GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Nertil Bellaj i Selenicës fut duart në tenderin 550 MLN lekë, fituese Aurela Dulla me firmën pa bilanc

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Nertil Bellaj i Selenicës fut duart në tenderin 550 MLN lekë, fituese Aurela Dulla me firmën pa bilanc
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e varfër të Selenicës që nuk kanë mundësi t’i rregullojnë shtëpitë e tyre, presin t’i ndihmojë kryetari Nertil Bellaj, ndërsa ky e ka mendjen tek pazari me fondin. Tenderin e zuri vjeshta, ndërsa punimet në rastin më të mirë mbarojnë në verën e ardhshme. Jo vetëm kaq, por mbi gjysmë milionë euro që janë caktuar për rregullimin e shtëpive ia jep Aurela Dullës, pronare e një firme që nuk ka as bilanc as eksperiencë.

Kështu, pa pyetur për dëmin që i sjell buxhetit, Bellaj ka bërë një tender haptazi në shkelje të ligjit të prokurimeve. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, me këtë përshkrim e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Për shkeljet e konstatuara procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkia Selenicë, me objekt “Përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara 2025”. Burimi i financimit është nga buxheti i Shtetit 41,843,896.2 lekë dhe nga të ardhurat e bashkisë 10,460,974.05 Lekë. Pra, gjithsej është caktuar fondi limit 52 304 870,00lekë pa TVSH.

Fiton Aurela me ofertën më të shtrenjtë

Tenderi është mbajtur më 6 gusht 2025, por sic tregojnë të dhënat, procedura është fiktive. Sipas dokumneteve, kanë marrë pjesë 4 operatorë ekonomikë, ku njëri nuk ka paraqitur ofertë ndërsa dy të tjerë që konkurrojnë fituesin e kësaj kontrate, janë skualifikuar.

Bashkimi i operatorëve ekonomikë “CASA KONSTRUKSION” shpk & “MF INVEST GROUP” shpk prezantoi ofertën 45 122 128,00 lekë pa TVSH. Megjithëse kishte oferta më të ulëta, “CASA KONSTRUKSION” shpk me pronare Aurela Dlulla dhe kompania tjetër me pronar Dritan Metën u shpallën fitues më 23 shtator 2025.

Në dokumentin e mësipërm duket qartë se bashkimi i operatorëve “NGRACAN 1934” shpk & “MARTINI KONSTRUKSION” shpk & “REAL ESTATE” shpk& “VELLEZERIT KUKA” shpk ka ofertë më të ulët se sa ajo fituese. Bashkimi propozon vlerën 43.297.512  lekë pa tvsh.

Ndërkaq garniturën e këtij tenderi formal e plotëson “LABI” shpk. Ky operator nuk ka bërë ofertë duke u vlerësuar zero lekë.

Dy kompanitë e favorizuara nuk plotësojnë kriteret Sipas dokumenteve standarde të tenderit, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore per vitet financiare 2022, 2023 dhe 2024, ku vlera e xhiros per 3 vitet e fundit duhet të jetë jo më e vogël se fondi limit të kontratqs që prokurohet.

Vendosja e ketij kriteri kualifikues i shërben Autoritetit Kontraktor (bashkisë Selenicë) për të vërtetuar se operatori ekonomik fitues i zotëron të gjitha kapacitetet ekonomike dhe financiare për të përmbushur me sukses kontratën. Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin bilancet vjetore, për vitet financiare 2022, 2023, dhe 2024, të shoqëruara me Akt Ekspertizën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar. Bilancet e dy viteve të njëpasnjëshme, nuk duhet të kenë raport negativ ndërmjet aktivit dhe pasivit.

Nga kontrolli në QKB na rezulton se firma “CASA KONKSTRUKSION” shpk është themeluar në 30 mars 2024, rrjedhimisht nuk ka bilanc. Kualifikimi i kësaj kompanie, pavarësisht se ka pjesë më të vogël se sa partneri Dritan Metaj, është bërë në shkelje të ligjit.

Po ashtu, firma e Aurela Dullës nuk përmbush kriterin teknik.

Sipas dokumneteve standarde, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin prova për “punë të ngjashme”, që “CASA KONKSTRUKSION” nuk i ka qoftë në ngjashmëri, por edhe në vlerë, në masën që përket sipas peshës që do të mbajë në këtë bashkim operatorësh.

Edhe kompania tjetër e këtij bashkimi, “MF INVEST GROUP” shpk nuk plotëson kriteret teknike. Duke qenë se në të njëjtën kohë, kjo firmë është e angazhuar në një kontratë tjetër publike, nuk mund të kualifikohej për këtë tender.

Konkretisht, “MF INVEST GROUP” shpk më 15 gusht 2025 ka nënshkruar kontratë me Bashkinë Cërrik për tenderin “Rehabilitim i ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të shkollës së Bashkuar “Mehmet Bajraktari” , Shalës , Bashkia Cerrik”. Vlera e kësaj kontrate është 109 216 975,00 lekë pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja është 4 muaj. Në këtë kantier, kompania në mënyrë solidare me një firmë tjetër ka marrë përsipër të angazhojë 120 punonjës dhe një listë me mjete dhe pajisje.

Pra, kompania e Dritan Metajt duhet t’i hapte rrugën konkurrentëve që angazhoheshin plotësisht në tenderin e bashkisë Selenicë.

Ky është një tender që futet direkt në dosjet e KLSH dhe të SPAK sepse është manipuluar për të favorizuar firmën e re të Aurela Dullës. Në këtë mes më të dëmtuarit do të jenë familjet e pafavorizuara që presin të rregullojnë strehën e tyre në mes të dimrit.

©️Copyright Gijotina.com 

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Aurela DullaDritan MetajNertil Bellajtender

Lajme të lidhura

Aktivisti Arben Kola: Do të shkojmë drejt mosbindjes civile nëse qeveria nuk reflekton
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Do të shkojmë drejt mosbindjes civile nëse qeveria nuk reflekton

20:00 - 19/08/26
Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!
Botë

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!

15:30 - 15/08/26
“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë
Aktualitet

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

15:24 - 15/08/26
Para
Finalizohet operacioni “Borders 3” – Arrestohet 19-vjeçari që ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht

Finalizohet operacioni “Borders 3” – Arrestohet 19-vjeçari që ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com