GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Edhe partnere me Rrok Gjokën, edhe supervizore/ Entela Çano i bën oligarkut faturat për tunelin e Llogarasë

14:11 - 01/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Edhe partnere me Rrok Gjokën, edhe supervizore/ Entela Çano i bën oligarkut faturat për tunelin e Llogarasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandali mbulon skandalin me paratë e buxhetit të hedhura në Llogara. Ndërsa SPAK nuk ka mbyllur akoma dy dosjet, për tenderin e ndërtimin e tunelit dhe supevizionin e punimeve, del në dritë afera e re.

Rrok Gjoka, protagonist në tenderin ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, meqenëse u përdor si maskë nga Belinda Balluku për vjedhjen e miliona eurove që po hetohen, u shpërblye më pas me tenderin e mirëmbajtjes së objektit. Fondi limit i tenderit ishte 311,040,000 lekë pa TVSH dhe iu dha kompanive “Gjoka Konstruksion” shpk & “4 A-M” shpk. Kjo e fundit me letra është në pronësi të Ardit Metaliajt, por pas saj fshihet oligarku tjetër Bashkim Ulaj. Kontrata u lidh me shpejtësi më 5 maj 2025, sepse duhej bërë gati trau për kalimin me pagesë në Tunelin Llogarasë. Megjithatë qeveria e shtyu hyrjen në fuqi për në shtator.

Një muaj më pas, më 5 qershor 2025, Gentian Gjyli ka shpallur fituesin e tenderit të mbikëqyrjes së kësaj kontrate.

Bëhet fjalë për prokurimin e Autoriteti Rrugor Shqiptar me objekt “Supervizion i Mirëmbajtjes së Tunelit të Llogarasë”.  Fondi Limit për këtë punë është 11 602 008,00 lekë pa TVSH. Megjithatë, nisur nga shkalla e lartë të korrupsionit të konstatuar në raport me paratë e hedhura në Tunelin e Llogarasë, rëndësia nuk qëndron tek vlera monetare e këtij tenderi.

Kështu, megjithëse kanë marrë pjesë 5 studio në këtë procedurë prokurimi, fituesi ka qenë i paracaktuar, ndërsa procesi rezulton fiktiv.

Fituese kësaj kontrate katërvjeçare është kompania “A & E Engineering” SHPK e Entela Çanos. Dihet, që kjo është sipërmarrësja që mbyll letrat e tenderave që fitojnë oligarkët. Pra, pas firmës së Çanos për punimet e kryera dhe të pakryera, vijon derdhja e parave nga shteti për tenderat abuzivë. Por ky rast është flagrant!

Ju kujtohet koncesioni për ndërtimin e rrugës “Kashar-Pezë-Lekaj’? Në 13 shkurt 2023, fitues i këtij koncesioni u shpall kompania “AKPL” shpk. Sigurisht që ky bashkim gërmash ka prapa subjekte të tjera. Kompania fituese e koncesionit me afat 35 vjet me vlerë 474 869 965 Euro, është e përbërë nga 7 firma. Në krye prin “Gjoka Konstruksion” shpk, më pas vijojnë “Junik” sh.p.k.& “Cobial” sh.p.k. & “Pepa Group”sh.p.k & “UDHA” sh.p.k. &“Geoportal” sh.p.k. & “A&E Engineering” sh.p.k.

Pra, Rrok Gjoka dhe Entela Çano qenkan partnerë në këtë koncesion, që e ka miratuar Belinda Balluku.

Dhe dy vjet më pas, vartësi i Ballukut, Gentian Gjyli i jep Entela Çanos tenderin e supervizionit të mirëmbajtjes së tunelit të Llogarasë, që e ka fituar ortaku i saj Rrok Gjoka!

Hetimet e SPAK

Dy hetime janë hapur për tunelin e Llogarasë, projekt me të cilin dyshohet se janë përvetësuar 50 milionë euro. Prokurori i SPAK-ut Dritan Prençi po heton procedurën e kontraktimit të kompanive për mbikqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë. Kompania Net Group, e ortakut të Berberit, Valter Begaj, në të cilën Berberi ka qenë ortak më parë, fitoi me një ofertë rreth 2 milionë euro garën për mbikëqyrjen, si bashkim operatorësh me kompaninë tjetër Hill International NV, me seli në adresën De Cuserstraat 91,108 CN, Amsterdam, Holandë.

