GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Qori: Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të SPAK dhe të tregojë shokët

22:53 - 22/09/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Qori: Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të SPAK dhe të tregojë shokët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka deklaruar se këshilltarja e kësaj force politike do të votojë pro shkarkimit të Erion Veliajt, ndërkohë që u bëri thirrje prokurorëve të SPAK dhe Veliajt, që ky i fundit të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë dhe të flasë për aferat korruptive.

“Shkarkimi i Veliajt është i domosdoshëm dhe i vonuar. Duhej shkarkuar ditën e parë që e thirri SPAK. Këshilltarja jonë, Mirela Ruko, e ka kërkuar që atëherë dhe padiskutim do të votojë pro shkarkimit. Por ai duhet shkarkuar sepse është kapur me presh në duar, jo vetëm sepse mungon në detyrë. Po qe puna për mungesën në punë, ai thotë më kanë lidhur duart këtu në burg dhe nuk shkoj dot.

Rama është përgjegjës politik për Veliajn dhe fundi i Veliajt, duhet të shoqërohet me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës. Veliaj është kryetari i Bashkisë së Tiranës, që ka përzierja të lloj lloj interesave.  Ajo që do të kërkoja nga të gjithë këshilltarët e opozitës, është të kërkojnë me ngulm të bëhet debat. Mirela Ruko do të kërkojë të bëhet debat, të mos mbyllet si Kuvendi i Shqipërsië, të mos dalë një hu gardhi aty që ta hedhë në votim dhe askush të mos kërkojë llogari. E para ti kërkojë llogari Edi Ramës dhe këshilltarëve të PS. Ata nuk kanë ngritur zërin në asnjë rast, kur Veliaj merrte vendime në kundërshtim me ligjin.

Po u bë zamallahi, ata mbyllin për disa minuta gjithçka. Duhet debat dhe gjithkujt ti jepet e drejta të flasë. Të kërkohet përgjegjësi ligjore dhe politike. Veliaj ka në dorë të bëjë një punë të mirë në jetën e vet. Nuk ka rëndësi është apo jo në Këshillin Bashkiak, por ka rëndësi çfarë ai do të thotë para Prokurorëve. Ai duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë me cilët ka vjedhur. Nuk ka vjedhur vetëm dhe vetëm për vete, por edhe për Ramën, për PS dhe për të gjithë këtë makineri politike që grabit gjithçka. A do ta bëjë këtë? Shpresoj, por nuk e di. A ka një prokuror sot në Shqipëri që është gati ta marrë këtë çështje, t’i thotë Veliajt nëse bëhesh bashkëpunëtor i drejtësisë ke mbrojtjen tonë? Edhe për interesin e vet të shndërrohet në bashkëpunëtor, a ka SPAK nbdonjë prokuror që është i gatshëm ta çojë deri në fund? Kjo ka shumë rëndësi”, deklaroi Qori.

Kreu i Lëvizja Bashkë deklaroi se kjo parti do të ketë kandidat në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës, por kjo do të vendoset nga Këshilli.

“Lëvizja Bashkë do të ketë kandidatin e vet për zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kurdo që të mbahen zgjedhjet.  Ne do të bëjmë fushatën tonë, do të çojmë përpara idetë tona, do ti kundërvihemi korrupsionit, oligarkisë dhe mafies së ndërtimit. Nuk e kuptoj pesimizmin, pse duket sikur Rama do të fitojë. Fitorja e Ramës në 11 maj nuk ka qenë organike, nuk ka ardhur si rezultat i mbështetjes, por ka qenë fitore e bazuar nga disa faktorë, paratë, oligarkët dhe fryma e pesimizmi në shoqëri. Detyra jonë është që pesimizmin ta zëvendësojmë me shpresën. E dimë se si bëhet fushata. Nëse do të jem unë apo jo këtë do ta vendosë Këshilli, kur do të ketë një datë zgjedhje. Pakënaqësia dhe qytetaria e Tiranës, janë faktorë të fortë për të kërkuar ndryshim të vërtetë dhe jo ndryshim kozmetik. Uroj që zgjedhjet të mbahen sa më parë dhe çdokush që kandidon të jetë në kushte të barabartë”, tha Qori.

gijotina.com/

Etiketa: arlind qori

Lajme të lidhura

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Para
Dronë të mëdhenj mbi Danimarkë, mbyllet aeroporti i Kopenhagenit

Dronë të mëdhenj mbi Danimarkë, mbyllet aeroporti i Kopenhagenit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë...

Lexo më shumë
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com