GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alarmi i OBSH: Gati gjysma e shqiptarëve mbi 30 vjeç vuajnë nga hipertensioni – Vetëm 11% e mbajnë nën kontroll

20:30 - 29/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarmi i OBSH: Gati gjysma e shqiptarëve mbi 30 vjeç vuajnë nga hipertensioni – Vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afro 50% e shqiptarëve të grupmoshës 30-79 vjeç vuajnë nga hipertensioni.

Alarmi është dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas së cilës vendi ynë ndodhet mbi mesataren globale përsa i përket numrit të personave të prekur me hipertension. Janë afro 800 mijë persona të prekur me hipertension.

“53% e vdekjeve botërore janë kardiovaskulare. Faktorët që ndikojnë janë mosha, hipertensioni, diabeti, duhani dhe mungesa e aktivitetit. Një pjesë e mirë e pacientëve janë të panjohur me sëmundjen, sëmundja e heshtur që në 50% të rasteve vjen pa ankesa, pra pa dhimbje koka, pa marrje mënd, pa zhurmë në vesh, pa humbje ekuilibri. Ndërsa 50% të pacientëve të tjerë kanë disa nga këto shenja dhe bpën që t’i orientohet kardiologut.” – tha Taulant Gishto, kardiolog në QSUT.

Akoma më shqetësues është fakti se vetëm 11% e të prekurve me hipertension në Shqipëri e mbajnë nën kontroll atë.

“Ai mund të jetë me tension shumë të lartë, ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë klinike dhe kjo nuk e bën të prirur të marrë mjekim dhe ta mbajnë nën kontroll.”

I cilësuar si vrasësi i heshtur, hipertensioni së bashku me diabetin dhe mungesën e aktivitetit fizik po rrisin edhe numrin e të prekurve me sëmundjet kardiovaskulare.

“Shumë pacientë, vetëm me stil jetese e kanë menaxhuar hipertensionin ose kanë ndryshuar stadin e hipertensionit. Pacientë të cilët më kanë ardhur me stad të tretë, pas një stil jetese shumë të shëndetshme, kanë arritur ta zbresin në stad të dytë apo të parë. Në vizitat që mund të bësh ambulator ti shikon që ke po aq të rinj sa edhe të moshuar”

Nga të prekurit me hipertension, 63% janë gra dhe 37% janë meshkuj./Tv Klan

Lajme të lidhura

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën
Aktualitet

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve
Aktualitet

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Para
Korçë/Gruaja godet bashkëshortin me hekur në kokë, burri përfundon në spital

Korçë/Gruaja godet bashkëshortin me hekur në kokë, burri përfundon në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën
Aktualitet

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët deklaroi se shqiptarët kanë paguar mbi 300 milionë euro për...

Lexo më shumë
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

12:05 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com