GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi mblidhet të mërkurën, në rend dite përbërja e komisioneve të përhershme

20:27 - 22/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi mblidhet të mërkurën, në rend dite përbërja e komisioneve të përhershme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10:00, pas urdhrit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Në rend të ditës për këtë seancë janë projektvendimi “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe projektvendimi “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Ditën e sotme nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku u miratua lista e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe lista e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime vetëm nga grupi parlamentar i Partisë Socialise dhe çështja i kaloi për miratim seancës plenare.

Në seancën plenare të 16-shtatorit, Kuvendi miratoi ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në rregulloren e parlamentit, me 79 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Ndryshimet, ndër të tjera parashikojnë kalimin e Kuvendit me 11 komisione parlamentare të përhershme.

Vendimi u kundërshtua nga opozita, e cila ka paralajmëruar se do ta çojë në Kushtetuese.

Sipas opozitës, ndryshimi në rregulloren e Kuvendit nuk duhej kaluar me procedurë të përshpejtuar, por me procedurë normale paralamentare dhe me dakortësin e pakicës në Kuvend.

Lista e 11 komisioneve të përhershme të Kuvendit:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Ndërsa seanca e fundit plenare, ajo e datës 18 shtator u mbyll për 25 minuta pas tensioneve dhe dhunës së deputetëve të opozitës.

Gjatë seancës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi që të kalohej menjëherë ne procesin e votimit për shkak se opozita pengoi fjalën e kryeministrit Edi Rama, për prezantimin e programit qeverisës dhe përbërjen e qeverisë.

Projektvendimi “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”, u miratua me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Lajme të lidhura

Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes
Aktualitet

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26
Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit
Aktualitet

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26
Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare
Botë

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

09:55 - 22/04/26
Para
Shkarkoi zv.ministrin se pinte cigare, reagon Albana Kociu: Andi Mahila tymoste cigare në restorant, është shkelje e ligjit

Shkarkoi zv.ministrin se pinte cigare, reagon Albana Kociu: Andi Mahila tymoste cigare në restorant, është shkelje e ligjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes
Aktualitet

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26

Një 69-vjeçar, Luan Bundo, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë të papritur ditën...

Lexo më shumë
Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

10:18 - 22/04/26
Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

09:55 - 22/04/26
Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania

Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania

09:49 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com