GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Paqsor Buzi hap bar-lulishte për Dritan Agollin në Shirokë, 3.8 miliardë lekë derdhen për rregullimet

15:19 - 04/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Paqsor Buzi hap bar-lulishte për Dritan Agollin në Shirokë, 3.8 miliardë lekë derdhen për rregullimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Agolli e freskon mikun e vjetër të tenderave Paqsor Buzin me një projekt 3.8 miliardë lekë për rregullimin e segmentit nga Ura e Bunës deri në Shirokë, buzë liqenit të Shkodrës.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e klasifikon tenderin Open Data Albania. Procedura është shënuar me një “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Transformimi urban në hapësira publike kryesore Rajoni 1 (Rikualifikimi i zonës turistike të hyrjes Shirokë-Shkodër Faza 2)”. Fondi limit i caktuar për këtë projekt është 374,876,251 lekë pa TVSH.

Në tenderin e mbajtur më 27 gusht 2025 morën ojesë 17 operatorë konkurues, por tenderi ka qenë i paracaktuar për oligarkun Poaqsor Buzi që në këtë tender merrte pjesë me kompninë G.P.G. COMPANY” SHPK e bashkuar me firmën “SMO VATAKSI” SHPK me pronar Xhevat Vataksin nga Shkodra. Oferta e Paqsor Buzit ishte 295,285,479 lekë pa TVSH.

Ky është një nga ato projektet që shiten të bukura në 3D dhe mashtron syrin e opinionit virtual, por në  fund mbetet vetëm asaflti, ca pemë vogla dhe lokali që do të ndërtohet buzë liqenit. Sipas raportit teknik përfshihen ndërhyrjet në bregun perëndimor të lumit Buna: Rruga që lidh qytetin e Shkodrës me Shirokën, sistemimi në formë pedonale të bregut të Bunës, ndërtimi i një shtegu për ngjitje drejt malit të Taraboshit dhe një ballkon panoramik.

Hapësira në ballë të urës së këmbësorëve mbi Bunë, do të shndërrohet në një shesh rekreativ. Xhamia do të rrethohet nga një hapësirë pedonale, e përshtatshme për të përballuar fluksin e besimtarëve në kohë shërbesash. Pjesa verilindore e sheshit (aty ku ka qenë thertorja) do të ketë një pergola metalike. Në brendësi të pergolës do të ketë një hapësirë të dedikuar për relaks në formën e bar kafe.

Biznesmeni i preferuar në tendera korruptiv

Paqsor Buzi ka marë shumë tendera dhe koncesione këtë vit, falë mbështetjes së Belinda Balukut, e cila si shefe politike e qarkut Fier kujdeset edhe për mirëqenien e biznesmenëve që e mbështesin në fushatën elektorale. Paqsor Buzi me selinë e kompanive në Lushnjë është i lidhur me të paktën 7 firma: G.P.G Company, Egnatia Hydropoëer, HIDROALBANIA ENERGJI, BETA, VELLEZERIT-TOLA, PARK SOL ENERGY dhe PAG Investment Group.

Përmes firmës së ndërtimit G.P.G Company ku është bashkëpronar, Paqsor Buzi ka marrë mbi 100 tendera me vlerë mbi 200 milionë euro, gjatë viteve të fundit.

Paqsor Buzi ka qenë një nga klientët kryesor të Fatos Tushes, kur ky i fundit ishte në krye të Bashkisë Lushnje.

Mbi 20 % të totalit të tenderave, Paqsor Buzi i ka marrë pikërisht nga Bashkia Lushnje, kryesisht me paracaktim dhe me oferta fituese në kufijtë e fondit limit, duke krijuar dyshime të forta se Tushe ishte indirekt pjesëtar në fitimet e kompanisë.

Fatos Tushe u arrestua me kërkesë të SPAK me 6 korrik 2021. Në 24 maj 2021, Tushe i ka dhënë tenderin e fundit Paqsor Buzit me vlerë 2.5 milionë euro.

