GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji përfundon shërbimin e provës: U burgosa për shkak të bindjeve politike. Jam i bindur në fitore

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
I burgosur politikisht prej 10 muajsh, lirohet ish-deputeti Ervin Salianji
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka përfunduar shërbimin e provës dhe ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen e tij në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Në një deklaratë për mediat, Salianji e cilësoi dënimin e tij si tërësisht politik.

“Unë jam izoluar dhe burgosur për shkak të bindjeve politike dhe për shkak të denoncimit të një personi të inkriminuar,” tha Salianji, duke theksuar se denoncimet e tij të mëparshme për lidhjet e krimit me qeverinë po faktohen dita-ditës.

Ai e quajti dënimin e tij një “njollë turpi për drejtësinë e kapur politikisht nga Rama” dhe shprehu bindjen se lufta e tij ligjore sapo ka filluar.

Salianji bëri të ditur se do të depozitojë ankimin e tij në Gjykatën Kushtetuese dhe, nëse nuk do të ketë një vendim të drejtë, do të vazhdojë betejën deri në Strasburg. “Jam i bindur në fitore,” theksoi ai.

Deklarata

Sot përfundoi shërbimi i provës pas lirimit me kusht nga gjykata. Përfundimi i një periudhë të errët, dhe një dënimi politik për arsye politike dhe fatkeqësisht përdorimin e drejtësisë për hakmarrje politike. Shërbimi i provës, s’kam pasur arsye tjetër veç arsye politike izolimi im, për shkak të fitores së betejës elektorale përballë PS. S’ka pasur rrezikshmëri qëndrimi im me liri, denoncimi im solli pasojë pozitive për publikun.

Janë kthyer përmbys disa norma të vendosura shoqërore. E kundërta ka ndodhur me këtë rast. Jam burgosur për shkak të bindjeve politike dhe denoncimit të një personi të dënuar për drogë dhe bashkëpunimin me krimin që ende e vijon. Denoncimet po faktohen, lidhjet e forta të krimit me qeverinë, kontrollin e krimit të organizuar dhe përfshirjen e tyre në funksione të larta në drejtësi e polici. Përfundimi i këtij turpi, njollë turpi për drejtësinë e kapur do ta vijoj çështjen në Strasburg e do ta fitoj.

Do të luftoj akoma më shumë për interesin qytetar që përballen me padrejtësi nga institucionet e ekzekutivi që janë kthyer në gjoba dhunuesish.

Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka nisur…Për pak ditë e dërgoj në Kushtetuese, e nëse do ketë kontroll do e dërgoj në Strasburg ankimimin e çështjes. Kushdo që ka mision publik, drejtësia të jetë e drejtë. Sot drejtësia thuajse është më keq se kurrë. Një çështje i duhen minimumi 7 vjet, drejtësia përdoret për qëllime politike dhe selektive. Në SPAK, në përgjime të caktuara përzgjidhen të arrestohen e goditen disa, e të tjerë të shpëtojnë, Toyota yaris, përgjimet e sky ecc.

Që ministra të brendshëm marrin mijëra euro për të emëruar shefat e policisë dhe sipas interesave të Ramës. Arrestimet politike janë pasi Rama i ka lëshuar, Veliaj u lëshua më pas. Njëjtë me Metën, Berishën e të gjitha rastet e ndodhura. SPAK iu turr pasi i lëshoi. I ka arrestuar media para rastet e më pas vendos drejtësia. Ka pasur një qëllim politik,  pasi e ka spinuar. U takon gjykatave të vendosin drejtësi mbi bazën e provova, e jo kalkulimeve politike për qëllime përpilimesh statistikore.

Precedenti i parë në Evropë, nga kërkimet në Strasburg, që dikush të dënohet për një vepër penale pa ligj. S’ka kallëzim të rremë, fakt i provuar se shkoi u dorëzua personi i denoncuar. Pasojë pozitive, në Shqipëri është unik për kallëzim të rremë dënohet me burg. Edhe pse s’përfshihet në veprat, parashikohen nga dekriminalizimi, nga një artificë e parashkrimit të veprës, mua më janë ndaluar funksionet brenda 5 viteve. Ka njëmijë shkelje të tjera, me dëshmitarët e provat, mos-thirrjen e personave dhe mospasjen dijeni. Çështje që rikthen dënimet politike, ka akuza politike e dënime nga gjyqësori. Kjo agjitacion propagandë, që rikthehet pas kaq vitesh.

 

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!
Aktualitet

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Para
Shkoi të shikonte sahatin e dritave, pronari i lokalit bën për spital faturisten e OSHEE-së në Tiranë

Plagosi me thikë 67-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi
Sport

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26

Ousmane Dembele merr sërish një çmim në Francë. Sulmuesi i Paris Saint Germain u shpall futbollisti më i mirë i...

Lexo më shumë
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com