Hetimi i dytë është hapur për tenderin e tunelit të Llogarasë, nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash, manipulim të procedurave etj., pas një kallëzimi të Partisë Demokratike. Kallëzimi mori shkas nga një denoncim i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, sipas të cilit tenderi për Rrok Gjokën u anulua pas takimeve në Ankara, duke ia dhënë një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë. Kompania turke më pas kontraktoi kompaninë e Rrok Gjokës për të realizuar punime me vlerën që Gjoka kishte fituar tenderin fillimisht, pra 50 milionë euro më pak. Prokuror i dosjes së dytë është edhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.

Të dy hetimet, përpos personave të mundshëm politikë, të çojnë tek një personazh kyç, i cili është oligarku Rrok Gjoka, përfituesi më i madh e parave publike pas Bashkim Ulajt. Rrok Gjoka është çelësi i zbërthimit të aferës së dyshuar. Rrok Gjoka ishte fituesi i tenderit, ku më pas pranoi anulimin e tenderit nga autoriteti kontraktor, për t’ia dhënë kompanisë turke me 50 milionë euro më shumë, e cila më pas kontraktoi sërish Gjokën për zbatimin e punimeve.

Ndërkaq, emri i Entela Çanos del në qendër të hetimeve të SPAK për aferat korruptive në Bashkinë e Kolonjës, ku përveç kryebashkiakut Erion Isai dhe disa zyrtarëve të tjerë, e pandehur është marrë edhe vetë Çano. Dosja e prokurorisë tregon se ajo kishte lidhje të ngushta me Isain, me të cilin komunikonte shpesh përmes ËhatsApp-it.

Ndërkaq, Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, shkon thuajse çdo dy javë në SPAK. Më 13 maj 2025, Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 25 persona, për abuzime me tenderët e rrugëve. I pandehur është kreu aktual i ARRSH, Gentian Gjyli, ndërsa ish-Drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, i shtohen akuzat pas asaj për korrupsion dhe pastrim parash për të cilat ndodhet në burg.

‘U mora i pandehur’, tha Gjyli ndërsa dilte nga SPAK i nervozuar. Në këtë reagim duket se kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e ka pritur mirë statusin e të pandehurit të drejtësisë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera. Janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara nga prokurori Dritan Prençi, i cili ka vënë nën hetim biznesmenë e zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit Evis Berberi, më 14 mars 2024. Kreu i ARRSH Gentian Gjyli, është thirrur edhe më herët në SPAK ku ka dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Entela ÇanoGentian GjyliRrok Gjokatendertuneli i llogarase

Lajme të lidhura

Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri
Aktualitet

Të shtëna me armë në Kukës dalin detaje të reja, konflikt mes të afërmve për motive të dobëta

16:40 - 23/01/26
SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI
Aktualitet

“AKSHI” SHKON NË APEL/ Karçanaj dhe të dyshuarit e grupit kriminal kërkojnë lehtësim masash

16:20 - 23/01/26
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ministri Lamallari: Fajin e ka Saliu!
Aktualitet

“Siguria në burgje është vijë e kuqe”, Ministri i Drejtësisë reagon për operacionin në Elbasan: Kontrollet në të gjitha burgjet

15:59 - 23/01/26
Para
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Në qershor euroja ra në nivelin më të ulët historik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri
Aktualitet

Të shtëna me armë në Kukës dalin detaje të reja, konflikt mes të afërmve për motive të dobëta

16:40 - 23/01/26

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e regjistruar kete te premte  në Kukës, ku pas...

Lexo më shumë
SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI

“AKSHI” SHKON NË APEL/ Karçanaj dhe të dyshuarit e grupit kriminal kërkojnë lehtësim masash

16:20 - 23/01/26
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ministri Lamallari: Fajin e ka Saliu!

“Siguria në burgje është vijë e kuqe”, Ministri i Drejtësisë reagon për operacionin në Elbasan: Kontrollet në të gjitha burgjet

15:59 - 23/01/26
Xhixho: Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall

Xhixho: Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall

15:40 - 23/01/26
PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës

PD: 7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre

15:20 - 23/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com