GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Apel/ Pasi vrau gjyqtarin, autori ia dorëzoi armën rojes dhe doli jashtë

18:42 - 06/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Apel/ Pasi vrau gjyqtarin, autori ia dorëzoi armën rojes dhe doli jashtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Gazetari Besar Bajraktaraj tha tha se autori i vrasjes Elvis Shkëmbi ishte vetëdorëzuar në polici menjëherë pas ngjarjes, por para se të largohej nga gjykata dhe të vetëdorëzohej e kishte lënë armën e krimit tek një punonjës i sigurisë.

“Ka qenë duke u zhvilluar seanca gjyqësore, ku autori i kësaj ngjarjeje ka qenë bashkë me babanë, palë e tretë, ka patur edhe palë të tjera që nuk kanë qenë të pranishëm. Seanca ka zgjatur rreth 1 orë e 40 minuta. Gjyqtari ka dhënë një vendim në favor të denoncuesit. Gjyqtari është larguar nga salla, aty e ka pritur autori i kësaj ngjarjeje dhe është larguar. Megjithatë, para se të largohej, armën e krimit ai ia ka dhënë rojës së sigurisë, i cili që në krye të herës duhej ta kishte kontrolluar. Më pas autori ka dalë dhe më pas ka pikasur një patrullë të Policisë së Tiranës, të cilëve i ka deklaruar se është autori i vrasjes dhe ka bërë të mundur arrestimin, pa ditur se çfarë kishte ndodhur“, tha Bajraktaraj.

Sipas burimeve, pistoleta nuk u braktis në tokë sikurse u raportua fillimisht, por u dorëzua nga ana e autorit pikërisht në pjesën e xhupit të punonjësit të sigurisë, i cili tashmë do të pyetet nga hetuesit për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe pse nuk kontrolloi armën në momentin e marrjes.

“Pra, armën e krimit e kishte lënë në Gjykatë. Pistoleta nuk është lënë në tokë, por në pjesën e xhupit të punonjësit të sigurisë dhe është larguar krejt i qetë. Punonjësi i sigurisë do të pyetet nga ana e hetuesve për rrethanat si ka ndodhur ngjarja”, shtoi gazetari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 15:40, kur Gjykata e Apelit Tiranë u kthye në skenë krimi, pasi menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, ndërsa u plagosën edhe dy persona të tjerë, babë e bir (palë në proces gjyqësor).

Autori është Elvis Shkëmbi, rreth 30 vjeç, i cili ishte palë në një proces gjyqësor për një çështje pronësie në qytetin e Shkodrës, për të cilën dyshohet se gjykatësi e ka dhënë verdiktin sot, jo në favor të tij. Ai është arrestuar nga Policia, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.

gijotina.com/

Etiketa: Astrit KalajaElvis ShkambiKryesore1

Lajme të lidhura

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
Para
Lajm i fundit/Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, qëllohet gjyqtari Astrit Kalaja

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari: Vrasja e gjyqtarit Kalaja, një akt kriminal që prek themelet e shtetit të së drejtës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore, i...

Lexo më shumë
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com