GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Fundi i Epokës Veliaj? Qeveria Vendos për Shkarkimin e tij. Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun!

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fundi i Epokës Veliaj? Qeveria Vendos për Shkarkimin  e tij. Rama  takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, propozimi zyrtar i është dërguar Këshillit të Ministrave për miratim. Kryeministri Edi Rama paralajmëron zgjedhje të parakohshme në kryeqytet, ndërsa Veliaj mund të ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Procesi për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë po avancon me hapa të shpejtë. Pas votës së Këshillit Bashkiak një ditë më parë, ku 50 këshilltarë votuan pro largimit të tij nga posti, dokumentacioni është përcjellë tashmë në Këshillin e Ministrave për vendimin përfundimtar.

Shkarkimi vjen pas bashkimit të tre kërkesave të veçanta – nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe këshilltari Endri Shabani – që u votuan si një propozim i unifikuar në seancën e djeshme të Këshillit Bashkiak.

Ndërkohë, me fokusin e zhvendosur tashmë tek zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet, kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim më shumë se dy orësh në Kryeministri me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe me Ogerta Manastirliun, që pritet të jetë kandidatja e PS-së për Tiranën. Në takim mori pjesë edhe kryetarja e komanduar Anuela Ristani, e cila u largua një orë përpara përfundimit të mbledhjes.

Po sot, në orën 18:00, Rama pritet të mbledhë në një takim të veçantë ministrat dhe deputetët e qarkut Tiranë, takim që do të mbahet në parkun “Eden” pranë Kryeministrisë. Sipas burimeve, në fokus do të jenë organizimi dhe strategjia për zgjedhjet e ardhshme lokale në Bashkinë Tiranë.

Nga ana tjetër, Erion Veliaj ka lënë të kuptohet se e konsideron procesin të papajtueshëm me ligjin dhe Kushtetutën. Ai ka të drejtë që, brenda 15 ditësh, të ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Nëse ai zgjedh këtë rrugë, sipas nenit 115 të Kushtetutës, vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet automatikisht deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës. Kjo do të bllokonte edhe mbajtjen e zgjedhjeve për pasuesin e tij.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Veliaj do të ndjekë rrugën ligjore për ta sfiduar vendimin apo do të pranojë largimin, duke i hapur rrugë procesit të zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

Lajme të lidhura

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret
Botë

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26
Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë
Botë

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

20:51 - 31/10/26
Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij
Aktualitet

Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

20:32 - 31/10/26
Para
Restoranti shkrumbohet nga flakët, ja dyshimi për zjarrin

Restoranti shkrumbohet nga flakët, ja dyshimi për zjarrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret
Botë

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26

Mbi 400 persona janë arrestuar në Francë gjatë protestave masive të zhvilluara këtë të shtunë, ndërsa në Paris demonstratat janë...

Lexo më shumë
Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

20:51 - 31/10/26
Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

20:32 - 31/10/26
“Maska e policisë, më e frikshmja”/ Tre protestuese veshin uniformat e policisë për festën e Halloween

“Maska e policisë, më e frikshmja”/ Tre protestuese veshin uniformat e policisë për festën e Halloween

20:13 - 31/10/26
“Bashkohuni në çlirimin final më 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizim: Rama dhe Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008

“Bashkohuni në çlirimin final më 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizim: Rama dhe Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008

20:04 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com