Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar me debate ditën e sotme. Kjo për shkak se PD-ja ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Legjisclacionit për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar të Kuvendit.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Badhi ka deklaruar se thirrja e Këshillit të Legjisclacionit është një detyrim që duhet respektuar. Po ashtu Bardhi ka deklaruar se PD-ja ka sjell dhe një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së 12 shtatorit.
“Ju sjell ne vemendje se keni detyrim te thërrisni Këshillin e Legjisclacionit për kerkesen e PD-së për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Thirrja e Këshillit është detyrim që ju duhet ta respektoni.
Kemi sjellë edhe një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se është në shkelje te Kushtetutës dhe rregullores. Ju duhet ta përfshini atë kërkesë.
Çështja e 3-të. Ne kemi dorëzuar një kërkesë per mocion me debat mbi programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Ne bazë të rregullores do duhej që ky mocion me debat tq ishte përfshirë në këtë mbledhje të Konferencës së Kryetarëve. Sot skadon dita e 3-të e fatit siç e parashikon rregullorja. Dhe deri tani ne nuk kemi njoftim për mbledhje tjetër”, u shpreh Bardhi.
Përsa i përket raportimit të institucioneve në Komisione, Bardhi deklaroi:
“E gjej pa vend dhe në shkelje të rregullores parashikimin që çështje të ndryshme apo raporteve të institucioneve Kushtetuese të kalojnë në dy komisione. Kjo ështe e pavend pasi nuk mund të raportohet në dy komisione. Nuk ka kuptim fjala vjen që Prokurori i Përgjithshëm të raportojë në dy komisione e pastaj edhe në Kuvend. I bie të ketë raport të dyfishtë për një çështje apo për një intitucion. Ju keni bërë ndryshime ne disa nene të rregullores por keni harruar nenin që e rregullon këtë çështje”.










Discussion about this post