Edhe Kontrolli i Lartë të Shtetit e ka përmendur disa here  në raporte kompaninë e Paqsor Buzit, e cila pasi fiton tenderat në formë pazari, mashtron me zbatimin e kontratave, duke përvetësuar paratë publike me situacionet dhe faturat për punë të pakryera.

Në muajin shtator të vitit 2019, Buzi u arrestua nga policia së bashku më një grup biznesmenësh. Ata u dyshuan si të përfshirë në një skemë gjigante mashtrimi ndaj shtetit. Bëhej fjalë për mashtrim nëpërmjet tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH. Akuzat e ngritura ndaj tyre ishin për “krijim të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Sipas njoftimeve të policisë së asaj kohe, dëmi i shkaktuar prej tyre ndaj shtetit kapte shifrat e rreth 26 milionë eurove.

Balluku i dha një dorë të madhe Buzit qysh në fillim të vitit. Nuk e besojmë se drejtori i Ujësjellësit Lushnjë, Klaidi Shkurti, ka guximin t’i japë Paqsor Buzit kontratën 5.7 miliardë lekë, 4 muaj para zgjedhjeve, pa pyetur Belindën.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Furnizimi me ujë i fshatrave Goricaj, Sopez, Senesa, Ferras, Mërtish, Këmishtaj, Spolate, Gradisht, Fier Seman, Gungas, Babunje, Babunje e re në Njësinë Gradishtë”. Fondi limit për këtë projekt me kohëzgjatje 1 vit e gjysmë është 571 515 049,00 lekë pa TVSH.

Në tender morën pjesë 5 kompani, por drejtori i Ballukut i skualifikoi 4 prej tyre dhe la vetëm “GPG Company” për vlerësim.

Kështu, pasi u eliminua konkurrenca, kontrata u nënshkrua me kompaninë e Paqsor Buzit më 13 janar 2025.

Në këtë valë është edhe tenderi i Bashkisë Fier me vlerë mbi kufirin e lartë me fond limit 249 470 651,00 pa TVSH që u shpall fillimisht më 24 janar 2025 dhe data e mbajtjes së procedurës ishte më 24 shkurt 2025. Megjithëse kishte mjaftueshëm pjesëmarrës, 7 kompani u munduan kot të bënin letrat, sepse Subashi nuk i ndahet Paqsor Buzit.

Ky i fundit u shpall fitues më 18 mars 2025 me ofertën 165 098 873,00 lekë pa TVSH.

Qershia mbi tortë për Buzin ishte dhënia e parkut fotovoltaik në Sarandë, ku Balluku dirigjoi vendimin e Bashkisë që i kaloi 60 hektarë tokë kompanisë “PARK SOL ENERGY” SH.P.K, ku bashkëpronarë është edhe Paqsor Buzi.

Ndërsa në vitin 2023, përmes KESH-it, kompania e Buzit mori 1.3 miliard lekë. Bëhet fjalë për tenderin e Ergys Verdhos me objekt  “Rehabilitimi i tunelit të shkarkimit pranë Digës Zadejë”, me një fond limit në vlerën 126,859,115 lekë të reja pa TVSH. Edhe ky tender është dhënë me “flamur të kuq”.

Gjithsesi pazaret më të mëdha, Buzi i ka bërë drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli. Më datë 7 qershor 2023, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka firmosur aferën e radhës.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rehabilitimi i rrugës “Spille, Guri i lëmuar” deri te “Hauzi i Vilëbashtovës” dhe Rruga “Vath Koreshi, Unaza e Lushnjës” me fond limit  rreth 5.8 milionë dollarë.

Hetimet për Dritan Agollin

Ndërsa drejtori i i FSHZh, Dritan Agolli, është nën hetim nga SPAK, ndër të të tjera edhe për tenderat e projektit “100 fshatrat”. Dritan Agolli është paraqitur në SPAK në nëntor 2024. Ai është pyetur për një tender me vlerë 500 mijë dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Po ashtu, Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik.

Ka një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes.

Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Dritan AgolliPaqsor buzitender

Lajme të lidhura

Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Para
PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës

PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të mitur....

Lexo më shumë
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com