuesve të atyre që votuan kundër Edi Ramës, Republikës parlamentare, Kushtetutës së kësaj republike.
Shpalli luftë të hapur, me një skenar të përgatitur, bashkë me kreun e parlamentit, që është një individ skllav i krimit dhe korrupsionit të vet dhe që tregoi se është i aftë të zbatojë çdo skenar të gatshëm që vjen nga Edi Rama dhe banda e tij.
Ndaj të nderuar deputetë, ne duhet të kalojmë në veprime, veprime dhe vetëm veprime.
Ai nuk humbi kohë ndaj nesh, ai tregoi fytyrën e tij, ne do tregojmë betejën tonë për të drejtën, për Kushtetutën, për parlamentin, për qytetarin.
Kjo mbledhje sigurisht që është emergjente, e jashtëzakonshme sepse situata është e jashtëzakonshme.
Asnjëri nga ne, asnjë shqiptar nuk do përfytyronte se ky bastard i xhelatëve komunistë, mund të sillej ndaj Kushtetutës dhe parlamentit në këtë mënyrë.
Kështu që unë u ftoj ju të diskutojmë, të vendosim bashkërisht për përgjigjen që do t’i japim këtij akti të pashembullt.
Këtij akti që tejkalon edhe imagjinatën më të sëmurë, përveç imagjinatës së tij, i cili këtë e kishte të përgatitur, sepse e paralajmëroi disa herë që do votojmë po nuk dëgjuat Diellën.
Këtu kemi të bëjmë me një kompleks, me një konglomerat.
Në bashkëfajësi të plotë me të është presidenti i Republikës që i dha levën për këtë qëllim.
Droga është kryefjala e këtij regjimi në çdo anë, por ne duhet të marrim vendimet tona.
Ne jemi para një fakti të paprecedent dhe ne duhet t’i përgjigjemi me çdo kusht në mënyrën më të fuqishme, me veprime, këtij akti të sotëm.










Discussion about this post