GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Presidenti i Autoritetit Palestinez: Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisjen e Gazës pas luftës

18:45 - 25/09/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti i Autoritetit Palestinez: Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisjen e Gazës pas luftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke folur përmes video-lidhjes pasi Shtetet e Bashkuara ia refuzuan vizën, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, u tha udhëheqësve botërorë se populli i tij kundërshton sulmin e tetorit të vitit 2023 të kryer nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit.

Gjatë adresimit në Kombet e Bashkuara, Abbas tha se ky grup radikal nuk do të ketë rol në qeverisjen e Rripit të Gazës pasi të ketë përfunduar lufta dhe duhet të dorëzojë armët para administratës së tij.

“Agimi i lirisë do të vijë”, u tha ai palestinezëve.

Abbas i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se palestinezët në Gazë “po përballen me luftë të gjenocidit, shkatërrimit, urisë dhe zhvendosjes” nga Izraeli.

Fjalimi i tij erdhi një ditë para se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, t’i drejtohet OKB-së.

Gjatë fjalimit të shkurtër, Abbas shpalosi vizionin e tij për një shtet palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Gazë. Zgjidhja me dy shtete ka fituar mbështetje pasi një sërë shtetesh – përfshirë aleatë kryesorë të SHBA-së – njoftuan për njohjen e shtetit palestinez gjatë kësaj jave.

Megjithatë, Qeveria e Netanyahut e kundërshton krijimin e një shteti palestinez.

Trupat izraelite kontrollojnë shumicën e Rripit të Gazës. Netanyahu ka thënë se Izraeli do të mbajë kontrollin e sigurisë mbi territorin pasi Hamasi të mposhtet dhe ka refuzuar idenë që Autoriteti Palestinez të ketë ndonjë rol. Disa ministra të tij po ashtu po kërkojnë nga Qeveria izraelite që të aneksojë Bregun Perëndimor, ku administrata e Abbasit gjendet në pjesë të vogla të këtij territori.

“Nuk mund të ketë drejtësi, nëse Palestina nuk është e lirë”, tha Abbas.

Ai tha se Autoriteti Palestinez “është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e plotë për qeverisjen dhe sigurinë” në Gazë. Abbas shtoi se “Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisje” dhe se duhet të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez.

Hamasi është pajtuar që të heqë dorë nga qeverisja në Gazë, por ka refuzuar kërkesën e Izraelit që të çarmatoset, duke thënë se ka të drejtë të rezistojë nga okupimit izraelit.

Abbas tha se fushata e Izraelit në Gazë “nuk është agresion, është krim lufte dhe krim kundër njerëzimit”.

Një numër ekspertësh në mbarë botën e kanë akuzuar Izraelin për kryerje të gjenocidit në Gazë. Izraeli mohon akuzat dhe fajëson Hamasin për vdekjet dhe shkatërrimin e territorit.

Abbas falënderoi udhëheqësit botërorë për mbështetjen e palestinezëve gjatë luftës në Gazë, duke shtuar se njohjet e fundit të shtetësisë palestineze i kanë dhënë popullit të tij shpresë për paqe dhe përfundim të konfliktit. Ai mirëpriti vendimet e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë për njohjen e shtetit palestinez, duke u bërë thirrje edhe shteteve të tjera që ta bëjnë një gjë të tillë.

Megjithatë, ai shtoi se njohja simbolike nuk është e mjaftueshme për të adresuar problemin aktual.

“Është koha që komuniteti ndërkombëtar të veprojë me drejtësi për popullin palestinez, në mënyrë që ata të kenë të drejtat e tyre legjitime për të shporrur okupimin dhe të mos mbesin pengje të politikave të Izraelit, që mohojnë të drejtat tona dhe vazhdojnë padrejtësinë ndaj nesh, vazhdojnë shtypjen dhe agresionin”, tha Abbas.

Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, Hamasi vrau afër 1.200 persona në Izrael dhe rrëmbeu 251 të tjerë. Ndërkaq, fushata izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 65.000 persona dhe ka plagosur më shumë se 167.000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor – shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

Lajme të lidhura

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
Para
Koncesioni 49 vjet/ Rama i jep park fotovoltaik në Ersekë pronarit të kullës prapa hotel Dajtit

Koncesioni 49 vjet/ Rama i jep park fotovoltaik në Ersekë pronarit të kullës prapa hotel Dajtit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore, i...

Lexo më shumë
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com