GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Historia e shqiptarit që shet hot dog në urën Westminster, policët maskohen si “batman” për ta kapur

18:32 - 28/09/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e shqiptarit që shet hot dog në urën Westminster, policët maskohen si “batman” për ta kapur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shitja e kikirikëve të pjekur apo hot dogëve në Urën Westminster, përmes karrocave ambulante, janë skena që përsëriten prej vitin 1999.

Shitësit janë shqiptarë të palicensuar e në betejë të përhershme me inspektorët e bashkisë me detyrë ndalimin e tregtimit pa licencë. Megjithëse shumica e pionierëve shqiptarë të kësaj tregtie janë “zhdukur” njëri prej tyre me jetëgjati tenton ta vijojë tregtimin e hot dogëve në këtë urë me e frekuentuara nga turistët.

Mediat londineze shkruajnë se një shqiptatë nga East Ham, i cili ishte një tregtar “produktiv” ilegal i hot dogëve në Urën Westminster, është gjobitur me mijëra paund.

Ludovik Keqaj nga Sussex Road u përshkrua nga policia si “një nga tregtarët ilegalë më produktivë të Urës Westminster”.

Ai duhet të paguajë një shumë prej gati 7,000 £ pasi pranoi të gjitha akuzat në gjykatë.

Keqaj, 52 vjeç, u përball me gjashtë akuza për tregti në rrugë pa licencë në Urën Westminster, duke u gjobitur me 670 £ për secilën shkelje.

Ai u akuzua gjithashtu për mosrespektim të një urdhri komunitar që i ndalonte tregtinë e paligjshme në Lambeth – për këtë u gjobit me 1,666 £.

Gjithashtu, iu urdhërua të paguante një tarifë për viktimën prej 224 £ dhe shpenzimet gjyqësore prej 810 £.

Së fundmi, dokumentet e gjykatës tregojnë se gjykata konfiskoi një bombol gazi dhe “karrocën e hot dogëve” të Keqajt.

Kjo vjen pasi oficerët e Policisë Metropolitane u maskuan si Batman dhe Robin për të kapur tregtarët e paligjshëm në të njëjtën urë në prill.

Oficerët nën mbulim u filmuan me kostume të ngushta superheronjsh. Një zëdhënës i policisë Metropolitane tha: “Bandat e bixhozit të paligjshëm synojnë turistët me lojëra të njohura si ‘sfida e tre gotave’ ose ‘lojë e guaskave’. Meqenëse oficerët lokalë të Met janë bërë aq të njohur për këta individë, oficerët janë detyruar të mendojnë plane kreative për t’i kapur.

Dy persona u akuzuan, njëri u gjobit me gati 1,000 £, ndërsa për tjetrin u lëshua urdhër arresti.

Megjithëse Ludovik Keqaj e mori këtë gjobë të majme në Prill 2024 ai do të dalë përsëri përpara një gjykatës “Westminster Magistrates Court” me të njëjtat akuza për tregtim ilegal në urën “Westminster”.

gijotina.com/

Etiketa: tregti ilegaleWestminster

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Cërrikut, plagosen 2 shoferët dhe 3 pasagjerë

Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Cërrikut, plagosen 2 shoferët dhe 3 pasagjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com