GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

SPAK gërmon letrat, Rrok Gjoka gjen thesarin në Llogara, edhe një tender qyl 5.8 miliardë lekë nga Gjyli

11:56 - 27/09/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
SPAK gërmon letrat, Rrok Gjoka gjen thesarin në Llogara, edhe një tender qyl 5.8 miliardë lekë nga Gjyli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, vazhdon shkon në zyrë dhe firmos tendera me miliarda lekë, edhe pasi është marrë i pandehur nga SPAK. E ku të gjejnë Belinda Balluku dhe Edi Rama një emër tjetër që të firmosë letrat për oligarkët.

I tillë është tenderi me fond 5.7 miliardë lekë për rrugën lidhëse të tunelit të Llogarasë, ku favorizohet haptazi kompania e Rrok Gjokës “Gjoka Konstruksion” shpk. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët” këtë klasifikim të shkeljeve ka bërë për tenderin Open Data Albania. Procedura është shënuar me një “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Tenderi për të cilin raportohet, është organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe ka si objekti “Ndërtim i rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarasë”. Vlera e Fondit Limit të përllogaritur nga komisioni i tenderit është 576 395 290,00 lekë pa TVSH. Theksojmë se tenderi është rishpallur dhe është mbajtur më 29 gusht, pas një njoftimi të paqartë, por tashmë kemi një fitues.

Rruga e shtrenjtë do të marrë 10 muaj për t’u rregulluar. Sipas projektit, segmenti rrugor “Rruga lidhëse me Tunelin e Llogarasë (Palasë)” fillon pas daljes së tunelit të Llogarasë, rreth 1 km larg, më pas vazhdon në rrugën ekzistuese për një tjetër kilometër. Kryqëzimi ekzistues që bën lidhjen e rrugës së re Palasë-Dhërmi, me aksin e vjetër do konceptohet në formë rreth-rrotullimi. Nga ky rreth-rrotullim deri tek rrethi tashmë i ndërtuar janë edhe 600 metër rrugë e re. Gjatësia totale e rrugës ku do të ndërhyhet është prej 1.7 km.

Rrok Gjoka konkurronte në këtë tender formalisht me 7 kompani të tjera. Duke qenë një fitues i paracaktuar, shumë kompani nuk afrohen të marrin pjesë në tender, ose janë aty sa për të mbushur listën, siç ka vepruar kompania “Inerti” shpk, që vlerësohet si ofertë zero lekë.

Më 12 shtator 2025, Rrok Gjoka u shpall fitues me firmën e Gjylit pavarësisht se kishte edhe oferta më të ulëta.

Siç mund ta shihni në dokumentin më sipër, Operatori Ekonomik Kontraktues “GJOKA KONSTRUKSION” shpk ka paraqitur ofertën fituese 385 251 620,00 lekë pa TVSH.

Ndërsa bashkimi i operatorëve “DEHA 2010” SHPK & “BRITANIA” SHPK & “C O L O M B O” SHPK & “GLAVENICA” SHPK & “L.T.E CONSTRUCTION” SHPK ka propozuar ta bëjë këtë punë me 373,123,342.06 Lekë pa TVSH. Janë afro 130 milionë lekë më pak që do t’i kurseheshin buxheti të shtetit nëse kjo ofertë nuk do të hidhej në kosh.

Sqarojmë se komisioni e ka skualifikuar ofertën në mënyrë të dyshimtë. Kriteri për punë të ngjashme rezulton se është plotësuar në vlerë totale (dyfishi i fondit limit) nga pjesëmarrësit e këtij bashkimi operatorësh, por komisioni nuk e ka pranuar. Njerëzit e Ballukut dhe të Gjylit kanë kërkuar plotësim sipas përqindjes së secilit në këtë tender. Sigurisht që në këtë kusht, Rrok Gjoka i mund të gjithë, se ka marrë tenderat dhe koncesionet më të mëdha në Shqipëri. Por le ta pyesim Gentian Gjylin dhe Belinda Ballukun: Përse shërben shembulli i Rrugës së Arbrit në këtë rast? Kjo punë publike e ngjashme është e pambaruar në afat dhe në cilësi! Kjo duhet të trajtohej si provë për përjashtimin e Rrok Gjokës nga tenderi, jo një punë e ngjashme për të fituar miliarda lekë të tjera.

Tuneli i Llogarasë bëhet thesari i Rrok Gjokës

Dy oligarkët Rrok Gjoka dhe Bashkim Ulaj kanë gjetur thesarin në Llogara. Në maj 2025, dy firma morën të drejtën që të mirëmbajnë pajisjet dhe operimin e tunelit të Llogarasë për katër vjet. Këto janë “Gjoka Konstruksion” dhe “4 A-M”, e para në pronësi të Rrok Gjokës, ndërsa e dyta, në letra është e Ardit Metaliajt, por dihet se pas tij qëndron Bashkim Ulaj.

Tenderi është zhvilluar në të njëjtën kohë, kur  Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte sekuestruar dhjetëra dokumenteve të tenderëve të ndërtimit dhe mbikëqyrjes së Tunelit të Llogarasë. Procedurat e mëparshme të ARRSH-së, ku dyshohet se ish-drejtori Evis Berberi i ka dhënë tendera vetes për supervizion.

Ndërkohë, kohët kaluan dhe e njëjta firmë “Gjoka” fiton gjithmonë procedura në atë zonë. Kjo firmë ishte nënkontraktore e firmës turke për të ndërtuar atë vepër, teksa ka fituar edhe procedurën e ujësjellësit në Tragjas.

Tuneli i Llogarasë u ndërtua nga një konsorcium firmash, turke dhe shqiptare. Pala shqiptare kryesohej nga firma “Gjoka”. Ndërkohë, në dokumentet e tenderit ishin vendosur klauzola për “punë të ngjashme”, teksa e vetmja firmë që ndërtoi tunelinqë kishte punë të ngjashme për ujësjellësa ishte “Gjoka”.

Hetimet

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, shkon thuajse çdo dy javë në SPAK. Më 13 maj 2025, Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 25 persona, për abuzime me tenderët e rrugëve. I pandehur është kreu aktual i ARRSH, Gentian Gjyli, ndërsa ish-Drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, i shtohen akuzat pas asaj për korrupsion dhe pastrim parash për të cilat ndodhet në burg.

‘U mora i pandehur’, tha Gjyli ndërsa dilte nga SPAK i nervozuar. Në këtë reagim duket se kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e ka pritur mirë statusin e të pandehurit të drejtësisë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara nga prokurori Dritan Prençi, i cili ka vënë nën hetim biznesmenë e zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit Evis Berberi, më 14 mars 2024. Kreu i ARRSH Gentian Gjyli, është thirrur edhe më herët në SPAK ku ka dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Në burg janë dhe dy biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lami, si bashkëpunëtorë në skemën e përfitimit të tenderëve, si pronarë të kompanive që fitonin tenderat fiktivë, por ku përfituesi fundor ishte vetë ish-kreu i ARRSH, Berberi.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Belinda BallukuGentian GjyliRrok Gjokatendertuneli i llogarase

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Kush është Entela Çano? Nga tritoli tek 8.3 milionë € të marra nga tenderat

Kush është Entela Çano? Nga tritoli tek 8.3 milionë € të marra nga tenderat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com