GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat e operacionet, jo me vlerat a qëllimet strategjike

21:58 - 01/10/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Kurti për institucionet shëndetësore e arsimore serbe në Kosovë: Do të punojmë për t’i bashkuar në një sistem të vetëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mospajtimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të bëjnë vetëm me taktikat dhe operacionet porse jo edhe me vlerat apo qëllimet strategjike, ka deklaruar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në njërin prej diskutimeve të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka përsëritur se dallimet lidhen veçanërisht me Serbinë dhe me strukturat ilegale që ajo i mban në Kosovë.

Por ky pretendim është hedhur poshtë një ditë më parë nga Ambasada amerikane në Prishtinë, në të cilën kanë thënë se vendimi për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën lidhet me veprimet e qeverisë në detyrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është në rritje.

Këtë ai e ka thënë gjatë një diskutimi të organizuar nga Hudson Institute.

Aty Kurti nuk ka folur për pezullimin që Washingtoni zyrtar ia ka bërë Dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën, nën arsyetimin se qeveria në detyrë ka ndërmarrë veprime që rrisin tensionet dhe jo stabilitetin në rajon.

Ai ka thënë se dallimet me SHBA-në lidhen vetëm me taktikat dhe me operacionet.

‘Partneriteti ynë është i ndërtuar mbi tri shtylla: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim.

Në diplomaci, herë pas here përballemi me dallime, veçanërisht në lidhje me Serbinë dhe strukturat ilegale që ajo mban në Kosovë.

Por këto dallime kanë të bëjnë me taktikat dhe operacionet, jo me vlerat apo qëllimet strategjike.

Në këto çështje jemi plotësisht në linjë të njëjtë. Në zhvillim, progresi është po aq i rëndësishëm’, ka thënë Kurti.

Ai e ka përmendur partneritetin me SHBA-në teksa ka folur për sanksionet që Kosova i ka vendosur ndaj Rusisë, për shkak të agresionit mbi Ukrainën.

‘Ne vendosim sanksione kur është e nevojshme, mbështesim Ukrainën, forcojmë mbrojtjen tonë dhe ndërtojmë zhvillim të qëndrueshëm.

Dallimet me Uashingtonin mund të lindin për çështje taktike, por për strategjinë dhe vlerat jemi në të njëjtën linjë.

Drejtimi është i qartë: Kosova dhe Shtetet e Bashkuara janë të bashkuara në interesa dhe po përparojnë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta’, ka deklaruar Kurti.

Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë pretendimin e Kurtit se Kosovës po i kërkohen veprime për shkak të Serbisë, e të cilën kryeministri në detyrë e ka përmendur në disa paraqitje në SHBA.

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë i ka thënë KOHËS të martën se vendimi për ta pezulluar Dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë në detyrë të Kosovës.

Zëdhënësi ka thënë se çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë apo me aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe përpjekje për ta shmangur vëmendjen nga çështjet thelbësore.

Në Ambasadën amerikane kanë përsëritur se nevojitet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar për ta avancuar stabilitetin rajonal dhe për t’i mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Kurti ka njoftuar të mërkurën se ka zhvilluar takime me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë, gjashtë nga radhët e demokratëve dhe katër nga Partia Republikane.

‘Bashkëpunimi Kosovë–ShBA në mbrojtje dhe në zhvillim ishte ndër thekset kryesore në çdo takim.

Mbështetja dypartiake për Kosovën në Capitol Hill, për të cilën jemi mirënjohës, është përparësia dhe veçantia e raporteve tona’, ka shkruar Kurti.

E në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, kryeministri në detyrë Kurti ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me profesionistë të diasporës që jetojnë dhe veprojnë në SHBA.

Në këtë takim, i pranishëm ka qenë edhe ambasadori William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së.

‘Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm i demokracisë në qendër të Evropës’, është shprehur ambasadori Walker, sipas komunikatës së qeverisë.

Në komunikatë është bërë e ditur se Kurti i ka njoftuar të pranishmit me takimet dhe me angazhimet gjatë qëndrimit të tij në SHBA në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara.

‘Kryeministri foli rreth zhvillimeve në vend, ecurisë përgjatë këtij mandati qeveritar dhe arritjet kryesore në fushën e ekonomisë, demokracisë dhe sigurisë e sundimit të ligjit.

Ai tha se vendi ynë është rrëfim i dyfishtë suksesi: në njërën rrëfim i suksesit të NATO-s që edhe me udhëheqje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaluan gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe në anën tjetër të zhvillimit dhe demokracisë të cilat shkojnë bashkë’, është thënë në komunikatë.

Kurti citohet të ketë thënë se në katër vjet rritja ekonomike ka qenë në mesatare prej 6 për qind, duke mos rënë asnjëherë nën 4 për qind, gjersa janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte, ‘ka përparuar sektori i teknologjisë së informacionit që tashmë kontribuon në bruto produktin vendor me 6%, është rritur për 50% toka bujqësore që punohet, janë rritur eksportet dhe janë ndërmarrë investime të rëndësishme edhe në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë’.

Kurti ka qëndruar në SHBA në javën kur është mbajtur sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), porse nuk është njoftuar të ketë zhvilluar për ndonjë takim me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH). /Koha.net

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Gara per kryebashkiak Alimehmeti hap rrugën për kandidim opozitar në Tiranë: “Koalicioni dhe konsensusi janë thelbësorë”

Zgjedhjet në Tiranë/ Alimehmeti: Duhet të bashkohemi, ja pse s’ka negociata me Arlind Qorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com